Nese Serbia zgjerohet sërish, atëherë për çka luftuam?! - Bota Sot
Nese Serbia zgjerohet sërish, atëherë për çka luftuam?!

Opinione

Nese Serbia zgjerohet sërish, atëherë për çka luftuam?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 15 korrik 2019 Në ora: 14:51
Skënder Mulliqi

Gjitha këto vite jo të mira që i kemi lënë mbrapa, janë pasojë e mentalitetit fatalist të kësaj klase politike dhe indolences tonë të pa parë. Dhe, për çudi qytetarët janë dorëzuar para një mentaliteti dhe një kaste politike lakmitare për të mira materjale, dhe lakmitare për pushtet apsolut.

Pushtetet qe i patem deri me sot i shikuan vetëm interesat e veta, plotësimin e dëshirave për familjarët e tyre, duke i apastrahuar interesat e njerëzve tjerë. Nuk i shikuan interesat e përgjithshme dhe të mirën e përgjithshme të shtetit dhe qytetarëve . Kwto grupe politike kan humbur nga etika, nuk po duken më as si çënje njerëzore! Kemi mbetur shoqëri e mbrapambetur, shoqëri ku po dominojnë pakica .

Shoqëri është kur në menyrë etimologjike ekzistojnë lidhjet e ndërsjella të shumicës, relacionet e partneritetit, kur janë shqetësimet e përbashkëta dhe interesat për ti arritur objektivat e përbashkëta. Duhet të ekzistojë vetëdija për realizimin e interesave për të mirën e përgjithshme. Janë duke na u lekundur themelet e kësaj shoqërie edhe ashtu të dobët. Po i lëkundin miopet dhe zhvatësit politik e biznisor, të cilët kan përvetësuar çdo të mirë materjale. Dhe, pasi kjo shoqëri ka shumë të meta, edhe nuk mund të quhet shoqëri demokratike, as shoqëri e prosperuar dhe as shoqëri e civilizuar. Ka humb çdo vlerë shoqërore, dhe jemi duke rrezikuar seriozisht ekzistencën tonë në staza të gjata historike.

Është tragjike të shikohen vetëm interesat e ngushta të grupeve të caktura të partive politike të cilat po e udhëheqin Kosovën keq që shumë vite. Nuk mund të kuptohet gjithë ky egoizem politik, gjithë kjo mos kritikë dhe vetëkritikë, gjithë kjo pa vetëdije dhe gjithë ky qyqarllëk qytetarë. Apo të përdori sintagmen edhe më të rënd të dorëzimit dhe qyqarllëkut shumë primitiv dhe ikanak. Këto paradoksalizma sigurisht së i kan rrënjët edhe nga historia e mbrapsht që po na përseritet. A ka më tragjike kur dorëzohemi para atyre që mendojnë së janë më të fuqishem se ne?

Sigurisht së janë të fuqishem, por të fuqishem i bëmë ne me budallakinat tona, më votën tonë të cilën ende nuk e kemi kuptuar së është e shejtë. Sa më shumë që bëhëmi servil të pushteteve aq më shumë na prêt nënshtrimi. Jemi duke u treguar popull i dobët, popull që nuk dinë më i mbrojtë interesat legjitime. Patëm shumë sundimtarë të huaj mbi kokë shekuj më radhë dhe mbijetuam si popull, që ishte shumë veshtirë të mbijetohet. U krijuan rrethanat historike shumë të favorshme pas një kohe të gjatë, dhe ështe e pa kuptueshme së si nuk jemi duke e shfrytëzuar këtë mundësi as minimalisht! Jemi duke degraduar, jemi duke degjeneruar, jemi duke u treguar edhe njerëz primitiv.

Këtë primitivizem jemi duke e treguar në secilin vend dhe në çdo kohë. E kemi humbur sensin për reagim qytetarë aty ku duhet. Faktet dhe problemet natyrisht jo të gjitha që i kam paraqitur në këtë shkrim për intelektualet do të duhej të ishin të dobishme. Nese gjeneratat e reja në menyrë radikale nuk angazhohen për ndryshim pozitiv të gjendjës politike dhe ekonomike të dobët, do të vihet në pikëpyetje edhe shtetësia e Kosovës.

Kosova nuk është qiflig i askujt, këtë duhet ta dinë mirë të gjithë ata të cilët me vetëdije ose pa vetëdije po e rrezikojnë tëresinë territoriale të Kosovës. Nese Serbia sërish zgjerohet në kurriz të shqiptarëve, atëherë për çka luftuam dhe sakrifikuam kaq shumë…?!Këte le ta mendojnë mirë të gjithë…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...