Në vend të burkes femrat shqiptare le ta përdorin veshjen kombëtare shqiptare

Opinione

Në vend të burkes femrat shqiptare le ta përdorin veshjen kombëtare shqiptare

Nga: Ejup Berisha Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:01
Ejup Berisha

Debati kundër përdorimit të burkës te femrat shqiptarë të përkatësisë fetare islame është i arsyeshëm i drejtë dhe me vend. Ky debat nuk duhet të jetë i shkurtër por i gjatë dhe i përhershëm me qëllim të vetëdijsimit të femrës shqiptare se burka është veshje tradicionale arabe e jo fetare islame. Shqiptarët janë me prejardhje pellazgo-ilire e jo me prejardhje arabe prandaj kjo le tu jetë e qartë të gjithë faktorëve fetar në këto troje dhe më gjërë. Ok mbulim po në përputhje me urdhërat e Perendisë së Madhëruar dhe të plotfuqishëm si dhe me rregullat islame por jo mbulim komplet 100 përqind të femrave apo blindim total i tyre. Ne edhe njëher do të përsëris nuk jemi arab që ti pranojmë dhe zbatojmë traditat dhe praktikat e të veshurit të tyre sepse ne i kemi traditat dhe praktikat tona kombëtare të veshjes që janë shumë atraktive dhe të pasura.

Veshja kombëtare shqiptare gjithashtu është e mbyllur dhe femrën e mbulon sa duhet për tu veshur në kuadër të rregullave dhe kërkesave të fesë islame, prandaj nëse femrat duan që të jenë të mbuluara dhe të duken të dinjitetshme le të vishen me veshje kombëtare shqiptare e jo me burka apo me peqe. Le të më tregon dikush se çfar i mungon veshjes kombëtare shqiptare të jetë në përputhje me rregullat dhe traditat islame asgjë pra. Fakti që veshja që e përdor një femër shqiptare nuk është me prejardhje nga arabia nuk e bën më pak besimtare atë femër shqiptare dhe anasjelltas fakti që një femër shqiptare vishet me veshje me prejardhje nga arabia nuk ia forcon më shumë besimin e saj në Perendi.

Prandaj lini anash manipulimet me veshjet dhe me ndjenjat fetare dhe mos mbjellni tradita të huaja të veshjeve dhe sjelljeve në shoqërinë shqiptare. Unë i kam vërejtur tendencat për manipulime të disa qarqeve të caktuara me ndjenjat fetare të femrat shqiptare prandaj mendoj se duhet thënë boll atyre, më mirë më herët sa nuk është bërë shumë vonë. Le të reagojnë edhe Bashkësitë fetare islame këto e kanë për obligim këtë gjë përndryshe për çfar shërbejnë këto institucione fetare islame përpos për këso rastesh dhe rrethanash. Apo në fakt këto duhet ta vetëdijsojnë besimtarin për rregullat dhe parimet islame që duhet ti pranon dhe zbaton një besimtar në jetën e përditshme.

Dilni dhe zhvilloni debate për burkën dhe veshjen islame që duhet ta përdorin femrat shqiptare të besimit islam e mos u merrni me vetveten sepse atje nuk jeni dërguar për vetveten por që ti drejtoni dhe tua sqaroni rregullat dhe parimet islame besimtarëve. Lufta për tu pasuruar e di që është më e pranueshme, më e mirë dhe më e këndëshme për çdo individ apo për çdo grupacion njerëzish por si institucione fetare duhet kryer edhe funkcione primare dhe humane në fe apo religjion. Prandaj edhe njëher themë më mirë femrat shqiptare besimtare të përkatësisë fetare islame le të vishen me veshje kombëtare shqiptare sesa me burkën si veshje kombëtare arabe apo dhe veshje të tjera të huaja kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat