Çka synon Serbisë me armatimet e fundit nga Rusia?

Opinione

Çka synon Serbisë me armatimet e fundit nga Rusia?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 30 korrik 2019 Në ora: 22:27
Sherif Ramabaja

Presidenti serb Vuçiç, falënderoi Rusinë për armatimet e dërguara. Vitin e kaluar Serbia kishte blerë po ashtu aeroplan luftarak dhe pajisje të tjera luftarake nga Rusia. Sivjet po ashtu ata njoftuan se do të blejnë pajisje ushtarake edhe nga Franca. Serbia edhe vetë prodhon armë dhe furnizon vendet e treta si dhe ato të cilat janë në konflikte aktuale. Ajo armatime u shet edhe vendeve që ndodhen nën embargon ndërkombëtare. Pra një nga bizneset e Serbisë si në planin e brendshme dhe atë ndërkombëtar mbeten armatimet dhe strukturat kriminale shtetërore të Serbisë të cilat merren me këtë veprimtari.

 Gjithkund në botë është brengosë se aty ku grumbullohen armatimet, kështu siç është rasti në Serbi, në mënyrë të pakontrolluar. Dihet që Serbia kurrë nuk është armatosur për qëllim mbrojtjeje. Ajo duke shfrytëzuar armatimet e tilla gjithnjë ka sulmuar fqinjët e saj edhe pse gjithmonë i ka humbur luftuat e filluara. Në Serbi gjithmonë ka pasur njerëz të çmendur të cilët si synim kanë pasur t´i pushtojnë fqinjët, t´u grabisin territore dhe të ushtrojnë terror mbi ta. Këtë më së miri e dinë shqiptarët, sepse e tërë Serbia shtrihet në tokën dardane.

 Tash gjërat kanë ndryshuar. Kosova ka ushtrinë e vetë dhe është në gjendje t´i kundërvihet agresionit të Serbisë. Ajo tërë këtë lojë mund ta bëjë për konsum të brendshëm. Me një propagim të tillë Serbia më tepër ndoshta e ushqen faktorin e vetë të brendshëm, me ndjenjën se ajo është e fuqishme. Udhëheqësit serb e dinë se janë të rrethuar nga shtetet që janë tashmë anëtare të Natos, ose pritet që së shpejti të bëhen anëtarë të kësaj aleance të fuqishme perëndimore. Serbia ndodhet si të ishte në gojën e ujkut. Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtare të Natos. Priten të bëhen Maqedonia dhe Bosnja. Kosova tashmë e ka themeluar ushtrinë e saj dhe në një kohë të caktuar edhe ajo do t´i takoi po kësaj aleance.

Të gjitha këto shtete që i përmendëm nuk kanë pretendime që ta sulmojnë Serbinë, po është një sinjal se ajo duhet të zbres në tokë sepse përndryshe po u hudh në aventura, duhet ta dij se çfar e pret. Ushtria e Kosovës, me një moral të tillë luftarak çfarë disponon dhe me pajisje të një niveli të njëjtë sikurse Serbia, brenda dy ditësh do ta pushtonte Beogradin. Kurse po ta mësynin të gjitha këto shtete së bashku Sebinë, do ta fshinin nga harta gjeografike. Të gjitha këto i din udhëheqësia e Serbisë. Ata e dinë që edhe Rusia nuk dëgjon për ta, kur të jenë në pyetje interesat e saj personale. Këtë e kanë provuar disa herë, e së fundi me ndërhyrjen e Natos në Kosovë më 2000. Prandaj Kosova sduhet të brengoset për atë, çfarë bënë Serbia, po si të konsolidohemi ne si shtet i fuqishëm si në aspektin ekonomik, politik, social dhe kuptohet në atë ushtarak. Kosova ndoshta do të duhej ta marr rolin prijës në mbrojtjen e ineresit shqiptar në Ballkan, duke parë krizën politike për pushtet në Shqipëri. Kjo është një përgjegjësi e madhe, po dikush duhet ta bart këtë rol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat