INTERPOL- i, EULEX- i dhe UNMIK- u

Opinione

INTERPOL- i, EULEX- i dhe UNMIK- u

Nga: Shpend Salihu Më: 21 korrik 2019 Në ora: 22:25
Shpend Salihu

Derisa Kosova aspiron të jetë pjesë e BE- së dhe NATO-së, Serbia në rrafsh ndërkombëtar përfiton poenat dhe simpatit të një pjese të madhe të komunitetit ndërkombëtar. Shefat e INTERPOLI- t si Isaija një italian me simpati të theksuar ndaj Serbëve, rekrutojnë Shqipëtarë nga Kosova dhe Shqipëria që të marrin informacione gjoja se për krimet e UÇK-së. Gjatë tërë periudhës së prezencës së INTERPOL-it dhe një pjese të stafit të UNMIKUT dhe disa njësive të KFOR-it që kanë simpati të theksuara për Serbët, asnjëherë nuk u shtrua çështja e krimeve Serbe në Kosovë. Aq më tepër strukturat e INTERPOL-it , UNMIK-ut dhe EULEX-it kishin shumë simpati ndaj Shqipëtarëve që konsideroheshin liberal dhe ishin për bashkëjetesë me Serbët. Derisa Serbia kreu akt gjenocidal ndaj Shqipëtarëve në Kosovë, tribunali u hap për gjoja se krimet e UÇK-së në Kosovë.

Të nderuarit zotërinj të INTERPOL-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it, nuk ndërmorrën asnjë veprim për zgjidhjen e krimeve Serbe dhe përdhunimeve Serbe ndaj të pafajshmëve në Kosovë, aq më tepër zyrtarët e tyre rregullisht janë në enklava Serbe. Shqipëtarët, pikërisht për shkak të mosgatishmërisë së këtyre strukturave u pamundësuan të kthehen në pjesën Veriore të Mitrovicës në vendin e tyre të origjinës. Politika e shantazhimit dhe e përçarjes ishte pikësynimi kryesor i këtyre strukturave ndërkombëtare, rasti më konkret është rasti i kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili disa herë u lirua në mungesë të provave nga ndërkombëtarët, gjersa tani u thirr në cilësinë e të dyshuarit në Gjykatën Speciale, për shkak se nuk pranoi të jetë marionetë e këtyre strukturave ndërkombëtare dhe të pranojë Zajednicën, si dhe Bosnizimin e Kosovës, INTERPOL-i dhe strukturat e EULEX-it ishin dhe janë subjektiv në trajtimin e krimeve të luftës.

Derisa Serbët, Romët dhe Ashkalitë u kthyen në vendbanimet e tyre, iu rindërtuan shtëpitë, dhe plotësisht u integruan në shoqërinë Kosovare, Shqipëtarët e mjerë u pamundësuan të kthehen në vendin e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës. Duke iu falënderuar shumë spiunave Shqipëtarë të UMNIK-ut, INTERPOL-it dhe EULEX-it u krijuan dosje të ushtarëve të UÇK-së kishim rastin e gjeneralit Sali Veseli të cilit iu zgjat paraburgimi me një akt të UNMIK-ut dhe u mbajt mbi tri vite e gjysëm, e më pas doli i pafajshëm.

Këto veprime u bënë me qëllim të kompromitimit të vlerave të luftës, dhe ekuilibrimit të fajësisë për luftën në Kosovë, kur është fakt notor se Serbia kreu krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe se UÇK-ja ishte forcë mbrojtëse e cila iu kundërpërgjigj agresionit Serb në Kosovë. Si mund të themi që jemi shtet sovran dhe i pavarur derisa këto struktura të lartëcekura, bëjnë çfarë të duan dhe me kë të duan në Kosovë. A na mungon guximi dhe kurajo që të iu kundërpërgjigjemi veprimeve të tyre dhe të kërkojmë modalitete të tjera në aspekt të aderimit ndërkombëtar.

Nëse INTERPOL-i dhe EULEX-i janë për mbrojtjen e të drejtave të Serbëve, dhe i zvarrisin procedurat e integrimit të Kosovës në këto mekanizma ndërkombëtar, e shpiejnë në pamundësi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe gjithmonë i bëjnë favore Serbisë, atëherë çfarë na duhen në Kosovë, ne mund të kërkojmë një protektorat Amerikan, që të zhvillohemi në aspekt politik, ekonomik dhe ushtarak e mos të presim në pamundësi aderimin në struktura të BE-së. Deri më tani Serbia me përkrahjen e INTERPOL-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it ishte në favor ndaj Kosovarëve. Gjendja gjeopolitike duhet të ndryshojë ose në të kundërtën lufta jonë çlirimtare do humbte vlerën e vet, ushtarët tonë do të arrestohen, dhe do vijë deri tek Bosnizimi ose enklavizimi i Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat