Në kujtim të Shaban Zendelit

Opinione

Në kujtim të Shaban Zendelit

Nga: Dr.Halim Hyda Më: 20 korrik 2019 Në ora: 13:05
Shaban Zendeli

Me 11 Korrik u nda nga jeta  dhe shkoi në amshim njeri  ndër patriotet e denjë të popullit të kësaj anë Shaban Zendeli.

Politikan dhe intelektual i palodhshëm dhe i dëshmuar në punë e në përgatitje i përkushtuar me tërë energjinë për te qene në shërbim permanente dhe sa më të mirë, për të treguar sukses të shkëlqyer me rininë dhe të tjerët. Gjenerata të tëra do ta mbajnë në kujtesë për punën e palodhshme, për paraqitjen, qasjen në punë dhe ngritjen e nivelit në edukimin e mirëfilltë të rinis sonë. Do të jetojë në mbamendjen tonë dhe të shumë gjeneratave në një pjesë më të gjerë shqiptare si në malësinë e Likoves dhe Kumanovës, në veçanti në komunën e Kumanovës e të Likovës dhe më gjerë në Maqedoni.

Lindi në fshatin Orizare komuna e Likoves, më, në një familje me vetëdije dhe ngritje të lartë kombëtare të ndershme dhe atdhetar të paluhatur në vijën kombëtarë të dëshmuar brezi pas brezi. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kumanovë, ku u dallua si nxënës me kapacitet te larte, studimet ne fakultetin ekonomik në Prishtine si student i shkëlqyeshëm dhe në mesin e më të mirëve te grupit dhe gjeneratës.

Pas diplomimit me entuziazëm të lartë për të kontribuar në mesin dhe rrethinën e Kumanovës pranohet si ekonomist i parë në ndërmarrjen e tekstilit ,,Bibrok,, në Kumanovë. Me fillimin e demokracisë dhe sistemit shumëpartiak e sidomos me themelimin e partisë së parë shqiptare PPD-së u vu në ballë të organizimit për Likove dhe Kumanovë ku punoi pandërprerë deri në emërimin e z.drejtor gjeneral te Doganave të Maqedonisë

Plot 30 vjet punë e palodhshme me plot elan, entuziazëm dhe zellin e atdhetarit, patriotit, edukatorit, intelektualit, politikanit me profesion ekonomist, Shaban Zendeli, te cilin vdekja e mori ne moshe te re duke ushtruar detyrën e drejtorit gjeneral te Hekurudhave te Maqedonisë Veriore – Transport, u nda nga jeta dhe u varros në Orizare, më 11. korrik 2017, u përcollë me respekt dhe nderime më të larta nga familja edhe nga ana e shtresës intelektuale, politike dhe qytetarëve  nga ana e Likoves, Preshevës, Bujanovcit, Kumanovës dhe nga e tere pjesa perëndimore e Maqedonisë Veriore.

Miku shoku dhe kolegu im Shaban Zendeli i takon plejadës së parë të ekonomisteve te pare profesionalë, të përgatitur e të brumosur me  njohuri, përgatitje, ngritje dhe profesionalizëm të vërtetë nga ,,Gjimnazi i Kumanovës,, dhe ,,Universiteti i Prishtinës ,,.

Gjithnjë ishte i përkushtuar për ta dhënë maksimumin e tij edhe në kohën e lirë nuk mund të largohej nga profesioni dhe të pushojë. Ishte i dhënë pas takimeve dhe të konsultimeve me gjeneratat e  reja deri në pafund. Gjithnjë thoshte se ne ia kemi obligim kombit të bëjmë çmos të pa mundurën për ta ngritë shoqërinë në piedestalin më të lartë. Gjithnje thoshte dhe vepronte për ta ngritë këtë popull përmes edukimit dhe arsimimit ne te gjitha limitë e jetës duhet punë permanente, angazhim dhe vetëmohim dhe nëse jemi munduar për të bërë diçka sot nesër do të vlerësohet dhe çmohet nga gjeneratat e ardhshme se sa kemi bere dhe kontribuar për këtë popull.

Shabani tani i ndjeri gjatë tërë jetës u mundua për cilësi sa më të lartë të jetës dhe ngritjes se nivelit arsimor në shkollat tona duke ofruar ndihmë konkrete përmes ligjëratave dhe seminareve të ndryshme. Ishte jashtëzakonisht aktiv edhe në organizimet tona. Gjithnjë ishte i preokupuar për të dhënë kontribut konkret për t`i shtruar dhe zgjidhur drejt të gjitha çështjet në të cilat hasen rinia jone shkollat nxënësit dhe kolegët.

Gjithnjë në rend të parë e kishte atdhedashurinë, vendosmërinë, fisnikërinë, besnikërinë, sinqeritetin, dhe rigorozitetin në punë.E deshti atdheun dhe kombin më shumë se çdokush duke e dhënë kontributin maksimal më tërë potencialin e tij intelektual moral fisnik dhe edukativ qe e kishte burimin nga një familje me tradite te larte intelektuale dhe vetëdije kombëtare.

Kurrë nuk pati dilemë të ndalet dhe pushoje nga aktiviteti i tij me rininë dhe rrethin por ishte në anën e unitetit kombëtar, dhe mbrojtën e atdhedashurisë me bindje te thelle se vetëm me pune mundet te ndryshohen gjerat në këtë vend.

Ne të gjithë miqtë shokët dhe kolegët e tij, do ta përkujtojmë me respekt e krenari të veçantë këtë intelektual te rralle qe pati Kumanova dhe rrethina, punëtor i palodhur, në edukimin e drejtë të gjeneratave të reja si atdhetar i madh, i cili për ne ishte udhërrëfyes me virtyte të larta dhe të pastërta kombëtare dhe njerëzore.

Kontributi dhe përkushtimi i tij në procesin e përgjithshëm politiko-shoqeror i kolegut dhe mikut tim Shaban Zendeli, janë të pavdekshëm.

Kisha nderin të jemi kolegë në shum lemi te zhvillimeve shoqërore ne RMV dhe të mësojë shumë nga një intelektual i cili 24 orë ishte i dhënë ne shërbim të popullit dhe rinise në kuptimin e plotë të fjalës.

Krenari dhe bujari e familjes Zendeli që e pati, rrethina e Kumanovës dhe Likoves dhe mbarë kombi që e kishim

Lavdi jetës, dhe veprimtarisë së tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi për intelektualin-patriotin e popullit Shaban Zendeli.

I nderuari  miku im-patriot dhe shoku i im i pandare të qoftë i lehtë dheu, Zoti i madhërishëm të shpërbleftë me xhenet, kurse familjarëve më të afërt, miqve dhe shokëve të tuaj, Zoti ua dhasht durimin.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat