Si i lartësojmë ne si popull ish kolonizatorët

Opinione

Si i lartësojmë ne si popull ish kolonizatorët

Nga: Shpend Salihu Më: 26 korrik 2019 Në ora: 21:39
Shpend Salihu

Është më se i habitshëm fakti si kemi prirje edhe si klasë politike edhe si popull, të marrim vlerat dhe zakonet e pushtuesve dhe kolonizatorëve tonë gjatë historisë sonë shekullore dhe të kemi nostalgji për ata që na përçan në baza vëllazërore e fetare. Siç dihet Grekët e shkatërruan Ilirinë dhe i dëbuan Ilirët në mënyr tinëzare, gjersa për fat të keq një pjesë e Shqipëtarëve në pjesën Veriore të Shqipërisë vuan nga nostalgija për Grekët dhe edhe pse janë Shqipëtar me prejardhje deklarohen si minoritet Grek.

Më pas erdhën Romakët na e lanë katolicizmin na trajtuan si robër e na plaçkitën sa mundën, pas tyre erdhë bizanti e na la ortodoksizmin dhe i mundësojë fiseve barbare sllave nga karpatet vendosjen në trojet tona. Pas saj erdhë Turqia e cila na la Muslimanizmin dhe nuk na njifte si pasardhës të Ilirëve por si popull të vet, na morri ushtarak jeniçerë djemtë tonë dhe futi përçarjen nëpër fise Shqipëtare, duke i ngatërruar vëllezërit mes vete ku edhe arriti që Hamzë Kastriotin dhe Mojsi Golemin ti ngris ndaj të madhit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, më pas Turqit i ngritën kurth Ali Pashë Tepelenës duke e ngritur edhe familjen e tij kundër tij, atij ia prenë kokën dhe vetëm 60 ushtarë i mbetën besnik si dhe motra dhe nipi.

Të gjitha tradhtitë që na u bën ne po i harrojmë, edhe lëvizjen e Prizrenit të cilën na e shkatërruan Austro-Hungarezët, Prusët, Rusët dhe Turqit, duke e demoluar lëvizjen e më pas duke na marrë trojet tona etnike. Më pas erdhi Serbia e cila vrau dhe përdhunojë Shqipëtar dhe i futi në ngatërresë edhe familjarët ndërmjet veti duke blerë spiuna dhe duke zhvilluar propagandë agresive ndaj ideatorëve të lëvizjeve kombëtare.

Sot për fat të keq ne i lartësojmë këta okupator me këngë Greke, Turke e dikund dikund edhe Serbe. Europa e cila e lejojë ndarjen e trojeve tona po e pregadit Serbinë për BE në vitin 2022 gjersa Shqipëria as nuk është në agjend për kandidim në BE e besa as Kosova nuk ka mbështetje të nevojshme financiare nga Europa e as liberalizim të vizave. Kur Anglezët dhe Amerikanët pas luftës së II Botërore pregaditën Abaz Ermenin të merrte pushtetin nga Enver Hoxha në Shqipëri me ndihmën e Miladin Popoviç, Koçe Xoxe, e Dushan Mugosha, informacionet i erdhën Enver Hoxhës dhe grupi i Abaz Ermenjit u shkatërrua.

Jemi në shekullin e XXI e ende jemi i vetmi shtet në Europë pa liberalizim të vizave, ushtarët tonë arrestohen e Europa e Turqia investon në Serbi ndërsa në Kosovë në përçarje fetare dhe ndërtim të xhamive. Deri kur do jemi naivë e të biem grackë e armiqëve tonë shekullor, pse nuk kërkojmë përkrahje Anglo-Amerikane, në aspekt politik, ekonomik e ushtarak e të mos jetojmë në vartësi të Europës e Turqisë mos të bëhemi robër të tyre e të jetojmë në Gheto sepse koha ecë e çdo ditë është e çmueshme jo vetëm për shtetin tonë Kosovë, por edhe për çështjen Shqipëtare në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat