Kosovën edhe mund ta shesin ata që kryen vllavrasje e keqeverisje - Bota Sot
Kosovën edhe mund ta shesin ata që kryen vllavrasje e keqeverisje

Opinione

Kosovën edhe mund ta shesin ata që kryen vllavrasje e keqeverisje

Nga: Rexhep Torte Më: 19 korrik 2019 Në ora: 10:20
Rexhep Torte

Kosova është  tokë e larë me gjak shqiptari,ajo do të jetë ndëshkuese për njerëzit e lig, që nuk mendojnë fare se do të plaken, e s’do të mund të qëndrojnë në këmbë, duke i lënë postet, pasuritë, por edhe tradhëtinë personale e familjare.

Në këtë botë nuk ka njerëz  të paprekshëm nga  kobi që ia bëjnë vetes.

Këta njerëz që mendojnë se janë të paprekshëm e të pushttshëm,do ti lënë  postet, pasuritë dhe do të japin llogari edhe para Zotit për të mirat e të këqiat e kryera. Nga kjo s’ka shpëtin.

Tito i ish Jugosllavisë dukej i paprekshëm e i pushtetshëm, u bëri  shumë të këqia shqiptarëve, edhe gjatë LNÇ-së por edhe pas luftës, duke  vrarë, torturuar  e duke i mbushur  burgjet plot me shqiptarë.

Titos më në fund Zoti i dëgoi një sëmundje të rëndë, nga e cila disa herë ia prenë këmbën, gjersa më në fund vdiq si më keq.

“Bota Sot” është  medie kombëtare mbarëshqiptare dhe nga mediat e tjera dallohet për guximin, korrektësinë dhe shpejtësinë e të informuarit, që është bazamenti kryesor i rolit mediatik.

Nëpërmjet WEB faqes së “Bota Sot” lexuesi në çdo kohë gjen burimin e pashtershëm të informatave nga trojet shqiptare dhe arena ndërkombëtare.

“Bota Sot” është edhe hulumtuesja dhe demaskuesja më vigjilente e dukurive të dëmshme kosovare e mbarëshqiptare.

“Bota Sot” çdo ditë e më shumë është duke hedhur dritë për ngjarjet trishtuese brendashqiptre, që kanë ndodhur edhe gjatë luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe pas çlirimit të saj.

Pa “Bota Sot”  shqiptarët do të shkonin nga kjo jetë pa mësuar e kuptuar të vërtetat e hidhura lidhur me historikun, luftën dhe pasluftën e UÇK-së në Kosovë.

“Bota Sot” duke e pasqyruar të vërtetën për vllavrasjet e tradhëtitë, ndihmon në rritjen e  vetëdijes tonë kombëtare mbarëshqiptare.

Zbulimi dhe demaskimi pa doreza i të vërtetave kosovare e  mbarëshqiptëre na i hap sytë dhe troket në ndërgjegjen tonë, për ta mësuar të vërtetën dhe për ti edukuar brezat e sotëm e të ardhshëm, që të mos bijnë pre e ketyre dukurive e ngjarjeve të tmerrshme e të dëmshme kombëtare.

“Bota Sot”  në këtë mënyrë është duke e kryer misionin e saj fisnik, njerëzor e kombëtar  në mënyrën më të përkryer, më të efektshme dhe të dobishme mbarëshqiptare.

Kriminelët dhe dashakeqët mbrendashqiptar e kanë nuhatur këtë mision fisnik  të “Bota Sot” dhe janë përpjekur për ta heshtur edhe nëpërmjet kanosjeve direkte, por edhe nëpërmjet vrasjeve konkrete të gazetarëve, por ja që edhe nëpërmjet këtyre rrugëve të ndyra nuk arrijtën tia ndalin vrrullin dhe përkushtimin e devotshëm në punën e saj.

Nëpërmjet “Bota Sot”  po mësojmë çdo ditë për vllavrasjet tradhtare politike, qoftë gjatë luftës së UÇK-së ose pas çlirimit të Kosovës nga Serbia.

”Bota Sot” na informon çdo ditë për fraksionet e kobshme që ka patur  UÇK-ja, për vllavrasjet politike dhe për  luftën për pushtet pas çlirimit të Kosovës nga Serbia.

Po të mos ishte “Bota Sot” ne nuk do të kishim mundësi të informohemi në mënyrë kaqë të hollësishme e tronditëse për qindra e qindra  vrasje të bijve më të mirë të Kosovës, vetëm e vetëm për të marë pushtetin.

Populli ynë e  ka historinë dhe përvojën e tij të hidhur, ndaj dhe u ka lënë amanet brezave që vijnë se, “e vërteta dhe e drejta vonojnë, por kurrë nuk harrojnë”, apo “kush ia përgatit gropën shokut, rrëshqet vetë brenda”, apo “mos bën keq për shokë se të bjen në kokë”.

“Bota Sot”  boton informata për hartimin e listave në hotelin “Rogner” në Tiranë, për vllavrasjet politike që u kryen në Tiranë dhe në Kosovë .

Nuk ka aspak rëndësi se sa arrin  numri përfundimtar i vllavrasjeve, sepse për situatën nëpër të cilën kaloi

Kosova në luftën e fundit, edhe një vllavrasje e vetme politike nënkupton tradhëti të madhe kombëtare.

E tërë kjo tregon bindshëm se lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e solli vetëm NATO dhe të gjitha viktimat e luftës.

Fraksionet dhe vllavrasjet brenda UÇK-së, tregojnë se përkundër angazhimit mbarëkombëtar shqiptar për çlirimin e Kosovës, UÇK-ja e përçarë kësisoji nuk mund ta përballonte agresionin e ashpër gjenocidal të Serbisë.

Sipas “Bota Sot”, Hashim Thaçi- president i Kosovës,  Kadri Veseli - kryeparlamentar i Kosovws, Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës, dhe Xhavit Haliti- deputet në parlamentin e Kosovës, përmenden se kanë gisht  në këto vllavrasje politike.

Pas të gjitha këtyre akuzave për këto vllavrasje politike me qëllim  marrjen e pushtetit, nuk  dëgjuam  asnjë prononcim apo demantim nga këta protagonistë të përmendur për këto vllavrasje politike.

Puna 20 vjeçare e lidershipeve të derisotëm të Kosovës dëshmon qartë konstatimet e mësipërme, se këto lidershipe i zhgënjyen kosovarët dhe mbarëshqiptarët në pritshëmritë që kishin.

Këta kidershipe të derisotëm dëshmuan se vrapuan pas posteve, kapjes së pushtetit, pasurimit të paligjshëm, korrupsionit, dhe kapjes edhe të prokurorisë dhe drejtësisë.

Këta lidershipe të derisotëm hynë në bisedime me Serbinë në Bruksel, me paaftësi, naivitet dhe interes personal, duke mos e detyruar Serbinë që te paktën të kërkojë falje publike për krimet e kryera ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë.

Këta lidershipe të derisotëm në Kosovë, për 20 vite qeverisje e pushtet nuk arrijtën ta kompletojnë dokumentacionin për viktimat, dhunimet  dhe dëmet që i kreu Serbia në Kosovë.

Këta lidershipe  të drisotëm në Kosovë nuk arrijtën ta reformojnë prokurorinë dhe drejtësinë e Kosovës për ti vënë para drejtësisë kriminelët e ushtrisë serbe, paramilitarët dhe policët serbë për vrasjen e më shumë se  13 mijë shqiptarëve, dhunimin e 20 mijë femrave shqiptare, rrëmbimin e 1650 shqiptarëve, fati i të cilëve ende nuk dihet, djegien e qindra mijëra shtëpivë shqiptare, dhe eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve nga Kosova.

“Bota Sot” na ndihmoi të kuptojmë dhe të ndjehemi të zhgënjyer me admirimin, respektin dhe  konsideratën që kishim për këta përfaqësues të lidershipeve të derisotëm, të cilët përkundër të gjitha këtyre akuzave, aspak nuk reagojnë, por vetëm heshtin, vjedhin, mashtrojnë, udhëheqin e premtojnë gjëra që as nuk i kanë realizuar dhe as që mund ti realizojnë.

Këta udhëheqës të derisotëm të Kosovës që kryen vllavrasje, që vodhën, e dëmtuan  dhe e poshtëruan Kosovën, qenkan munduar vetëm pë veten e tyre, familjarët e tyre, fisin e tyre dhe aspak pë popullin aqë të përvuajtur të Kosovës.

Këta udhheqës të derisotëm të Kosovës që shkelën mbi gjakun e tërë viktimave të luftës, që rinisë kosovare ia humbën shpresat, duhet të largohen sa më parë, sepse edhe mund ta shesin Kosovën.

Kosovës i nevojitet një lidership udhëheqësish  krejtësisht i ri, dinjitoz, i pakromituar dhe i pa korruptuar, për  ta çuar para dhe për ta zhvilluar Kosovën në të gjitha drejtimet brenda dhe jashta Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...