Malli i mërgimtarëve për vendlindjen, i bën të palodhshëm në udhëtim

Opinione

Malli i mërgimtarëve për vendlindjen, i bën të palodhshëm në udhëtim

Nga: Haki Latifi Më: 22 korrik 2019 Në ora: 18:35
Haki Latifi

Malli i madh që kanë mërgimtarët për vendlindjen, është i vetmi send i cili i bën të ndihen të palodhshëm në këtë udhëtim.

Mendoj se mërgimtarët janë të vetmit të cilët sakrifikojnë shumë vetëm për të ardhur që të çmallen tek familjarët, për një ose dy javë. Ata/ato, kalojnë shumë kilometra, shumë orë rrugës që kanë për qëllim çmalljen me të afërmit e tyre. Ndodhë që me orë të tëra të presin nëpër kalime kufitare në mënyrë katastrofale vetëm e vetëm që të arrijnë te familjet e tyre. Por, janë edhe të vetmit të cilët etiketohen me fjalët më të këqija duke u thënë se vijnë vetëm për arsye të kota. 
Jo…përkundrazi, ata/ato, vijnë në vendin e vet, vijnë në familjen e tyre, pra vijnë vetëm për dashnin që kanë për vendin dhe origjinën!
Kur muarrën rrugën e mërgimit që të gjithë janë nisur me shpresën se një dite do të kthehen. Për ata që e kanë përvuar mërgimin të gjithë e dijnë se, ëndrra e vendlindjes nuk shuhet kurrë në jetën e çdo mërgimtari. Vitet ikin e shpresat veniten sepse realiteti jetësor e bën të veten dhe dritarja e mundësisë se kthimit gjithnjë vazhdon të t’kurret. 
Më të moshuarve na kujtohen vitet e 80-ta, se ishin vite kur Kosova lulëzonte nga rinia jonë e cila po edukohej dhe emancipohej me thesarin i dijës në Universitetin e Kosovës. Mirëpo shqetësoj më të madhe vitet e 90-ta , për shkaqe që të gjithë i kujtojmë, kur Kosova dhe viset shqiptare, përjetuan edhe eksodin e madh të rinisë sonë, eksod që e la vendlindjen tonë gjysmë të zbrazët.
Vendlindja jonë e gjymtuar nga plaga e mërgimit dhe e mos perspektivës ekonomike pret që sot shpresën e jetës dhe të ardhmërisë të ia kthejnë po ata që dikur e lanë të vetmuar, vendlindja pret që bijtë e bijat e saj ta mbrojnë at sot në formë tjetër, duke ia kthyer vendlindjës së tyre perspektiven dhe gjallërinë që e kishte dikur dhe gjat historisë.
Sot vendlindja jonë pret që dashurin tonë ta dëshmojmë me investime konkrete, që banorëve vendas që nuk e braktisën at të u’a kthejmë shpresën përmes investimeve dhe që vendorëve të u’a lehtësojmë jetën e tyre përmes mundësisë së punësimit dhe që ata të ndikojnë në ndaljen e trendit të braktisjes së vendlindjës tonë të çmuar.
Kujtoj se po të kanalizohej ky potencial i madh i mërgimtarëve nga institucionet shtetërore për investime në vend, do të ishin shumë domethënëse. Duke pasur parasysh se këto investime do të ngjallin shpresat, ku kapitali i tubuar i shqiptarëve të bëhet forcë dhe fuqi ekonomike e trojeve tona të lara me gjakun e të parëve tonë, por të jetë edhe shembull pozitiv në gadishullin Ilirik.
Unë besoj se ka edhe investitor bashkevendas tanë që dëshirojnë që përmes investimeve të tyre të gjejnë veten në vendlindjen e vet por edhe institucionet komunale e qendrore, e në veçanti subjektet politike të vendit duhet të jenë forcë motivuese për investitorët potencial, dhe që ti inkurajojnë ata e jo që me veprimet jo racionale te tyre të krijojnë një klimë të disfavorshme për investimet e bashkatdhetarëve tanë gjegjësisht të Diasporës sonë.
Edhe gjatë dhëtimit tim për pushim nga Zvicra për në vendlindje, në relacionin Bari-Durrës , më dalin disa pyetje që kërkojnë përgjigjie dhe vazhdimisht më sillen vërdall në kokën time. Shikoj tri Anije të mëdha, të ngarkuara përplotë me mërgimtar shqiptar, të cilët me pa durim presin për ta kaluar detin Ilirik, kryesisht shtetas të Shqipërisë, të Kosovës edhe shqiptarë nga Maqedonia, të cilët ktheheshin në atdhe për pushime. 
Porti i Barit të Italisë, gjallonte nga tragetet e udhëtarëve, shumica të administruar nga italianët dhe grekët që nisen e kthehen çdo ditë!.
Duke vështruar këtë gjendje pyetja e parë që më vjen është; Pse nuk ka Anije shqiptare?, ku janë afaristët shqiptar?, po shteti shqiptar, ku gjatësia e vijës bregdetare të Shqipërisë arrin në 470 km. , pse nuk posedon as një Anije për transportimin e udhëtarëve?!
Pse kaq shumë egërsi të politikanëve tanë në Shqipërinë dhe në Kosovën tonë të vogël?? 
Pse dominon jo-harmonia në vend të ylberit të paqes dhe diellit të mendjes së hapur? Deri kur kjo panoramë do të na vrasë sytë, ne dhe miqve tanë të huaj, të cilët vijnë për të bashkëjetuar, punuar apo projektuar vazhdimësinë në këto vende Ilirike?
A ndjehen kështu edhe politikëbërësit tanë teksa shoqërohen nga diplomatë të huaj dhe shohin se sa shumë është “zhvilluar” Shqipëria aspiruese për në BE dhe këndej kufirit, Kosova e synimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e saj?! 
Dikush thotë se politika është pjesë e këtij realiteti të mentalitetit qytetarë, ashtu pra janë edhe ata politikanët. 
Por, si shumë mërgimtarë edhe unë e duam vendin tonë dinjitoz, siç duam dinjitetin tonë, dinjitetin e fëmijëve, dinjitetin e fqinjëve dhe të qytetarëve pa dallim të vendit tonë. Kur do të vijë dita që aeroplani nga lart të pasqyrojë një panoramë optimiste ku gjelbërimi (dhe jo ai për të cilin keqkomentohemi) të na sjellë shpresë, e kur shumë miq dashamirës të jetojnë duke ndarë kulturat e përbashkëta njerëzore qetësisht? Dhe kur do të vijë ajo ditë kur qytetari jonë të kuptojë rëndësinë e hedhjes në kosh të mbeturinave dhe riciklimit të tyre?! Unë vazhdoj të besoj se, dikur do të vijë. Do të vijë atëherë kur ne si shqiptarë do të ndërgjegjësohemi që të qenit shqiptar është një vlerë, është një privilegj dhe nder. (Sa keq ta mbyllësh shkrimin me këtë shpresë!)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat