Populli dhe shteti para çdo gjëje tjetër

Opinione

Populli dhe shteti para çdo gjëje tjetër

Nga: Harry Bajraktari Më: 20 korrik 2019 Në ora: 00:40
Harry Bajraktari dhe Ramush Haradinaj

Me keqardhje mora lajmin për dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj. Kjo është hera e dytë që ai jep dorëheqje nga kryeministri, ndërsa hera e tretë që po ballafaqohet me drejtësinë ndërkombëtare. Dorëheqja e Haradinajt lidhet me sakrificën e madhe që bëri ai dhe familja e tij për më tepër se dy dekada si çlirimtar dhe si ndërtues i shtetit të Kosovës.

Ai, në fund të mbledhjes së sotme të qeverisë, tregoi karakterin e tij të lartë që ka për popullin dhe shtetin e Kosovës:" E kam vlerësuar se nuk mund të paraqitm si kryetar i qeverisë dhe ta ruaj nderin e kryetarit të qeverisë dhe të shtetit". Me këtë z. Haradinaj, edhe kësaj here, dëshmoi se para vetes dhe familjes së tij qiti popullin dhe Kosovën. 
Vetëm një njeri i tillë me ideale të larta do të tregojë se sa i rëndësishëm është populli dhe shteti, para çdo gjëje tjetër, e edhe para sakrificës së tij.

Haradinaj para drejtësisë ndërkombëtare, në dy gjykimet e tij, ka vërtetuar se lufta e UÇK-së ishte e pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat