Gjykata në Hagë me drejtësi selektive

Opinione

Gjykata në Hagë me drejtësi selektive

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 21 korrik 2019 Në ora: 10:12
Ilustrim

Serbia kreu agresion gjenocidal ndaj Kosovës-shqiptarët mbrojtën pragun e shtëpisë

Tërë bota e shikoi se në vitet 1998/1999 Serbia kreu agresion gjenocidal në Kosovë, me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë serbë të armatosur gjer në dhëmbë, me armatim të rëndë dhe me njësi të shumta tenkiste.

Serbia me këtë agresion gjenocidal e bëri shkrumb e hi Kosovën, duke djegur qindra mijëra shtëpi të shqiptarëve, duke vrarë më shumë se 13 mijë shqiptarë, mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, duke dhunuar  20 mijë femra shqiptare në mënyrën më shtazarake, duke rrëmbyer  1650 shqiptarë të të gjitha moshave, fati i të cilëve ende nuk dihet, duke shkaktuar eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve, në malet e kosovës dhe në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

Këtij agresioni të egër të Serbisë iu kundërvu Ushtria Çlirimtare e Kosovës me një numër shumë më të vogël të ushtarëve dhe me armatim gjithashtu të dobët, vetëm e vetëm për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e familjes.

Ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë kryen 400 masakra në Kosovë ndaj populllatës së pafajshme, gjë që më në fund e vetëdijësoi  NATO-n  të ndërhyjë me bombardimet  78 ditëshe nga ajri  ndaj caqeve të ushtrisë serbe në Kosovë dhe Serbi, që më në fund e detyroi ushtrinë e Serbisë  të tërhiqet definitivisht nga Kosova.

Pas çlirimit he pavarësimit të Kosovës u themelua Gjykata në Hagë për të ndjekur dhe për ti vënë para drejtësisë kryerësit e krimeve të luftës që i nisi Serbia në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.

Themelimi i  Gjykatës në Hagë për krimet e luftës u dha shpresë shqiptarëve dhe botës demokratike, se kriminelët e Serbisë që kryen krime aq monstrupze ndaj shqiptarëve  në Kosovë do të kapen dhe vihen pra drejtësisë.

Kaluan 20 vite dhe kriminelët serbë jetojnë lirshëm në Serbi e gjetiu.

Në viti 2015 me kërkesë dhe insistim të ndërkombëtarëve në Parlamentin e  Kosovës u votua  edhe themelimi i Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, për ti vënë para drejtësisë kryerësit eventual të  krimeve të luftës nga ana e UÇK-së.

Çuditërisht ndërkombëtarët një gjë të tillë, përkatësisht kërkesë dhe insistim për themelimin e Gjykatës Speciale të Serbisë me seli në Hagë për krimet e Serbisë në Kosovë, nuk e kanë bërë dhe nuk  e realizuan gjer më sot. Kështu që kriminelët serbë tani jetojnë lirshëm dhe nuk po ndiqen për krimet monstruoze që i kryen në Kosovë.

Habit fakti se para këtyre gjykatave në Hagë më shumë kanë qenë  vënë dhe po vihen në hetuesi  dhe procese gjyqësore shqiptarët, që ishin viktimë e agresioniut gjënocidal të Serbisë në Kosovë, se sa serbët që  kryen aqë shumë vrasje, masakra e dhunime ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Kjo sjellje dhe ky qëndrim me dy standarde dhe seleksionues i ndërkombëtarëve dhe i Gjykatës në Hagë, ka shkaktuar  zhgënjim të madh te shëiptarët në Kosovë dhe në botë.

Shqiptarët nuk shkuan në Beograd të djegin, vrasin, të masakrojnë dhe dhunojnë serbë, por ishin serbët ata që e okupuan Kosovën të armatosur gjer në dhëmbë e që kryen qindra mijëra djegie, mijëra vrasje, masakra dhe dhunime ndaj popullatës së pafajsme shqiptre në Kosovë.

Qasja me dy dtandarde dhe në mënyrë selektive e Gjykatës në Hagë dëshmon se ajo nuk është duke e kryer punën dhe misionin e saj që pritet.

Domosdoshmërisht duhen bërë  korigjime  radikale pozitive në punën e Gjykatës në Hagë, në mënyrë që para drejtësisë të dalim edhe  kriminelët e  shumtë serbë.

Ndryshe Gjykata në Hagë duke mos i vënë para drejtësisë kriminelët serbë, do ta inkurajojë Serbinë që të nxit dhe të kryejë luftëra tjera gjenocidale edhe në të ardhmen.

Ndërkombëtarët duhet të dëshmojnë korrektësi dhe drejtësi, që kriminelët e Serbisë të dalin para Gjykatës në Hagë, e para, dhe e dyta, ndërkombëtarët duhet sa më parë edhe Serbinë  ta  detyojnë të themelojë Gjykatë Speciale në Hagë për krimet serbe në Kosovë.

Në këtë mënyrë do të evitohej vënia në një rafsh e Serbisë si agresore gjenocidale, me Kosovën viktimë dhe me plagë përvëluese nga lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat