Një kalvar tragjik përndjekje dhe dhune pa alibi!

Opinione

Një kalvar tragjik përndjekje dhe dhune pa alibi!

Nga: Diadema Stil Më: 28 korrik 2019 Në ora: 09:26
Ilustrim

Krimi dhe bandat në Shqipëri, duke gjetur terren veprimi në një realitet tranzitiv me një problematikë të ngjeshur sociale e politike, vazhdojnë të fitojnë terren gjithnjë e më shumë, duke u bërë rrezik serioz për rendin dhe stabilitetin qytetar.

Konfliktet me motive pronësore, ku është implikuar rëndom bota e krimit në Shqipëri, përbën “Thembrën e Akilit” të mosfunksionimit të një shteti të së drejtës, që të garantojë pronën e individit, jetën dhe stabilitetin qytetar.

Çështja e pronave, me veprimin e dy ligjeve kundërshtues e përjashtues ndaj njëri-tjetrit si dhe me mungesën e veprimit të shtetit të së drejtës, është kthyer në një çështje të mprehtë për shoqërinë shqiptare, për pronarë të vjetër, të rinj, vendas apo të ardhur, gjatë lëvizjeve të vrullshme demografike të shoqërisë shqiptare.

Sokol H. Tollja, lindur më 2 shtator 1969 në Kodër Kamëz, i martuar dhe me katër fëmijë, si dhe vëllezërit e tij Gëzim e Luan Tollja, ka disa kohë që janë përfshirë në një konflikt të rëndë për çështje pronash me familjen Xhinari. Sokol. H. Tollja gjatë viteve 1987-1989 ka punuar magazinier në repartin ushtarak Kodër Kamzë dhe me ndërrimin e sistemit dhe nisjen e proceseve demokratike u shpërndanë pronat ku atij i takuan të merrte rreth 2 mijë  metra tokë, ku falë zemërgjërësisë së tij iu dha një pjesë toke dhe dy vëllezërve të tij, Gëzimit e Luanit. Me këtë pronë që tashmë zotëronte në mënyrë ligjore, duke qenë tip punëtor, ndërtoi një biznes pastiçerie, më vonë kësaj toke iu shtua shumë vlera dhe si e tillë zgjoi lakminë e një tipi që kërkonte të përfitonte duke u mbajtur si “i forti”i lagjes. Ky person quhet Gafur Xhanari, i cili hyri në konflikt me vëllezërit Tollja dhe të atin e tyre, pasi kërkonte me çdo kusht të iu merrte një pjesë të tokës, që tashmë kishin në pronësi. Megjithë tenativën e familjes Tollja, vetë dhe me ndërmjetës për ti qetësuar gjërat me dialog dhe bashkëbisedim, ai jo vetëm që nuk pranonte, por konfliktet arritën deri në ushtrim dhune të fortë dhe kërcënim jete. Në vitin 2006, kur filloi procesi i legalizimit, presionet dhe konfliktet e  vëllezërve Tollja me këtë person u ashpërsuan më shumë, pasi ky i kërcënonte me jetë. Pas 3 vjetësh, me 1 shtator 2009, Denard Xhinari, i biri i Gafurit, së bashku me Edison Bezatin, kushëririn e tij, vajtën në pastiçerinë e Sokol Tolljes dhe në mungesë të tij, pasi ndodhej për furnizim e e në prani të familjarëve të tij, thyejnë xhama e orendi  përmbysin gjithçka, duke e shkatërruar objektin brenda dhe jashtë tij.

Por historia jo vetëm që nuk mbaron këtu, por vazhdon me një intensitet më të lartë kriminal, ku me 10 dhjetor 2009, në orën 3 mbas drake, në rrugën “Kastrioti” që shkon për Institut, teksa Sokol Tollja  po kalonte rrugën, befas aksidetohet qëllimshëm nga përndjeksi i tij D. Xhinari, me makinë e tij tip benz, ku thyen këmbën e djathtë dhe gjurin dhe përmendet i traumatizuar në në Spital Ushtarak.

Nuk kanë mjaftuar të gjitha këto, por me 29 korrik 2010, Denard Xhanari me benzin e tij dhe me shoferin e tij kanë ndaluar para pastiçerisë së Sokol Tolljes, duke kërcënuar me pistoleta në drejtim të tij dhe të familjes së tij, ndërkohë që Sokoli ishte ende me paterica, nga aksidenti që ata i patën shkaktuar. Në këto rrethana, në një gjendje gjendje depresive, për vetëmbrojteje, Sokoli merr me shpejtësi armën e tij që e kishte në lokal dhe gjuan një  metër afër këmbës së dhunuesit, që të largohej e mos të vriste gruan e fëmijët e tij; në atë çast, dhunuesi larghohet me shpejtësi nga aty dhe menjëherë vjen policia, të cilës Sokoli iu dorëzon armën. D. Xhinari kthehet përsëri në pastiçerinë e Sokolit, dhe në prani të policisë, me xhama të thyer e makinë të prishur, e akuzon Sokolin për një fishek që i paska qëlluar, ku dhe ekspertiza e quan normale, duke qënë e lidhur me njerëz të korruptuar si deputetë e tjerë.

Seriali i këtyre killerëve që nuk ndalojnë para asnjë lloj të drejte dhe ligji vazhdon me 8 shtator 2012, kur Sokoli ndodhej tek ballkoni i lokalit, duke pirë kafe me Dodë Markun dhe vajat e tij Xhesika 10 vjeçe e Xhevahirja, 8 vjeçee; kur vijnë në befasi Gafuri, Denardi, Kristjan Xhinari, nipi i tij dhe kushëriri E. Bezati, të armatosur me leva e thika, e godasin Sokolin në kokë me levë, sipër veshit të djathtë dhe vetëm falë Zotit dhe me mbrojtjen e Dodë Markut e të tjerëve të pranishëm, arriti ti mbijetonte kësaj dhune tragjike.  Goditjeve të këtyre kriminelavë nuk iu shpëton as vajza e tij tetë vjeçe, të cilën e goditën në kokë. Ato çaste tragjike, Luan Tollja merr merr mbesën e gjakosur, Xhevahiren tetëvjeçe dhe shkon në polici për denoncim. Gëzimi, vëllai tjetër, dërgon me shpejtësi në urgjencë të vëllanë në gjendje të rëndë. Pas mjekimit dhe daljes nga gjendja kritike, Sokoli ka vajtur në polici në orën 18 e 30 minuta; keqbërësit u arrestuan për momentin, por me shuma parash dalin jashtë pa u laguar dhe vijnë për presion e dhunë përsëri në dyqanin e tij. Nga ai moment Sokol Tollja largohet familjarisht për tu mbrojtur në Kanërr të Peshkopisë, për të ardhur në 2016 tek vjehrri i tij në Tiranë, Z. Kaloshi. Me 10 korrik 2016, Denardi me bandën e tij kanë vajtur tek shkolla “Hoxha Tasim” duke i bërë presion se do të vrasim prindërit. Në 2017 kanë bërë prap presione e shantazhe. Ne 20 gusht, Luan Tollja  merr një telefonatë anonime, ku kërcënohet me jetë dhe terrozohet bashkëshortja dhe fëmijët. Pasi sigurojnë familjet, dy vëllëzerit, Sokoli dhe Luani nisen për mërgim, drejt vendit më të bekuar të Europës, vendit kampion të lirive dhe të drejtave njerëzore, Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat