Kujt i duhet Haradinaj në Hagë por edhe në ...Burg ?

Opinione

Kujt i duhet Haradinaj në Hagë por edhe në ...Burg ?

Adriatik Riza Dosti Nga Adriatik Riza Dosti Më 21 korrik 2019 Në ora: 17:36
Ramush Haradinaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Macroni ne Beograd...Dacici ne Washington...Rama ne Stamboll ... Thaci ne Bruksel tek Mogherini...krimineli serb Sheshel i lire e ne shtepine e tij ....dhe Haradinaj sigurisht ne Hage...e ku tjeter ?

E pra kujt me se pari Ramushi ju duhet me pare ne Hage e pastaj ne Burg......

....Absolutisht tradhetareve e antishqiptareve me se pari e pas tyre sigurisht edhe armiqve te betuar te kombit shqiptar kryesuar prej Serbo-ruso - sllaveve e pasuar nga greket e fatkeqesisht edhe nga disa ''euroatlantikas'' qe hiqen si miq...

Haradinaj i duhet se s'ben ne Hage pikerisht ne keto momente decizive e vitale por edhe historike per Kosoven e Kombin shqiptar ne teresi se pari atyre qe po e shkaterrojne me themel Shqiptariine e po kerkojne te riperserisin tragjedine e madhe tonen kombetare te Euro- 1913 ...duke ndare e coptuar serisht territore shqiptare ne BE- 2019.. ...dhe keta me se pari quhen Hashim Thaci, Edi Rama , Aleksander Vucic ...pas se cileve qendrojne Putini rus, Macroni francez e Erdogani turk...

Por thika pas shpine ndaj Kosoves shtrihet madje fatkeqesisht deri edhe pertej Oqeanit Atllantik.... ku qarqe te caktuara antishqiptare e pro ruso-serbe kane dale fare hapur madje deri edhe kunder politikes amerikane ne Ballkan... ku rastet ...ku keshilltari personal i Presidentit te SHBA ...Boltoni mese njehere ka dale hapur kunder Kosoves e vete Haradinajt per te mos shkuar me tej tek Dhenderi i Beogradit ...Palmer qe ka planifikuar ta kaloje pensionin e tij ne Atdheun e Milloshevicit ...tek deklaratat e ''cuditeshme'' te Rekerit etj etj...nuk ma do mendja se kerkojne komente te teperta...

Putini sot permes Ambasadorit rus ne Beograd i ka dorezuar nje mesazh ''Top Secret'' per Kosoven ...presidentit serb Vucic...

Nderkohe qe plot 100 ushtarake speciale amerikane te Gardes kombetare te shtetit Tenesee qe sherbenin ne bazen ushtarake te Bondstellit ne Kosove ne kuader te NATO -s ...jane larguar qe prej dites se djeshme nga territori kosovar....

Pak kohe me pare vete Erdogani me nje Taborr politikanesh e biznesmenesh turq vizitoi Beogradin dhe nenshkroi mareveshje te nje rendesie te vecante shumemilioneshe ekonomik-politike....serbo-turke ...c'ka e fuqizon se tepermi ekonimikisht Serbine...

Pak dite me pare presidenti francez ....Macron nje nga zerat me kritike kunder Haradinajt dhe kembengulesi me i madh per heqjen e takses kosovare ndaj Serbise qendroi per vizite ne Beograd... dhe pa i thene kush kurgje premtoi e realizoi ... por edhe pa shume ''zhurme e buje ''nenshkroi nje mareveshje ushtarake me Serbine qe cenon rende vete aleancen e NATO, komplikon se tepermi situaten tejet te tensionuar ne Rajon dhe direkt rrezikon se tepermi pavaresine dhe integritetin territorial te Kosoves ..

Pa folur per ate se si Rusia prej kohesh po e furnizon e modernizon pa reshtur forcen ushtarake e makinerine vrasese serbe e po nderton nje baze te fuqishme te ''teknollogjise stervitore'' prane kufirit me Kosoven... dhe te gjithe heshtin...

Ne kete suaze te ngaterruar politike ja tek vjen e menjehereshme vizita e Ministrit te Jashtem serb Dacic ne Washington ...i cili pritet e sajdiset sa me s'ka pikerisht prej krahut te djathte te presidentit amerikan keshilltari John Bolton [?????]...

Rama disi ''pa pritur'' ben nje vizite disa oreshe e drekon koke me koke me Babain e tij shpirteror ne Stamboll...Erdoganin ...te cilit Thaci pak muaj me pare i dorezoi tradhetisht e pa besisht disa mesues turq qe punonin ne Kosove ..te cilet Sulltani i kish shpallur si armiq e komplotiste kunder tij...

Nderkohe Haradinajn po e sulmojne si kurre me pare ...te parat mediat shqipfolese te Tiranes por edhe te Prishtines,,,, ku prin si gjithmone Tema e Mero Bazes por edhe Top CH e Blushit qe kete radhe hodhi ne sulm Denisin e ''Dyrnjase'' se cmendur shqip- shkruarese e shqip-folese...

E ne keto rethana ...ja tek vjen edhe doreheqja e larg qofte...koke-heqja e Ramushit kryenec ndaj te gjithe te siperpermendurve shqiptare e nderkombetare....

As Dnevnik, Kurir, B-92 , e Serbia Danas te Beogradit nuk kane guxuar ta sulmojne dot kryeministrin e dorehequr te Kosoves kesisoj sic po bejne sot tradhetaret mediatike shqiptare te cilet pa as me te voglin hezitim dihet fare mire e sakte se prej kujt nxiten e paguhen....pa thene fjale te teperta per orkestruesin e tyre kryesor qe qendron e punon pikerisht ne zyren e kryeministrit shqiptar ne Tirane antishqiptarin e terbuar Baton Haxhiun...

Ndaj pa pergjegjshmerise e tradhetise se politikes e politikaneve shqiptare sa ne Tirane e po aq edhe ne Prishtine ...''nderkombetaret tane'' miq e armiq po ju pergjigjen me ndeshkimin maksimal me negativ te mundshem te tyre duke rrezikuar si kurre me pare vete egzistencen e kombit e te popullit shqiptar sepse dihet qe ne te tilla raste ...Ujku mjegull do,,,sepse dihet qe kur gjen shesh s'ke pse mos besh pershesh e po kaq dihet se kur zihen dy vete ...fiton nje i trete....aq sa dihet boterisht qe ne shqiptaret akoma edhe sot e kesaj dite nuk duket se kemi zene mend akoma nga historia jone tragjike kombetare aktore dramatike te se ciles kemi qene kurdohere po vete ne te paret...

Haradinaj ne Hage e madje ne Burg ...i duhet pa diskutim te gjithe atyre europianeve e BE-isteve por edhe ''euro-atlantikasve '' te pertej Oqeanit qe tre vjet me pare nxorren nga burgu kriminelin serb Sheshel nen pretekstin e vuajtjes se denimit ne shtepine e tij per shkak te nje ''semundje te rende''...semundje qe e shnderroi kriminelin serb ne shendet plote e si kokrra e molles...

Haradinaj ne Hage e ne Burg ju duhet shteteve ''te civilizuara e te qyteteruara'' e euro perendimore si Hollanda me se pari qe per tragjedine e tmerreshme njerezore te vrasjes se mbi 8 mije boshnjakeve e muslimaneve ne Serbrenicen martire e fajesojne veten e tyre vetem 10 perqind ...nderkohe qe boterisht dihet e njihet poshtersia e perbindeshme hollandeze ne bashkepunim me kriminelet serbe te Ratko Mlladicit e Radovan Karaxhicit ne kasaphanen e ndodhur ...

Haradinaj ne Hage ju duhet turqve te llojit te Erdoganit qe i japin Serbise miliona dollare investime e vendit te tyre ''mik e kardash'' Shqiperise i ndertojne ndonje Xhami aty afer Parlamentit ...apo i servirin edhe filmin Ertugrul ne ekranin e Sandrit...

Haradinaj ne Hage i duhet edhe Frances aleates me besnike historikisht te Serbise e cila sapo firmosi nje mereveshje te frikeshme ushtarake me Beogradin...

Haradinaj ju duhet si ''koke turku'' te gjithe atyre euro-atllantikasve qe kurre nuk denjuan ta shpallin Serbine fajtore per krimet e perbindeshme, vrasjet, djegjet, bastisjet, perdhunimet, genocidin e shovinizmin bastard kryer ne Kosove , Kroaci e Bosnje Herzegovine ...por ne te kundert po kerkojne Drejtesi ne Hage per te gjithe ata bij e bija nenash qe s'bene gje tjeter vecse mbrojten me arme ne dore e me jetet e tyre Atdheun e vet nga terrorizmi e sadizmi barbar serb...

Komuniteti nderkombetar kurre asnjehere nuk e uli dot Serbine ne bangon e te akuzuares kryesoe ne tragjedine ballkanike te fund viteve 90...ndaj dhe sot pa turpesisht ka edhe kuraje e qytetari euro-atlantike te na tunde para syve kaq banalisht ''Karten Universale te Drejtesise'' per krime kunder njerezimit...

Zhvillimet e fundit politike ne Kosove e vecmas ne Tiranen e okupuar nga neo-diktatori socio-komunist Rama, ererat e forta qe po fryjne ne Rajon e Rete e zeza qe kane kohe qe po doroviten rendom mbi Ballkan...mefshtesia, pa siguria e naiviteti i Aleateve tane e shume aresye te tjera kesisioj me bejne mua personalisht te mos shoh kurrfare drite-shprese ne fund te tunelit si dhe nje rrezik te madh permanent ne Ceshtjen kombetare shqiptare ...

Pengesa e fundit e Antishqiptareve ne skenarin e tyre kobzi ishte pikerisht ''kokeforti e i pa binduri'' Haradinaj... te cilin e detyruan te dorehiqet e madje e shpune serisht drejt Hages...

Kosove e Shqiperi ....pas gjithe kesaj mos prisni me dite me Diell por pergatituni sa nuk eshte teper vone per me te Zezen tuaj ...fatkeqesisht keshtu duket se ka gjasa te ndodhe sepse Fshati qe duket nuk do kallauz...

Haga ose Gijotina e europianeve kunder shqiptareve aty eshte e aty ka qene per ti denuar ata qe mbrojne vendin e popullin e tyre e per te mbrojtur Serbine e Sheshelet qe vrasin e masakrojne vende e popuj te tjere ...ndaj nese nuk reagojme fuqishem si komb e si popull SOT ndaj ''doreheqjeve'' te tilla te imponuara e ne dem te interesit tone kombetar si kjo e Haradinajt...pyetja qe do te bejne te gjithe neser duke ngritur supet e ne meshire te nje zoti e di se te kujt. ..do te jete ..
..... upssss ...ok ...and now ...Who is next?

A.R.DOSTI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat