Zgjidhja që, "Pjekë mishin e shpëton hellin" !

Opinione

Zgjidhja që, "Pjekë mishin e shpëton hellin" !

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 24 korrik 2019 Në ora: 23:30
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Meq Gjykata Kushtetuese e Enver Hasanit, alias ; e vartësit të Hashim Thaqit në atë kohë, solli një Aktgjykim të prerë në lidhje me koalicionet para dhe pas zgjedhore, dhe të drejtën e formimit të Institucionëve, me ç'rast u krijua një presedan duke favorizuar dhe dhënë të drejtën ekskluzive n'formimin e Institucioneve, subjektit ose koalicionit parazgjedhor, atëbot synimi dhe qellimi i Gjykatës Kushtetuese të Enver Hashimit, ishte favorizimi ekskluziv i PDK-së dhe dëmtimi i VLAN-it, përkunder faktit që kishte shumicën absolute parlamentare bashkë me pakicat dhe që kalonte 2/3 përkatsisht mbi 81 deputet.

Vendimet dhe interpretimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë të diskutueshme, andaj ; tani e tutje, duhet të sillemi konform atij Aktgjykimi, edhe pse dorën në zëmër, nuk është as i mirë dhe as i drejtë & demokratik por është i detyrueshëm, valid dhe i pakapercyeshëm.

Ajo që shihet e dihet, falë sistemit tonë zgjedhor të papërshtatshëm, asnjë subjekt politik si i vetëm, nuk i'a del t'fitoj shumicën parlamentare që si e vetme t' krijoj edhe Institucionet, imponohet detyrimisht lidhja e koalicionit parazgjedhor.

LDK & LVV, janë dy subjektet politike paralemntare kombëtare që mund t'a rrëzojnë PAN-Serbinë, duke fituar në mënyrë absolute shumicën parlamentare dhe të drejtën e formimit të Institucioneve të vendit, edhe pse kjo mënyrë, nuk është e parapelqyeshme por e imponuar nga presedani i lartëpërmendur.

Ngërqi që po shkakton kerkesa e padrejtë dhe e padënjë e LVV-së për postin e Kryeministrit, jo vetëm që po pengon formimin imediat të këtij koalicioni fitues, por edhe po dëmton përafrimin e këtyre dy subjektëve, si e vetmja shpresë dhe solucion, që nxjerrë në opozitë PAN-Serbinë, sh'kapë shtetin dhe nisë e mbara për kombin & atdheun.

Kerkesa e t'voglit për hisën e madhe, shfaqë drejtperdrejtë qellimin e pushtetit si synim dhe, dhe jo interesin nacional shtetëror të Kosovës, andaj LVV-ja, duhet t'reflektoj, dhe të sillet konform fuqisë politike n'Parlament, sidomos pas ndarjës së saj në dyshe dhe n'kontekstin e dhënë historik (momentum) !

Një kerkesë e tillë e LVV-së ; pa takt, absurde dhe non-sens, pengon afrimin me LDK-në, dhe i jep mundësinë e vazhdimit të sundimit despotist të Hashim Thaqit & Vuqiqit, permes PAN-Serbisë dhe me shumë pasoja, deri n'fatale për fatet e atdheut.

LDK-ja s'mund, s'duhet dhe s'guxon të falë vullnetin e Sovranit n'tavolinë, ngase ai vullnet është ekskluziv dhe i panegociushëm, kështu që, posti i Kryeministrit i takon eksluzivisht LDK-së e jo LVV-së, pikë !

Sa herë që LDK-ja nuk e ka menagjuar drejtë vullnetin e Sovranit, dhe për hir të ineteresit madhor ; nacional -shtetëror të Kosovës, si dhe ; lirisë dhe çlirimit nga armiku, siq ishte rasti n'Rambuje e këndëj, pësoj LDK-ja dhe Kosova, andaj jemi këtu ku jemi, kaq gjatë dhe kaq keq.

LVV-ja, t'a ulë pazarin, nëse e do vendin dhe çlirimin e tij nga kapo-bandat e të vetquajturit, krah i luftës (PAN), në të kundërtën ; kerkesa maksimaliste dhe jo reale do ktheht n'mallkim t'saj për shansin e humbur n'dobi t'vetën dhe t'vendit.

Momentumi imponon :

Marveshje për koalicion parazgjedhor që t'plotësohet kriteri i pas presedanit nga Aktygjykimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe Lista Zgjedhore të kalkulohet në fuqinë aktuale politike, t'shprehur në numrin e deputetëve , alias GP-së, dhe gara dhe fushata zgjedhore të bëhej ndaras, ku rezultati pasgjedhor do diktonte edhe ndarjën e pushtetit, pra duke lexuar vullnetin e Sovranit.

Kjo gjë , do bëntë garën më serioze dhe ma autentike, e cila n'fund edhe do rezultonte më dy subjekte t'koalicionit, si fituese absolute dhe do hapte shtigje e rrugë drejtë konsolidimit të shtetësië, dhe ecjës së sigurt drejtë të ardhmes Europiane dhe Euro-Atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat