Asnjë padi nuk më ndalon të jem zëri i qytetarëve - Bota Sot
Asnjë padi nuk më ndalon të jem zëri i qytetarëve

Opinione

Asnjë padi nuk më ndalon të jem zëri i qytetarëve

Nga: Faton Mehmeti Më: 23 korrik 2019 Në ora: 23:24
Faton Mehmeti

Javën që lamë pas, konkretisht të premten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka ngritur një padi ndaj meje z. Xhavit Zariqi, kryetar aktual i AAK-në Ferizaj, dhe njëherit zv. ministër në qeverinë aktuale në dorëheqje. Kjo pas një shkrimi tim që referohet opinionit ferizajas që flitet për z. Zariqi. Me mediat që kishte thirrur për të përcjellë këtë ngjarje ndër të tjera z. Zariqi deklaron se “jam i bindur se dikush qëndron pas këtij shkrimi, dikush që e ka nxitur për të më dëmtuar mua dhe partinë time”. Kjo nënkupton kinse unë qenkam nxitur nga dikush në redaksi të “Bota sot” që të filloj ofensivë ndaj AAK, respektivisht Xhavit Zariqit.

Me këtë rast kjo nuk qëndron fare, asnjëherë në asnjë shkrim askush nga redaksi as nuk jam nxitur, as urdhëruar për të bërë shkrim ndaj dikujt. Shkrimet e mia janë mendim im për të cilat unë mbaj përgjegjësi. Në shkrim për të cilin unë akuzohem nuk është qëndrim i redaksisë, është opinion i imi personal, andaj edhe shkrimi është botuar si opinion.

Kjo e zhveshë gazetën “Bota sot” nga çdolloj përgjegjësie. Mbase z. Zariqi nuk e di se si funksionojnë këto gjëra, megjithatë të rikthehem tek thelbi. Akuza për gjoja shpifje nuk qëndron fare, unë nuk e kam akuzuar z. Zariqi në anën morale, familjare apo atdhetare, por kam pasqyruar perceptimin e qytetarëve se çfarë flitet dhe çfarë thuhet për të , për veprimtarinë e tij. Janë dy akuza me të cilat më ngarkon Zariqi për të cilat e kam përmendur në shkrimin tim: Së pari  për kazinot dhe ndërtimin. Sa i përket të parës dihet nga çdo qytetar i Ferizajt se familja, dhe njerëzit të tij janë marr me kazino.

Kjo nuk është sekret, dhe kjo nuk është akuzë, pasi nuk e kam akuzuar se në kazino ka bërë shpëlarje të parave apo ka bërë veprimtari të jashtëligjshëm. Jam marrë me atë se çfarë përfaqëson ana morale e një politikani që është marr me këtë veprimtari, natyrisht unë s`jam prokuror që të gjej dëshmi, por kështu flitet dhe unë si gazetar shpreh opinionin e publikut. Është një e drejtë universale në krejt botën, që diçka që dihet por s`ka prova, dhe për këtë s`mund të akuzohet askush. Mbi të gjitha, z. Zariqi duhet të ma di për nder që i kam treguar çfarë flitet për të. Tjetra është për ndërtimet, të cilën edhe vet z. Zariqi e pranoi se djemtë e tij merren me ketë fushë të biznesit dhe kjo është krejtësisht në rregull nëse i paguajnë taksat dhe gjithçka është në rregull.

Unë kam shkruar se ndërtimi është fushë nga e cila qyteti po i jepet imazh i shëmtuar, dhe ky është perceptimi dhe për këtë s`ka ligj në botë që mund të akuzoj dike. Unë s`po shkruaj për fatin tim, dhe rastin tim personal por me atë së si një politikan mundohet që përmes padive në gjeyqe të mbyll fjalën e lirë. Kjo është për mua shqetësuese, dhe për të cilën duhet reagoj shoqëria. Ky është shembull i keq edhe për gazetarët e ardhshëm të cilët nuk do të guxojnë asnjëherë të shkruajnë për njerëz të fuqishëm , pasi kanë frikë se e pësojnë. Fjala e lirë i lejohet gazetarit me çdo konventë ndërkombëtare, dhe këtë askush nuk guxon t’ia merr. Gazetari ka vetëm fjalën e lirë, dhe nëse kjo i mohohet nga ndikimi politikë atëherë vdes edhe gazetaria.

Pavarësisht nga epilogu i këtij rasti, unë s`do të ndalem të them vetëm të vërtetën, natyrisht duke përfaqësuar opinionin e qytetarëve të cilët nuk kanë ku të shprehin mendimin, dhe nëse mediat iu mbyllin dyert nga frika e pësimit atëherë nuk flitet për media të lira, por të kontrolluara. Derisa të shkruaj do e them vete të vërtetën, fjalën e lirë nuk ma mohon askush, pa të cilën jam praktikisht i vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...