Takim i rastësishëm mes Ramës dhe Enver Hoxhës!

Opinione

Takim i rastësishëm mes Ramës dhe Enver Hoxhës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:16
Edi Rama

Menjëherë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Enver Hoxha kishte thirrur në takim Edi Ramën. Biseda ishte zhvilluar me dyer të mbyllura, po protokolli i bisedës i kishte rënë në dorë një gazetari, i cili dëshiron të mbetet anonim. Siq përshkruhet, takimi ishte mjaft i zymt dhe me tone aspak miqësore. Enveri donte raport që nga koha kur ia përmbysën komunizmin më 1991. Rama deshi të arsyetohej se Shqipërinë e drejton vetëm 6 vitet e fundit. Më parë çfar ka ndodhur ai smban përgjegjësi. Ishin Alija, Berisha, Nano, Majko, Mejdani, Mojsiu, Topi, Nishani etj. që qeverisnin Shqipërinë. Unë jam i fundit, u arsyetua Rama. Nëse je i fundit, atëher çfar je duke bërë ti. Në vend se ta vazhdosh rrugen time, ju e futët Shqipërinë në aleancën armiqësore të Natos, tash ti flet këtu gjepura : ta fusim Shqipërinë në Evropë, ta bëjmë reformën në drejtësi e gjëra të tillë.

Po mua më duhet të deklarohem ashtu, u arsyetua Rama, se përndryshe na rrou dreqi. Në anën tjetër gjithçka kam bërë që t´i frenoi proceset. Gjthça dhe gjithkund kaos kam mbjellur. Shiko kanabisi po lulëzon, për këtë akuzoj udhëheqjen e mëparshme. Ekonomisë së tregut vetëm emri i ka mbetur sepse ska asgjë prej saj. Vendi qe sa vite ska gjykatë kushtetuese. Unë i sjell vendimet dhe ligjet. Sistemin e shkollimit, pasi e braktisën rrugën marksiste - leniniste i degradova sa smunda. Tash të gjithë të rinjtë me ide revizioniste po e braktisin Shqipërinë. Do të përpiqem deri në fund që ta pengoi inkuadrimin e Shqipërisë në EU.

Opozitën e largova nga Parlamenti dhe i lash rrugëve që të llomotisin për shtetin demokratik. Edhe në zgjedhjet e fundit të 30 qershorit opozitën e pengova me të gjitha truqet që mos të marrin pjesë në to. Ne vetë votuam, vetë e mbikqyrëm procesin, vetë i numruam votat dhe vetë i shpallëm rezultatet. Kjo skishte ndodhur asnjëherë më parë në Shqipëri, prej kur ju sishit në pushtet.

Kryetarin e Shqipërisë Metën, i cili është një kundërshtar i përbetuar i yti e kam në dorë. Në parlament kemi votuar për ta shkarkuar. Ia kam formuar komisionin që t´ia hartoi aktakuzën. Meta i ka ditët e numëruara. Akademinë tash e kam timen. Ligjin mbi mediat jam duke e përgaditur dhe do ta kemë së shpejti nën kontroll. Të gjitha sipas stilit tënd, kush shkruan apo deklarohet kundër ideplogjisë Marksiste - Leniniste e pret burgu. Siq po e shef, vazhdoi Rama, nuk e kam aspak lehtë.

Kundërshtar të përbetuar e kam katërshen tashmë të njohur Berishën, Lulin, Metën dhe Monikën. Unë të jam betuar dhe deri në frymën e fundit do t´i ndjek parimet e tua. Po mu dha mundësia, me dorën e fortë, ndoshta do ta tejkaloi edhe ty. Po me ndërkombëtarët si qëndron puna? - Pyeti Enveri. Me ta e kam lehtë.I kam përdorur të gjitha metodat që t´i kem në anën time. Punë sizifi më është dashur të bëj, që t´u hudhi hi syve. Nga frika e destabilizimit si më 1997, po i mbyllin sytë nga veprimet e mia. Të vetmën kërkesë e kanë që gjendja të mos eskaloi dhe të mos dal jasht kontrollit. Zgjedhjet mi pranuan, thënë të drejtën nuk e besova, sepse bojkotimi ishte shumë i madh.

Po a ke përkrahje nga ata gomarët jasht kufirit? -Thënë shqip jo, përpos Thaçit dhe një pjese të partisë së tij që është simotër e ideologjisë sonë. Me Thaçin kuptohemi në çdo aspekt. Planin e kemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë, po kundërshtimet nga të tjerët janë të fuqishme.

Të mos i shikoni dhe dëgjoni të tjerët, po marrëveshjen me serbët ta arrini, tha Enveri. Ne serbët i kemi vëllezër, ata na e sollën komunizmin në trojet tona. Pa ta ne do të ishim të humbur sepse forcat balliste me armikun e përbetuar, Mithad Frashërin do na shisnin te perëndimi.

Akoma pa përfunduar lufta u dhash urdhër serbëve që t´i tubonin, ata përtej kufirit, që ishin kundër vëllazërim - bashkimit. I sollën nëpër Shqipëri dhe në Tivar i vranë si qentë. E urrej atë racë të tyre. Gjithnjë nëpër lufta na kanë kacafytur. Do të doja t´i zhdukja.

Unë do të jem gjithkund. Të mi ruash Spiropalin dhe Ballën. Katërshen që ma përmende, t´i internosh jo në hënë, po në mars. Çdo hap tëndin do e përcjell. Po më devijove nuk të fal dot, përfundoi Enveri. Rama kur u zgjua e kishin mbuluar djersët e akullta sikurse atë ditë kur doli para kamerave, për të raportuar për zgjedhjet e 30 qershorit të 2019. E kaploi frika, do të dëshironte që Enverin ta kishte pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat