Pse PSP-ja nuk i duhet më askujt?

Opinione

Pse PSP-ja nuk i duhet më askujt?

Nga: Ejup Berisha Më: 30 korrik 2019 Në ora: 22:08
Ejup Berisha

Në Republikën Veriore të Maqedonisë si duket nuk i duhet më askujt Prokuroria Speciale Publike apo PSP-ja. Pushteti po e anashkalon ndërsa opozita gjatë kohë po tenton që ta ndalojë. Këtë që po e them e bazoj nga ajo që po shihet apo e njëjta gjë po vërehet shumë qartë nga casja dhe sjellja  e pavendosur dhe joserioze e të dyja palëve pra nga ajo e përfaqësuesve politik të pozitës dhe të opozitës, prandaj po taktizohet shumë nga të dyja palët me miratimin e propozim ligjit të ri për Prokurorinë e re që do të quhet Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe të korrupsionit të lartë.

Kur ju duhej bënin cmoa që të funksionoj ashtu siç funksionoi me shumë pompozitet mediatik dhe me qalime ky organ i akuzës me shumë emër dhe me pak nam i cili nuk arriti të bëj as bum e as bam në sferën e gjyqësisë. Nuk bëhet prokurori me marrëveshje mes politikanëve të pushtetit dhe opozitës. Kjo praktikë e bërjes së këtyre institucioneve ka pamundësuar funksionimin me efikasitet të sistemit gjyqësor në vendin tonë apo si rezultat i marrëveshjeve joparimore dhe jo të drejta mes politikanëve janë shmangur shumë mundësi dhe domosdoshmëri për akuzimin dhe dënimin e politikanëve të cilët kanë bërë shumë krime gjatë gati tre dekadave të fundit këtu te ne.

Vlen të thuhet se Prokuroria Speciale publike në kuadër të hetimeve të saja intenzive ngriti disa akuza ndërsa Gjykata penale në Shkup në bazë të tyre dënoi disa aktor kryesor të ish rexhimit Gruevski në mesin e tyre edhe vetë këtë të fundit por aktgjykimet e saja deri tani nuk morën epilog pozitiv pra nuk arritën të zbatohen kjo me arsye pa arsye me qëllim apo pa qëllim por është fakt se dhjetëra dënimet e shqiptuara nga  PSP-ja nuk u zbatuan pra ato nuk prodhuan asnjë efekt apo pasoja juridike për titullarët e atyre aktgjykimeve. U pa dhe u kuptua se pushteti dhe opozita u morën vesh mes vete që të shqiptohen dënime por të mos mund të realizohen të njëjtat këto vendime dhe akte  juridike.

Pavarësisht sukseseve dhe dështimeve të shumta të PSP-së ky organ i akuzës Ishte atrakcion shumë i madh apo dhe një fije shprese për qytetarët e RVM-së gjatë viteve të fundit sesa për politikanët aktual atëkohë në opozitë e tani në pushtet të cilët me ta arritur qëllimin e vetëm rrëzimin e rexhimit të ish Kryeministrit Nikolla Gruevski tani nuk janë më të interesuar që ta rregullojnë punën e Prokurprisë së re të lartë apo këta kanë filluar ta anashkalojnë atë e opozita kërkon me ngulm që të shpërbëhet PSP-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat