Dorëheqja e Ramushit si “shigjetë”!

Opinione

Dorëheqja e Ramushit si “shigjetë”!

 Nehat Hyseni Nga Nehat Hyseni Më 21 korrik 2019 Në ora: 12:03
Ramush Haradinaj

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, realisht paraqet tërheqje mbrapa të “shtizës së shigjetës”, me qëllim për ta gjuajtur cakun sa më larg në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat pritet që të ndodhin në vjeshtë të këtij viti kalendarik.

Sipas deklarimeve të Tij në emisionin “Rubikon” në KTV javën që shkoi, ai deklaron se një sondazh i fundit i opinionit, AAK-në e kanë nxjerrë si “parti të parë” me rreth 55% të votuesve?!

Sipas kësaj na del se Ramushi e ka “terezitë” mirë këtë punën e dorëheqjes me qëllim të rifitimit të postit të kryeministrit, madje me pretendime që kësaj radhe ta fitoj këtë post pa votat e Listës Srpska, që drejtohet nga Beogradi, dmth me votat e shumicës së deputetëve Shqiptarë.

Se a do t’i përputhet Ramushit “pazari i shpisë me atë të çarshisë”, kjo mbetet që të shihet.

Apo, mbase do të luhet ndonjë lojë tjetër në skenën e brishtë të politikbërjes kosovare?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat