Letër publike për Philip Reeker, ndihmës/sekretar i SHBA për Europë dhe Euroazi - Bota Sot
Letër publike për Philip Reeker, ndihmës/sekretar i SHBA për Europë dhe Euroazi

Opinione

Letër publike për Philip Reeker, ndihmës/sekretar i SHBA për Europë dhe Euroazi

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 22 korrik 2019 Në ora: 08:50
Philip Reeker, ndihm/sekretar i SHBA për Europë dhe Euroazi

Shqiptarët nuk shkuan në Beograd tëvrasin serbë, por ishin serbët ata që erdhën në Kosovë dhe kryen tërë ato krime monstruoze ndaj shqiptarëve.

Më datë 18 korrik 2019, mediat informuan për deklaratën Tuaj lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, dhënë në Forumin e organizuar nga Këshilli i Atllantikut” në Vashington.

Në këtë deklaratë mes tjerash, thoni se, “Ishim dëshmitarë të asaj çka ndodhi në Maqedoninë e Veriut , me udhëheqës të guximshëm në Greqi për arritjen e marrëveshjes së Prespës. Kjo duhet të jetë shembull se si çështje të vështira që e kanë shqetësuar rajonin me shekuj të tërë të mund të zgjidhen duke u ulur sëbashku me mbështetjen e SHBA-ve, BE-së dhe miqve e aleatëve”.

Profesionin tim si gazetar e kryej më shumë se gjyswm shekulli me një përkushtim dhe sinqeritet maksimal hulumtimi e korrektësie. Instikti i gazetarit më shtyn Tu drejtohem me këto konstatime.

Zoti Philp Reeker, Guximi për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse e përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të kërkohet vetëm te Serbia, e cila duhet ta pranojë Kosovën shtet sovran e të pavarur në kufijtë ekzistues.

Jashta çdo llogjike të shëndoshë është të lejohen kërcënimet, shnatazhet dhe kushtëzimet që sot po i demonstron Serbia agresore gjenocidale ndaj Kosovës viktimë dhe me plagë përvëluese nga lufta.

E dini shumë mirë se Serbia në vitet 1998/1999 kreu agresion gjenocidal në Kosovë, me ç’rast ushtria, paramilitarët dhe policët serbë vranë e masakruar në mënyrën më mizore më shumë se 13 mijë shqiptarë, mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe femijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë dhunuan në mënyrë shtazarake e barbare 20 mijë femra shqiptare, rrëmbyen 1650 shqiptarë fati i të cilëve ende nuk dihet, dogjën qindra mijëra shtëpi shqiptare duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë që të marrin rrugn e eksodit për në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

Serbia me këtë agresion gjenocidal në Kosovë la mijëra gra të veja, mijëra fëmijë jetima dhe mijëra femra të dhunuara shqiptare me trauma të pashërueshme në shpirt.

Po Jua dërgoj vetëm një fragment nga libri “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, i autores kosovare Luljeta Selimi, bazuar në rrëfimet autentike, që flet për dhunimet makabëre e barbare që i kryen ushtria, paramilitarët dhe policët serbë ndaj femravve shqiptare në Kosovë”:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

Zoti Reeker, vënieni dorën në zemër dhe mendoni po tu kishte ndodhur një gjë e tille Juve personalisht, apo familjes tuaj, faresisit tuaj, apo popullit Tuaj, çfarë qëndrimi do të merrnit ndaj Serbisë.

Serbia pas të gjitha këtyre krimeve mizore ndaj shqiptarëve në Kosovë, nuk e pa të udhës që të kerkojë së paku falje publike, për të shprehur një pendim për të zezat e kryera në Kosovë, që është baza elementare e korrektësisë etike njerëzore.

Është guxim i madh që Kosova pas të gjitha këtyre të mizorive pranon të ulet në bisedime me Serbinë.

Për shkak të politikës hegjemoniste të Serbisë, në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919, me shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar iu shkëputën me pa të drejtë shtetit amë Shqipërisë, dhe tani Shqipëria me pesë shtetet fqinje kufizohet me trojet e veta shqiptare dhe me popullin e vet shqiptar.

Shkrimtarja amerikane Rouz Wajder Lein në librin e saj “Majat e Shalës” shkruan se, “Qyteti i Dibrës iu muar Shqipërisë në vijën kufitare të vitit 1913, siç nxirret sythi i një patateje”.

Dimitrije Tucoviq, në librin “Serbia dhe Shqipëëria”, përshkruan gjendjen e krijuar në viset shqiptare të aneksuara nga Serbia në vitin 1913, e thotë se,”Aneksimi ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullotës, tufën prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin dhe shitësin nga tregu, rrethin prej qyteetit dhe tërë viset malore prej qendrës së tyre ekonomike e ham, barët e ushqimit, burimet e jetës u prenë”.

Këtë e tregon edhe pamja e Shqipërisë së sotme që i ngjan një molle të kafshuar nga të gjitha anët.

Zoti Reeker, shqiptarët kudo që ndodhen ndjejnë respekt të madh ndaj SHBA-ve, e BE-së, dhe janë në pritshëmri të zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës, tashmë shtet i lirë, i pavarur e sovran.

Ju me siguri e ndiqni se çfarë ofansive diplomstike gënjeshtare është duke zhvilluar Serbia kundër Kosovës që ishte viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë.

Garnitura aktule e lidershipit të Serbisë, kryekëtput është duke e ndjekur polikën e vjetër të saj ekspansioniste dhe teorinë e kriminelit Sllobodan Millosheviq, që kufijtë e Serbisë të shtrihen deri ku jeton edhe një serb i vetëm.

Shqiptarët i habit fakti si është e mundur që Serbia agresore gjenocidale të kushtezojë dhe të kërkojë bisedime me Kosovën viktimë, mbi bazën e një kompromisi për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Shqiptarët nuk shkuan në Beograd të vrasin serbë, por ishin serbët ata që erdhën në Kosovë dhe i kryen tërë ato krime monstruose ndaj shqiptarëve.

Zoti Reeker, shqiptarët e Kosovës me tërë qenien e tyre janë drejtuar te SHBA e BE për ruajtjen e paqes, lirisë dhe demokracisë, ndërsa Serbia me mendje dhe me shpirt është në anën e Rusisë.

Serbët në Ballkan kanë ardhur nga Kaukazi në shekullin e 6-të, dhe Serbia kufijtë e saj i ka zgjeruar me luftëra të përgjakshme, duke i vrarë e dëbuar më së shumti shqiptarët.

Ekzistojnë shumë dokumente historike që tregojnë se Serbia në të gjitha trojet shqiptare sistematikisht i ka vrarë e masakruar shqiptarët në mënyrën më trishtuese, duke i mbyllur edhe nëpër shtëpi bura, gra, gra shtatzëna, pleq e fëmijë dhe duke ua vënë flakën shtëpive, e duke i djegur për së gjalli shqiptarët.

Serbia nëpërmjet këtyre masakrave ka patur synim që shteti i Serbisë të del në Detin Adriatik.

Shqiptarët historikisht kanë jetuar gjer përtej Nishi, por serbët i kanë dëbuar me luftëra, vrasje e masakra masive. Për këtë ekzistojnë tapi shqiptare në arkivat e stambollit.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Në gërmimet arkeologjike që po bëhen në Kosovë gjenden vetëm relikte Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Kishat dhe manastiret serbë në Kosovë janë ndërtuar pasi Kosovën e kanë okupuar serbët, edhe atë me pasuritë e grabitura nga shqiptarët.

Doktrina serbe ka qenë të okupojë troje shqiptare, të sjellën kolonë serbë, të ndërtojë kisha serbe dhe ti zëvendësojë toponimet shqiptare me ato serbe.

Zoti Reeker, mos lejoni që Serbia agresore gjenocidale të vendoset në një rafsh me Kosovën viktimë.

Zoti Ju bekoftë Juve personalisht, familjen Tuaj, popullin Tuaj dhe SHBA-në.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...