Kohën e fundi kemi lexuar parulla e pamflete "Smrt za šiptari"(vdekje shqiptarëve). Këto parulla s'janë të shkruara nga dikush tjetër përveç maqedonasve proserb. Sa interesant janë bashkëkombasit e Zaevit, jetojnë në shtetin e vet me emrin, Republika e Maqedonisë, së bashku me shqiptarët, e në anën tjetër mendërisht, psikikisht e shpirtrisht më shumë e duan shtetin e Serbisë sesa të Maqedonisë, më shumë e duan popullin serb sesa popullin e vet maqedonas. Shqiptarët që ua ndërtuan shtetin e maqedonisë s'i duan, por e duan Serbinë, e cila, jo që s'ua pranon kishën autoqefale maqedonase, por herëdo, kurrëdo serbët e mendojnë si territor të vet Maqedoninë.
Po sikur, më 2001, Serbia të sulmonte Maqedoninë sikurse Ali Ahmeti që e rrezikoi, a do ua kthente prapë territoret maqedonasve sikur që ua ktheu Ali Ahmeti?, me siguri jo, me këtë "jo-në" serbe nuk do egzistonte Maqedonia, me mos egzistimin e R. së Maqedonisë nuk do ekzistonte edhe populli maqedonas.
Këndej i doni serbët, andaj për ndërtimin e shtetit tuaj hyni në Marrëveshje të Ohrid, Përzhinos e Prespës me politikanët shqiptarë. Shqiptarët e urrejtur nga ju ua ndërtuan Maqedoninë e në anën tjetër hapur i doni serbët që memzi presin t'ua gllabërojnë shtetin e nacionalen tuaj maqedonase.
Si është e mundur bashkëkombasit e Zaevit ta duan Serbinë më shumë se sa kombin dhe shtetin e tyre?
Si është e mundur populli i Zaevit ta donte më shumë Serbinë se sa populli i Njegoshit, malaziasit që janë vëllezër me serbët. Vet malaziasit s'duan të dëgjojnë për Serbinë.
Pse populli i Zaevit i do serbët më shumë sesa shqiptarë që votuan për LSDM-në? Pse popujt e ish-jugosllavisë janë të hidhëruar me serbët, vetëm ju jo?
Pse popujt rreth e përqark Serbisë njësoj si shqiptarët kanë mendime negative për Serbinë përveç maqedonasve, pse? Mos ndoshta...