Momenti për ndryshime në udhëheqjen shtetërore, partiake dhe parlamentare

Opinione

Momenti për ndryshime në udhëheqjen shtetërore, partiake dhe parlamentare

Nga: Hafiz Shala Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:03
Hafiz Shala

Vetëm votuesi pa ndikime të bëjë përzgjedhjën për kandidatët.

Zgjedhjet e parakohëshmë e të jashtëzakonshme duhët të ndodhin si moment i cili rastësishtë po na del së është i  përshtatshëm që votuasi të ja caktojë fatin seicilit për pushtetin ose për partinë.

Nuk ka ma sjellje sikur në komunizëm ku Komiteti qëndror partiak ta caktojë listen e kandidatve si kuadra të mundshme për qfardo pozite.

Pretendime  e pretendet mundë të ketë sa të donë, por, vendin duhët të ja caktojë sovrani në bazë të votave të fituara.

Vetëvetiu krijohey lista e kandidatve sipas numrit të votave të fituara dhë sipas asajë, mundë të ketë nji bashkëbisedim së në bazë të votave  të fituara të përcaktohën postët qoftë shtetërore ose partiake, po gjithnji sipas meritave..

Kjo, do të ishte demokraci e vërtetë dhe njiherit sovranit do ti takojë përgjegjësia për votën e dhënë. 

Është shumë e thjeshtë dhe nuk vjenë në shprehje kurfar imponimi apo parapërcaktimi së kush duhet të përzgjidhët.

Dhe, kjo është ajo mungesa dhë gabimi të cilin e kemi përseritë dhe, si pasojë e kemi udhëheqjën qfarë e kemi dhe, ma e rëndësishmja kualitetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të cilët është prononcuar dhe ka përcaktuar listën e tyre në baza familiare, klanore, farefisnore dhe shantazhuese.

Une të kam zgjedhë deputet dhe ti do ta luajshë lojën time respektivishtë kërkesat e partisë të cila e marrin primatin  para atyre shtetërore e qytetare.

Që të gjithë pretenduesit për qfardo posti, duhët ta ketë votën e vërtetë dhë përkrahjen për të veprue i pavarur dhë i pandikuar nga askush.

Atëhere, vërtetë vjenë në shprehje  përgjegjësia para votuesit dhe ai do të ballafaqohet më të deri të shkarkimi apo largimi po më të njejten votë.

Pra, jo sistemi komunist në përzgjedhjen e kandidatve por direkt nga elektorati.

Kjo, është ma së e domosdoshme tani kur shteti është para sfidave shumë të mëdha në shtetëndërtimin, shtetërrumbullaksimin dhe mbrojtjen e terësisë teritoriale nga udhëheqës më përgjegjësi shtetërore por nën diktatin e jashtëm dhe atijë të brëndshëm mërcenar në shërbim të Serbisë.

Këtyre ditëve u tha e qka nuk u tha. U komentue dhë u analizue pothuajsë qdo veprim i udhëheqjës shtetërore dhë atyre partiake më kalkulime të padijshme e të pandërshme. Qëllimi, të merrët pushteti më qdo qmim e më qëdo kusht qoftë edhe në dëmë të shtetit. 

Qoftë edhe më rrezikimin e marrëdhëniet më miqt tanë, në rëndë të parë më Shtetët e Bashkuara të Amerikës dhë disa shtete evropiane.

Kjo, si pasojë e mosnjohurisë së politikave në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe impakti i tyre në tejkalimin e sfidave të cilat nuk ishim as nuk jemi në gjendje që ti përballojmë siq thotë populli, pa ja dijtë hallin vetit.

Dhe, kryeneqësia, arroganca dhë naiviteti, mundë dhe do të jenë më pasoja marramëndëse për shtetin dhë të ardhmen e tijë. 

Sipas teorive konspirative, është pritur nji ndodhje “ e papritur” siq është ky i Keyeministrit më rastin e dorëheqjës “befasuese” sepse, ai, edhe ashtu ka qenë para mocionit të mosbesimit vetëm pritej mbledhja votave të mjaftueshme të cilat gjithnji kanë qënë të pasigurta nga disa grupe parlamentare dhe siq thotë populli: ulu së nuk të hanë qëjtë”.

U zhagitë apo u nxitë e u kurdisë kjo  dorëheqje apo, u vetëplanifikue për poena partiake e individuale por, gjithësësi jo për interesa të shtetit as të popullit.o

Populli, le që nuk ishtë pjesëmarrës në këto marifete por totalishtë u anashkalue më injorimin ma të nënqmueshmë që ndonjihere nji populli mundë ti ndodhë. Kjo, është absurd i paparë dhë i papërjetuar në demokracit përendimore qoftë edhe ballkanike. Nese nuk ndërpritët kjo praktikë, ky avaz do të vazhdojë.

Sipas kësajë, po na del së asnji politikan të cilët që njizetëvjetët e fundit sunduan prej nji posti në tjetrin  më ketë shtet( përposë Vetëvëndosjës), nuk ishin të ndërshëm, nuk ishin më popullin dhë, ishin injorantët më të mdhënjë të këtijë populli të vuajtur, skamnor e papërspektivë.

Dhe, po këta sundues, përseri “ kanë fytyrë” ti kërkojnë votën e popullit në bazë të qkafit?. Suksesit?!. Cilit “sukses”. Atijë të hajnisë, të krimit, të tradhëtisë të shitjës së pjesve të teritorit, të marrëveshjeve të fshehta edhe të hapura gjithnji kundër vëndit të vetë duke i dalë krahë xhelatit që nuk ka të ndalur duke e  kundërshtue Kosovën qëdo iniciativë, qëdo kërkesë për të ecur përpara, qoftë edhe më përzirjen më arrogante në punët e brendshme të shtetit pa e lodhur kokën së ndokush do të ja ndalë turrin së pasë pavarësisë nuk ka kurfar të drejte as më Konventat Ndërkombëtare as më marrëveshjet e arritura për përcaktimin e marrëdhënieve në mes të dy shtetëvë dhë dy fqinjëve.

Përderisa Bashkësia Ndërkombëtare heshti ndaj këtyre veprimeve të Serbisë apo nuk reagojë ma bindshëm, athere, sipas asajë së pas qëdo akcioni,lindë reakcioni.

Ai reakcion anipse i vonuar por i qëlluar si reakcion. Por, kjo fatekeqësishtë fillojë të na kthehët si bumerang pasë keqëmenagjimit dhe mospërfilljës së këkesave të miqve  tanë posaqërishtë të SHBA-ve.

Një ditë ma parë, para së ti kërkojë Keyeministrit më nji Letër të hapur publike për suspendimin e përkohëshme të taksës, bëra pyetje së kush do të jetë përgjegjës për mbrojtjën e tërësisë tëritorialë të Kosovës nese taksa suspëndohët dhe a do ta respektojë Serbia marrëveshjën eventuale më Kosovën.

Edi që ka patur  edhe mospajtime ndoshta më atë letër, por, qëllimi im ishte, jo ti dalë në mbrojtje larg asajë Serbisë por Kosovës dhe më ja que fjalën në vëndë mikut tonë shpetimtar historik kur kërkojë që taksa përkohësishtë të suspëndohët e cila në rast të mosrespektimit të asajë që vëndosët, të rikthehët mënjihere.

Dhe, kjo kërkesë nuk u respektue dhë  filluan reagimët e “buta” të SHBA-ve por më efektë negativ për shtetin.

Haradinajt nuk ju dha viza si Kryeministër ta vizitojë  SHBA-në përposë në cilësinë private. Filluan ngadalsimi i përkrahjës së asajë që ishim jetësishtë të interesuar dhe fatëbardhësishtë më ndihmën amerikane e përshpejtuam formimin e ushtrisë më paisje moderne  ushtarake dhe përkrahje e cila ishte ma së e nevojshme.

Ju lamë vënd shpekullimeve të të gjithë atyre që rrishin në nji këmbë për të bërë gabime fatale duke filluar nga pari i shtetit qoftë nga përkrahësit  e tijë si Kryeministri Shqiptar, Presidenti serb dhe bashkëpunëtorët që tanima janë shumë mirë të njohur për opinionin gjithëshqiptar.

E tani, po rropatemi së kush i bëri këto kurtha. Së pari duhet filluar nga vetja. Nese donë më tregue muskuj politik, duhësh ta kësh fuqinë politike të cilën nuk e ke as brënda e as jashtë. Në çka atëhere bazohësh. Në spektrin politik të përqarë deri në palcë. Në një Parlament të qakorduar dhë totalishtë  nën ndikimin e partive politike respektivishtë të boseve të tyre. Në “fuqinë ekonomike” që nuk e ke apo që është e zhvatur deri në atë masë sa që as rezerva shtetërore nuk ke. Më një Qeveri numerikishtë më të madhe në Evropë në krahasim më numrin e banorve dhë më nji tubë njerzish analfabet të cilët kanë zënë vënde punë sa për rrogë por jo për shtet e për qytetarin dhë për kryrjen e shërbimeve profesionale.

Për të qënë tragjedia edhe ma e madhe, fatëkeqësishtë, shteti ka mbetë në duar të atijë nga i cili po mbrohemi për ta coptue, sakatue e korigjue  sipas planeve për krijimin e Serbisë Madhe e të Shqioërisë së vogel.

Ky, sipas Kushtetuesës duhët të ja “ zgidhë” lakin Kosovës të cilin ja ka lidhë vetë. Domëthenë, po lypë ndihëm nga xhelati për ta shpetue jetën. A duhët ndonji argument shtesë  më tregue gjendjën së ku gjindemi?! E, po popull edhe do të pritni apo do të qëndroni endë në heshtje për fatin tuaj?

Spekulime ka nga të gjitha anët e posaqërishtë të atyre që e kanë mizën nën kapuq. Të atyre që e dijnë së nëse ndonji drejtësi do të jetë funkcionale, e lirë dhë e pakapur, athere, këta do të gjindën prapa grilave qoftë për : hajni, krim, korrupcion dhë divërzion politik  kundër atëdheut.

Shpresa  vdesë e fundit dhe mbetët të shpresojmë. Fati, nuk vjenë vetëm prej zotit, atijë duhët ti prijësh vetë nese edhe ti duhesh të  angazhohësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat