Pse dhe kush po e kundërshton Jusuf Buxhovin? - Bota Sot
Pse dhe kush po e kundërshton Jusuf Buxhovin?

Opinione

Pse dhe kush po e kundërshton Jusuf Buxhovin?

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:19
Abas Fejzullahi

Në vijim një fotografi e Jusuf Buxhovi, me librat e deritashme të botuara, që flasin vet për jetëshkrimin e autorit…

Image

Në vend të hyrjesë:

Për t’i shtypur fillimisht veprat e përgatitura për shtyp, Z.Jusuf Buxhovi e shet banesen që e ka pasur me një hapësirë më të madhe banimi dhe blen një banesë shumë më të vogël për të jetuar se pasuri tjetër s’ka pasur e as që ka trashëguar siç ka thënë ai vet.

Me mjetet e banesës që i kanë tepruar, bënë pagesën për t’i dalur librat prej shtypi nga shtypshkronja, që tani më janë në duar të lexuesëve, ku kritika vendore dhe më gjërë dhe nga lexuesit secili nga këndvështrimi i vet, kanë vlerësuar lartë përmbajtjet e librave, të cilat bazohen në dokumente dhe dëshmi të mjaftueshme që i ka përdorur autori për të trajtuar e përpunuar temat historike etj.

Është sulmuar rrept nga qarqet akademike Serbe të Beogradit e më gjërë..!

Institucionet përgjegjëse në Kosovë e Shqipëri në vend që ta përkrahin, ndihmojnë e mbrojnë Z.Jusuf Buxhovin, me sa dihet deri më tani, kanë heshtur se kanë ndihmuar ashtu si duhet e si e meriton një punëtor i këtyre përmasave që tregojnë veprat e tij…

Po të ketë drejtësi, prokurori e hetuesi në Kosovë të hulumtohet pasuria e Jusuf Buxhovit në tërsi e hollësi dhe e atyre që e kanë sulmuar dhe po e sulmojnë me apo pa arsye, do të kishte me pasur punë mjaft edhe hetuesia edhe prokuroria e gjqësia, për të marrë masa sjellur Vendime dhe bërë denime se kush dhe si ka krijuar pasurrinë me punë e me djersë e kush me krimin e organizuar ekonomik e politik dhe keqpërdorime gjetë qeverisjes së keqe..

Institucionet (pa) përgjegjëse, në Kosovën hallemadhe, kanë ndarë mjete për shtypjen e librave pa asnjë vëlerë të mirëfilltë, vetem e vetem se autorët e atyre veprave kanë pasur pozitë e pushtet apo kanë qenë admirues të tyre ose militant partiak të pushtave dhe pushtshtetarëve nëpër institucionet shtetërore të shumta edhe pa arsye të shpikura e pjellura për t’ i punësuar militatntët partiak në Kosovën hallemadhe në skamje dhe varfëri e me papunësi të madhe..!

Zotëri Jusuf Buxhovi, gjatë një interviste në “Rubikon” të KTV’së, me datën 2019-07-11, mes tjerash tha se:

”… lufta e UÇK-së nuk kishte qenë e pastër sepse 102 zyrtarë të LDK-së ishin vrarë”. Foli edhe për SHIK-un si organizatë kriminale, se la anash as LDK-së pa e thumbue me vend e me rend dhe të tjerat..!

Thënie këto që nxiten kundërshtime, pasi që, siç duket krijuan çrregullime, trazime dhe shqetësime shpirtërore, ndoshta edhe organike, te disa njerëz me poste dhe pozita të ndryshme institucionale, partiake apo të profesoneve tjera çfardo natyre qofshin ato..!

Prandaj si pasoj kemi:

Kundërshtimet e tyre të rrepta, siç thuhet si për flakë të pushkëve, dhe po të ishte e mundur të pushkatohet me fjalë, kundërshtari dhe i urryeri i tyre, do ta bënin këte edhe nga largsia, për ta arsyetur veten se kanë qenë shumë largë viktimes, pa harruar se fjala e porosia nga largësit e zgjedhura me qëllim, lëndojnë e vrasinë viktimen e përzgjedhur në vendin ku jeton, se nxit kryesin e veprës sipas porosisë që nuhat e gjurmon se ku gjindet dhe kah gjindet viktima që i kurdisen prita të caktuara për ta ndalë, kërcënuar apo edhe vra në terr me apo pa maska dhe në forma e mënyra më të përsosura sipas skenarit dhe porosive të urdhëdhënësve..!

Kështu që në vend se me u këshilluar s’ pari me arsyen për të bërë veprimin e arsyeshëm, ata thirren urrejtjen si këshillëtarin më të shëmtuar, që bazohet, në thash e theme, shpifje dhe paragjykime, sepse urrejtja s’pranon të dhëna, dëshmi dhe arsyen kursesi, por qëllimin qoft krim i rëndë e i shëmtuar e katran i zi.. e kanë në plan dhe i jepet përparësi për t’ u jetësuar gjithsesi..!

Mirpo bashkëbisedimi i Z. Jusuf Buxhovit në “Rubikon” të KTV’së më datë 2019-07-11, pasi u pa dhe dëgjua, si fletërrufe ka fluture u shkrua dhe u shpërnda nëpër faqet pamore elektronike të ndryshme dhe në shtyp, ku pothuajse u bë gati një javë që flitet e përflitat, dhe me forma të ndryshme gojore apo edhe me shkrim, përmbajtja e bashkëbisedimit, kundërshtohet nga kundërshtarët e Z. Jusuf Buxhovi përkrahet po ashtu me të madhe nga përkrahsit e tij.

Kundërshtime dhe kërcënime të rrepta erdhen prej Gani Kocit, që në form të përafërt ju bashkangjiten edhe Nasim Haradinaj e Jakup Krasniqi dhe shumë të tjerë në forma e mënyra të ndryshme nga rradhët e LPK-së dhe disa prej tyre tani më të përshtatur me emër të ri si PDK, AAK apo Nisma etj.. ku mes tjerash ishin të pranishme fyerje, rëndime dhe kërcënime nga më të ndryshmet kundër Jusuf Buxhovit si në vijim;

“Para së të gjykonte për pastërtinë e luftës së UÇK-së, Jusuf Buxhovi duhet të përgjigjet për vrasjën e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës, dhe arrestimin e grupit të Hysen Gegës me dëshmitë e të cilit ky grup ishte dënuar me dhjetra vjet! Vërtetë lufta e UÇK-së, është dashur të spastroj të gjitha mbeturinat e sojit të buxhovëve!”, shkruan mes tjerash Gani Koci.

Edhe pse lidhur me këto rëndime të sipërshënuara, Zonja Donika Gërvalla e ka dhënë përgjegje shumë të arsyeshme.

Pra, secila palë, duhet të parashtroj dhe ofroj të dhëna e dëshmi për të vërtetuar thëniet dhe për të dhënë arsyen e fyerjeve dhe kërcënimeve që janë përdorur ashtu siç janë shprehur secili me fjalë apo me shkrim.

Sa për dëshmi:

Në Kuvendin e Kosovës nga kurvendarë të ndryshëm të partive të ndryshme si në pozitë dhe opozitë, janë bërë rëndime të ndryshme për vrasje si gjatë dhe pas luftës me emra dhe mbiemra të njerëzve me pozita udhëheqëse në Kuvend dhe në poste e pozita të ndryshme institucionale në pushtet dhe përgjegja e tyre në të shumtën e rasteve ka qenë: Shkoni në Prokurori… etj.

Deri më tani në Kosovën hallemadhe me papunësi, skamje dhe varfëri, me krim të organizuar politik dhe ekonomik, keqpërdorime në të gjitha drejtimet nga pushta e pushtshtetarë në poste e pozita të larta që kanë qenë e janë të rënduar për veprimtari kriminale qoft gjatë dhe pas lufte, asnjë nga këta të rënduar në Kuvend s’shtë dënuar e as që është zbardhur ndonjë rast lidhur me rëndimet që janë bërë...!

Për fatin e keq edhe LDK-ja si bashkëqeverisëse me ata që rëndoheshin për krime dhe kriminalitet, bënë kuror me ta dhe bashkëqeverisen sa herë që ju dha rasti dhe asnjë rast të vetmin se zbardhen por e heshtnin sa ishin në pushtet dhe bashkëqeverisnin me të njejtit, që sa ishin në opozitë pa ardhur në pushtet i shanin e i rëndonin për vepra kriminale, por kur bashkëqeverisnin dhe ndanin poste dhe pozita e pushtet sikur mallin në treg, ata që dje i shanin tani me të madhe bashkëqeverisnin për interesa vetanake dhe të njetit i lavdronin dhe i përparonin me pozitë e pushtet, kurse krimet dhe viktimat e krimit, i harronin dhe vetëm kur ishte koha e zgjedhjeve sa për të fituar ndonjë votë më shumë i përmendnin e derdhnin lot krokodili për ta..!

Këtë llojë dredhije më së miri e ka dëshmuar Isa Mustafa kryetar i LDK-së i cili iu bë krah i Gani Kocit, Jakup Krasniqit dhe Nasim Haradinajt e të tjerëve në LPK e PDK që kanë qenë e janë kundër Jusuf Buxhovit si njëri nga themeluesit e LDK-së dhe po ky Isa Mustafa dora vet me kërcënime në Kuvend, kurvendarët e LDK-së i detyronte të votonin dhe votuan Hashim Thaçin kryeparë të Kosovës, i cili po sa e nxeu pak karigen ja rrehi teneçen Ises dhe i tha tash shko në shtëpi se s’më duhesh më dhe largoj të gjitha shenjat e shtetësisë që kryetari i parë dhe historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova i kishte vendosur aty ku ka qeverisur si kryetar..!

Vet Hashim Thaçi kërcënonte dhe kërkonte votimin në Kuvend për pranimin dhe themelimin e Gjykates Speciale, që tani më është votuar nga Kurvendarët e Kuvendit të Kosovëes dhe po vazhdon t’i merr në pyetje pjestarët e UÇK-së në Hagë dhe disa komandanta, lidhur me krimet gjat dhe ndoshta edhe pas lufte dhe askush Hashimit si reagoi e se kërcënoi për këtë, ndërsa Jusuf Buxhovin po, ndoshta se ska pozitë e pushtet apo më së miri e din nata vet..!

Me që në Kosovë s’ka prokuror dhe prokurori, që do të thot Drejtësia është tue mrizue, ndërsa shteti tue u shkatrrue, kush kujt për asgjë përgjegjsi si jep, tani ju ka lënë hapësirë gjithkujt që të kërcënon fyen e rëndon me apo pa të drejtë me apo pa të dhëna e dëshmi sepse tash kanë gjetur hapësirë të lirë kudo e kahdo në të gjitha nivelet institucionale veprimet e krimit të organizuar ekonomik dhe politikë, keqpërdorimet, kërcënimet, premtimet, rrenat dhe mashtrimet janë bërë ushqim i përditshëm si për politikuaj ashtu edhe për qytetarë, folë, shaj, truaj e thuaj çfarë të duash, kush kujt përgjegjësi si jep për asgjë që vepron në dëm të popullit dhe Kosovës për këte shkruhet e flitet kudo e kah do edhe në Kuvend qoft me vend apo edhe pa vend varet nga kush dhe si ka postë e pozitë shije kulturë e traditë..!

Si përfundim:

Nëse Gani Koci, Jakup Krasniqi e Nasim Haradinaj, janë ndie të rënduar nga fjalët e shkrimet e Jusuf Buxhovit, në veçanti Gani Koci ku mes tjerash e rëndon Jusuf Buxhovin se ai mbanë e duhet të përgjigjet për vrasjën e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës, dhe arrestimin e grupit të Hysen Gegës me dëshmitë e të cilit ky grup ishte dënuar me dhjetra vjet! Vërtetë lufta e UÇK-së, është dashur të spastroj të gjitha mbeturinat e sojit të buxhovëve!” përse deri me tash Ganiu ka heshtur dhe se ka paraqitur rastin në Prokurori si ai dhe shokët e tij, që me heshtje paskan mbuluar e fshehur krimin…që sipas drejtësisë(që në Kosovën hallemadhe s’ është askund..) duhet përgjegjur penalisht..!

Të njejten gjë duhet vepruar Jusuf Buxhovi, të këron dëshmi për rëndimet që i bëhen nga Gani Koci dhe të tjerët si ai… me ngritje të padisë.

Si shtesë nga veprimtaria e fundit e autorit Jusuf Bugjovi ,pak fjalë edhe për Përurimin e librit të tij më të ri më 15 qershor 2019 në Prizren.

Image

Nga veprimtarit e organizuara kulturore gjat muajt qershor në qytetin historik të Prizreni pata rastin të marrë pjesë në disa përurime librash organizuar nga përgjegjësi i shtëpsë botuese PENA në Prizren Z. Mensur Bytyqi, ku pata rastin të jem pjesëmarrës me rastin e PËRURIMIT të veprës së Prof. Jusuf Buxhovit me titull: MAQEDONIA NGA ANTIKA DERI TE KOHA JONË shtypur më 2019 në shtypshkronjën “Faik Konica” Prishtinë e cila ka 1056 faqe me përplot dokumente dhe literatur të shfrytëzuara nga autori.

Gjatë këtij përurimi, nga pjesëmarrësit ju parashtruan pyetje autorit i cili dha përgjegje të thukta dhe pa lënë anash edhe politikën e pranishme tani në Kosovën hallemadhe dhe pa kritikuarme vend e dëshmi si rrjedhatë politike në Kosovë dhe pasojat e saja për Kosovën dhe çështjen shqiptare nga sundimi dhe veprimi i pushtetarëve vendor. Shpjegimet e tij u mirëpriten dhe pat falënderime nga pjesëmarrësit për librin që i ofrohet lexuesit dhe për rrjedhat e politikes dhe zhvillimin e ngjarjeve në të gjitha drejtimet në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...