Planet për ndarjen e Kosovës dhe dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj

Opinione

Planet për ndarjen e Kosovës dhe dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj

Nga: Skënder Mulliqi Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:16
Skënder Mulliqi

Ka kohë që kjo klasë politike  ka dështuar  në organizimin e shtetit ligjor e funksional. Patem gjatëkëtyre viteve edhe thyerje të koncepteve politike , të cilat rezultuan  keq , sa vështirë të mendohet…Kemi rënë në dergje  te keqe si shtet dhe si komb  .Na  erdhën  në pushtetet e  pas luftës  turlifarë njerëzish  që Kosovën e shëndrruan në oazë të krimit.  Bota shqiptare ka rënë në hall të madh  ,  në kohën kur  dy shtetet  tona kan kapacitete  të mjaftueshme intelektuale per të ecur përpara  .Kjo nuk po ndodhë së ky popull si duket e ka pranuar kapitulimin para të keqës. Dhe, kështu na erdhë puna që ti nëpërkëmben edhe interesat shtetërore te Kosobves  dhe ato nacionale.

Këto pak rreshta  në fillim i shfrytëzova si hyrje për ndodhite e vitëve të mbrapshta, kur Kosova pa u formuar mirë ,ka filluar të zhbëhët .Filluan  pazarët pa hanxhin për shitjën e territoreve të Kosovës. 8200 hektarë toke nuk janë pakë për Kosovën e vogël  që ti falën Malit të Zi. Populli po e paguan tagrin e këtyre lojërave politike.

 Administrata e Donald Trampit, proserbin John Bollton ishte dashur ta stopon në realizmin e projektit për  formimin e Serbisë  të Stërmadhe, do të thosha unë, së Serbia e Madhe  është  formuar moti, duke e shumfishuar territorin e saj, në dëm të shqiptarëve dhe popujve të tjerë. Sikur të kishim punuar mirë , jamë  shumë I bindur së  askush sot ,pas gjithë këtyre viteve, nuk  do të kishte pasur as gjasa teorike  ta vëm në pikëpyetje sovranitetin  dhe territorin  e vendit.

 Fotografia e Kosovës po bëhët gjithnjë e më zymtë, para botës demokratike, nuk kemi njohje te reja, nuk kemi integrime , nuk kemi leberalizim , kemi mbetur si në geto.  Pa u larguar grupacionet politike përfituese  të partive të cilat e udhëhqën Kosovën për dy dekada , nuk do të këtë stabilitet politik, nuk do të këtë zhvillim ekonomik dhe as integrime evropiane .

 Dorëheqja e kryministrit, Ramush  Haradinaj , po komentohet në menyra te ndryshme ne opinion e gjerë public që është shumë normale.Unë këtë dorëheqje e shoh edhe si thyerje e dy koncepteve politike ,më larg se rrjedhat politike në Kosovë. Vurja e taksës karshi Serbisë u bë edhe me bekimin e Gjermanisë së Merkelit, kurse terheqja më çdo kusht  e taksës po kërkohet nga administrata e presidentit, Donald Tramp. Ne i kemi miqë të përheshem amerikanët dhe  gjermanet, por kjo nuk don të thotë së nuk ka mundësi të dallojnë ne qendrime karshi politikës globale, dhe interesave gjeostrategjike në botë dhe  në Ballkan .Pastaj, shumë ka rëndësi së kush vjen në krye të një shteti, këtë po e tregojnë  edhe shumë regjime sot në botë. Pavarësia e Kosovës është projekt ndërkombëtar, e  pranuar  në kufijtë ekzistues, dhe tash është e pakuptueshme  , të vihet në pëshore një investim kaq i madh, si dhe intervenimi ushtarak i NATO-së. Ndarja e Kosovës mund të bëhët vetëm për ti përmbushur apetitet  serbo –ruse ne Ballakan .Kjo është e pa justifikueshme, e dëmshme dhe e rrezikshme  për paqën  në Ballkanin Perëndimor e më gjërë. Nese seriozisht po mendohet nga Amerika, ose nga qarqet proserbe atje , dhe qarqet e caktuara  në Evropë, për ndarje të Kosovës në baza etnike,  do të  realizohet  kështu  projekti  super serbomadh që pretendojë  ta realizon Millosheviqi më luftë.

Haradinaj, pa e elabaoruar punën e tij mbrenda, së asnjeri nga pushtetet e deritashme nuk punuan  mirë, në planin e jashtem ishte ne nivel të detyrës, si më vuarjën  e taksës dhe formimin e ushtrisë tregoi së Kosova është megjithate shtet.

Por, kështu duket nuk po mendojnë edhe shumë nga koalicioni PAN. Presionet që i erdhën ishin vështirë të përballueshme , dhe natyrisht së dorëheqja e tij, është akti më madhor moral i çdo njeriu. Dihet së çfarë situate politike dhe ekonomike të dobët kemi, por të gjithë Ne, duhet të fokusohemi dhe të bashkohemi kunder të gjithë atyre planeve   për ndarjën e Kosovës , nga kushdo që vijne ato. Pushtetet ne botë dhe në Kosovë shkojnë e vijnë, por e keqja e madhe mund të na mbetet të dera, që vështirë riparohet pa një luftë të re me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat