A e vranë Buxhovin? - Bota Sot
A e vranë Buxhovin?

Opinione

A e vranë Buxhovin?

Sefedin Krasniqi Nga Sefedin Krasniqi Më 21 korrik 2019 Në ora: 22:24
Jusuf Buxhovi

Këtë shkrim do e filloj me një rrëfim të shkurtër.

Ishin vitet e para të pasluftës kur u njoftova me gazetarin Nazmi Lukaj në një restorant në Grykë të Rugoves. Në ndarje, e fiksuam një takim në Prishtinë në hotel Iliria. Kështu e mori emrin ish hotel Bozhuri.

Bënte kohë e bukur. Me dhëndërrin, Xhevat Asllani (Sharbani), u ulëm në terracë. S’vonoi, erdhi edhe Nazmiu. Ende pa u përshendetur mirë, nga një tavolinë afër nesh, Nazmiut iu drejtuar një njeri gjysëm i dehur, apo shtirej si i tillë.

– Hej, juve të LDK-së, kemi me jau shkr… nanen!

– Nazmiu : Jo bre, nuk mundeni, iu përgjigj me zë të qetë dhe me gjakftohftësi!

– Ai : Ore, ti s’po më beson, veç ke me pa, nanen juve të LDK-së kemi me jau q… !

– Nazmiu : jo, ore, nuk mundeni, se ne jemi shumë. Ne jemi kallaballëk.

– Ai : O nanen e baben e krejt familjen kemi me jau shkër… edhe kemi me q… edhe kemi me ju VRA!

– Nazmiu: S’po besoj që mundeni, sepse në LDK jemi shumë. Lodheni… Krejt Kosova jemi në LDK. Nese na vrisni neve në Kosovë, mbesin mjaft në Diasporë…

Ky dialog vazhdoi sigurisht dhjetë minuta. Pas çdo sharje, i ndjeri Nazmi Lukaj, përgjigjej, pa u nervozuar, me shumë qetësi, me të njejtat fjalë : NE NË LDK JEMI SHUMË ! Do të lodheni!

Dhe, vërtetë, ai njeri bastard e i keq u lodh duke sharë. Dikur theu qafen, iku.

Ju që këto ditë e keni ofenduar dhe kërcenuar me vrasje Jusuf Buxhovin, në një mënyrë, edhe e keni vrarë moralisht, siç i keni vrarë shumë të tjerë dhe me bori i keni shpallur tradhtarë. Por, dijeni, që krejt ata që iu kanë denoncuar për vrasje s’mund t’i vrisni. Janë bërë shumë, kallaballëk, siç thoshte Nazmi Lukaj.

Edhe fizikisht mund ta vrisni Buxhovin, siç e keni vra Enverin, Xhemajlin, Bekimin, Besimin, Shaban Manajn, Ismet Rracin, Smajl Hajdarin, Ahmetin, Tahirin, e shumë të tjerë, por kurrë s’do të mund t’i vrisni të gjithë ata që e kanë guximun t’iu denoncojnë.

Një gjë duhet ta dini. Pas zbardhjes së kush tentoi dhe kush pagoi për vrasjen e Xhafer Shatrit dhe kush e ekzekutoi dhe kush pagoi pèer vrasjen e Ahmet Krasniqit, me kohë do të zbulohen edhe vrasjet tjera.

Prandaj, mos i përlyeni duartë më shumë me gjakun e shqiptarëve, sepse Jusuf Buxhovi e ka thënë atë që të gjithë shqiptarët e dinë. Por, juve ju goditi më shumë emri i madh i tij se sa vetë lajmi se dikush ka bërë luftë të « papastër ».

Luftë kriminale ka bërë SHP i UÇK-së (LPK-së) kundër Rugovës dhe LDK-së, por jo ushtarët e UÇK-së, të cilët, fatkeqësisht, ishin gjithë kohën të manipuluar.

Nëse doni të krijoni një hero të fjalës së lirë, vrajeni Buxhovin!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...