Stop armëve në dasma, nuk jeni duke shkuar në luftë!!!!

Opinione

Stop armëve në dasma, nuk jeni duke shkuar në luftë!!!!

Nga: Ejup Berisha Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:40
Ejup Berisha

Kur të vini në dasmën time mund të merrni gjithçka me vete për dhuratë si psh ndonjë televizor të shtrenjtë e të mençur, ndonjë mjet teknik të markave të mëdha dhe të njohura botërore apo dhe ndonjë makinë super të shtrenjtë dhe luksoze si psh Bugati, Ferrari apo dhe Porshe hahaha. Jo jo bëj shaka mos më sillni asgjë por ju porosis mos u nisni të më vini në ahengun më të shenjtë e më të gëzuar, të jetës time me armatim sepse për së tepërmi e urrej këtë gjë.

Çfar mendoni ju trima të pasluftës se do tu lejoj që të ma prishni dasmën? nuk do tju lejoj jo kurrë që ta bëni këtë gjë të keqe dhe tepër të tmerrshme e të shëmtuar. Nuk jeni duke shkuar në fushbetejë lufte por në dasëm. Dhe do të marr guximin që të pyes se pse shqiptarët kur të shkojnë në dasma shkojnë sikurse të ishin duke shkuar në luftë të vërtetë dhe atë të armatosur gjer në dhëmbë ndësa kur shkojnë në luftë të vërtetë ata shkojnë sikurse të shkonin në dasëm apo nuk shkojnë fare.

Dasma nuk është luftë por aheng familjarë gëzimi dhe hareje. Kur shkon me armatim dhe gjuan në dasëm ndonjë familjarë apo ndonjë i ftuar atëher ai/ajo i bën disa gjëra të tmerrshme dhe të papranueshme si psh nën 1. Ai apo ajo e prish qetësinë dhe rendin publik,nën dy ai/ajo i frikësojnë dhe i shqetësojnë mysafirët dhe të ftuarit, pastaj mund të lëndojnë ndonjë mysafir dhe nikoqirin por edhe mund tua marrin jetën njerëzve. Pse gjuajtje me armë zjarri në vend publik siç janë edhe dasmat, pse dikush tenton të bëhet trim pa nevojë. Do ju themë diçka shumë serioze më dëgjoni ju lutem me vëmendje Po ma lëndoi apo vrau dikë gjuajtësi i paautorizuar në dasëm me armatim atëher ky gjest apo veprim është krim i ngjashëm sikurse kur vret dikë me qëllim apo me paramendim.

Gjithashtu po ndodhi që dikush rastësisht të ma lëndoj apo vrajë dikë prej familjarëve apo ndonjërin prej të ftuarve atëher ai njeri do të hyjë dhe do ta gjenë belanë më të madhe me mua. Nuk lejoj që gruaja ime e ardhëshme psh ajo me inicialet B.B nga fshati Simnicë i GV-së që të më shqetësohet e aq më pak të lëndohet apo dhe mos thashtë Perendia të më vritet. Kush e bën një gjë të tillë në dasmën time do të futet në telashe shumë të madhe me mua gjatë tërë jetës. Atij apo edhe asaj kurrën e kurrës nuk do tia fal jo gabimin por as fajin. Pasiqë gjuajtja me armë zjarri në dasma nuk është gabim i rastit por faj dhe krim i cili duhet të dënohet dhe sankcionohet nga Gjykata kompetente penale në procedurë shumë të shpejtë dhe atë pa keqardhje dhe pa kurrfar kërkim falje.

Ska falje për ata që bëjnë dëme materiale dhe jomateriale nëpër dasma. Çfar gëzimi dhe kënaqësie a mund të ma thotë ndonjë njeri është të gjuash me armë zjarri në dasëm në mes turme njerëzish?. Ka pasur kohë dhe hapsirë kur shqiptarët kanë mundur të gjuajnë dhe atë me armë zjarri në të gjitha cepet e vendit psh gjatë konflikteve të fundviteve të 90-të të shekullit të kaluar prandaj bëhuni të kujdesëshëm dhe mos shkoni në dasma për të krijuar probleme,tollovi apo dhe tragjedi por për ti shërbyer apo që ti ndihmohet mikut për mirvajtjen dhe mbarvajtjen e dasmës. Prandaj Stop shkuarjes me armë në dasma edhe ju thash ju nuk keni të drejtë ta bëni këtë gjë sepse nuk jeni sherifë që të bëni çtë duani sepse jeni të ftuar në dasëm e jo në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat