A duhet të riaktivizohet Partia fshatare?

Opinione

A duhet të riaktivizohet Partia fshatare?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 29 korrik 2019 Në ora: 12:37
Gani Mehmetaj

Partia Fshatare e Kosovës fatkeqësisht nuk ishte jetëgjatë. Atëbotë diheshin arsyet, Kosova ishte e okupuar, bujqësia rrënohej qëllimisht nga Milosheviqi, gati gjysma e popullatë katundare u dëbua nga Kosova para fillimit të luftës.

Është mirë që sërish të ri themelohet Partia Fshatare, sepse bujqit apo fermerët sikurse po u thonë sot, kanë nevojë më shumë se asnjë herë më parë ta kenë përçuesin e interesave të tyre. Me fondet e zhvillimit të bujqësisë janë bërë shpërdorime të frikshme. Komandantët u bënë latifondistët-pronarët më të mëdhenj të tokave bujqësore e pyjeve, fshatarët me pak tokë morën kryesisht fonde-ndihma nga Evropa Perëndimore, por jo nga shteti i tyre, prodhimet bujqësore i blejmë nga Serbia, pra e helmojmë popullatën.

Pse të mos bëhet një reforma agrare? Ata që kanë 400- 4000 hektarë tokë që nuk e punojnë, ndërsa e privatizuan me korrupsion t’u jepet katundarëve.

Asnjë fermerë nuk trashëgoi disa qindra hektarë, por jo fermerët zhvaten mijëra hektarë tokë që nuk e punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat