Ne, LDK-ja

Opinione

Ne, LDK-ja

Nga: Luan Mehmetaj Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:56
Luan Mehmetaj

Ne, nuk pretendojmë të dukemi "zotni" përballë popullit. Ne, nuk rrimë këmbëkryq dhe duarkryq dhe të presim votën tuaj, sikurse na keni borxh. Ne, nuk hidhemi në mendje e trup e as forcë që t'ju shtrëngojmë vullnetin tuaj. Nuk mund të jem indiferent ndaj jush dhe kërkesave tuaja. Por ne, nuk pretendojmë të vjedhim votën tuaj, të kushtëzojmë familjet e juaja apo nderin tuaj. Nuk mund të jemi "komandant" të vullnetit të imponuar. Ne, nuk mund të kapim institucione që t'ju kapim juve...
Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës, parti politike demokratike, që proklamon iden e sëndërtimit të vlerave shoqërore e shtetërore. Ne kemi program dhe vizion që të ndërtojmë shtet të mirëfilltë, me institucione ligjore. Mekanizmat jashtdemokratik nuk mund të jenë metodë e marrjes së pushtetit për ne. Ne, përpiqemi që të fitojmë besimin tuaj përmes punës dhe veprimeve politike që janë të llogaritshme para jush.

Kosova gjëndet në një situatë të vështirë politike. Shteti ynë, ka nevojë për politikë të pastër shtetërore. Shpresa e popullit nuk mund të vritet prej njerzve dhe politikanëve të pa përgjegjshëm, të cilët krijojnë bindje heroizmi dhe ngritin mure të larta duke shënuar emrin e tyre si pishtar të meritave, thuajse që këto merita i kanë të skalitura në çdo cep të Kosovës për vete dhe rrethin e tyre. Kjo bindje politike nuk guxon të marrë mbështetje, sepse humbët demokracia, humbët liria, përgjegjësia e ndërgjegjja shoqërore. Askush s'ka të drejtë të kapë shtetin dhe institucionet në emër të çfarëdo sakrifice, andaj mos lejoni që "pishtarët" të kapin dinjitetin dhe integritetin tuaj njerëzor e shtetëror.

Ne, LDK-ja, do të ecim vetëm rrugës së vërtetë, rrugës të cilën e ka plasuar demokracia dhe pluralizmi politik në këtë vend. Kosova është qëllimi ynë dhe puna e jonë. Nga ne, kërkojeni përgjegjësinë, kërkojeni llogarinë, kërkojeni pastërtinë, sepse ne, jemi sikurse ju, qytetar të këtij vendi, që jemi bashkuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të jetësuar vlerat politike-demokratike, në mënyrë që shteti ynë të zhvillohet si është më së miri.

Vota nuk shitet as nuk falet, vota nuk blihet as nuk dhurohet. Vota është investimi më i madh i drejtpërdrejtë i secilit prej nesh, prandaj binduni para se të votoni se për kënd keni votuar dhe në anën tjetër kërkojeni llogarinë nga institucionet e juaja.

Ne, LDK-ja, nuk jemi të ndarë nga ju, sepse ju jeni ne dhe ne jemi ju. Pra është populli ynë i Kosovës që po kërkon një jetë më të mirë politike në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat