Mbrojtjet e pa ftuara? - Bota Sot
Mbrojtjet e pa ftuara?

Opinione

Mbrojtjet e pa ftuara?

Nga: Milazim Maraj Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:51
Milazim Maraj

•Rojat e urave                                                                                                                                                                           

•Rojat e mjegullës 

• Tani i kemi edhe rojat e pastërtisë së luftës                                                                                                                               

•A ishte dhe sa ishte e pastër lufta jonë çlirimtare? Për këtë tregojnë rojat  e luftës. Këso rojash nuk besoj që ka pas ndonjë herë , të paktën nuk kam dëgjuar. Komunistet pas luftës së dytë botërore vetëquheshin roje të fryteve të revolucionit. Betoheshin së këto fryte do të i ruajnë.                                                                      

Pastaj përsëri  ndodhi luftë.                                                                                                                                                                                              

Qëllimi i luftës për çlirimin e Kosovës,  gatishmëria dhe guximi ishin të pastra dhe të shenjta.  Pengesa për furnizim, përçarja, përplasja ,lufta për uzurpimin i vlerave të luftës dhe resurseve më të rëndësishme për luftë ishin të ndyta dhe nuk kanë asnjë vlerë, këto sollën shumë dëme luftës dhe pas luftës, shumë dëme shqiptarëve të Kosovës, dëme po u sjellin edhe sot. Këtë luftë po e degradojnë, vetëm ata që e penguan luftën dhe organizuan, një pas lufte të përgjakshme, të shqiptarëve të përgjakur në luftë. Pastaj një vjedhje të dëshmive në polici që të fshihen krimet dhe e vërteta. Janë ata që penguan furnizimin e luftës së Logjes,1998. Brigadat shqiptare u sabotuan, u lan pa municion. Propaganda në gjuhën shqipe kundër këtyre Brigadave ishte po aq e ashpër sa ajo serbe. Kësaj propagande dhe pengese i ishin bashkëngjit Tirana zyrtare dhe Bukoshi  më një pjesë të Qeverisë së tij.   

Veprimtaret Ilir Konushevci e Dr. Hazir Mala u vranë që të mos furnizojnë luftën. Ministër Ahmet Krasniqi u vra që lufta të mos ketë organizim shkencor dhe taktika profesionale. Armët  falas nga Dellnica nuk u morën fare. Armët nga veriu i Shqipërisë u dërguan në jug i blemë duke paguar në secilin postbllok. Ofertat që ishin më procedura të përfunduara  u anuluan pa shpjegim, as kush nuk u përgjigj për këto prapësina të pista. U vranë luftëtaret edhe pas lufte, Sebahati, Isufi , Arbeni. Disa shpëtuan nga atentati  të plaguar as kush nuk u dënua. Listat e veteranëve të luftës u fryn, më vendime politike dhe kompromise të dëmshme. Për të shpëtuar nga rojat e mjegullës iku Prokurori i shtetit nga Kosova, kërkoj strehim dhe shpëtim, po ikin të rinjtë shqiptarë.

U keqpërdorën në masa skajshmërisht të  madhe statusi i invalidit, dhe i dëshmorit.  Mjegulla siguron; nëse je më të “fortin” mundë të behësh veteran i luftës, invalid i luftës edhe nëse ke qenë më serb deri në vitin 1999, madje edhe nëse je edhe sot. Mundë të ta besh dëshmorë  ndonjë anëtarë të familjes edhe atë që është vra pas përfundimit të luftës, ose ndonjë që është nxjerr nga kolona e shpërnguljes.  Disa invalid të luftës nuk i pret gjë në gara sportive por kështu është ligji që Kuvendi i Kosovës e  nxori për këto kategori. Disa nga luftëtaret apo të vetëquajturit luftëtarë tani sillen si mbrojtës të luftës, të pastërtisë së luftës, janë pronar të listave të veteranëve që  numrin e tyre mund ta i rritin apo zbriten sipas nevojave të tyre zakonisht ky numër ndryshon në fushata zgjedhore.  Kur dikush kërkon të korrigjohen këto lista të tjerët reagojnë;( me) nuk pajtohemi për korrigjim. Jo se bije numri i klientëve dhe zgjedhësve. Këto roje më “kujdesin e tyre” i vunë vetes detyrë t’i mbrojnë fëmijët e Dëshmorëve, invalidëve dhe veteraneve  nga Universiteti i Kosovës. Kurrë nuk u ditë a mos i morën kujt ryshfet  në mjegullën e kësaj “përkujdesje” të rrezikshme për ardhmërinë e këtyre fëmijëve. Rojet e mjegullës përkujdesën që të mos hiqet mjegulla nga se po u hoq, vajë halli për ujkun. Kjo mjegull ruhet më mjeshtërinë e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë këta mjeshtër janë shpërndarë në të gjitha subjektet. Nuk lejohet punësimi i fëmijëve të dëshmorëve, të invalidëve dhe ndonjë herë shprehin mllefin (të na hiqen qafe ma).

Çka po ndodhë në këtë mjegull? Një herë Rojat e urës i pat heq Devolli, shtos e jo mahi. I la të lavdërohen të gjithë protagonistet e strukturave të shtetit dhe pastaj para kamerave ju tha në kemi bërë shaka, rojat e urës mbetën edhe më tutje. Këto roja u kujdesen edhe për shumë banesa, lokale, toka, fabrika etj, etj. Tani i kemi rojat e pastërtisë së luftës këta kanë marrë obligim që luftën ta ruajnë nga shkenca!!!!. Nëse këtë e arrijnë mjegulla në Kosovë do të pllakos së paku edhe një shekull.                                                                                                                                                                    

Nga mbrojtja e juaj po ikin shqiptaret nga Kosova.                                                                                                                

Pushoni të na mbroni!                                                                                                                                                                   

Vetë këtë e kërkojmë nga ju. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...