Zotëri Ali Ahmeti, kush të do më shumë, ne që të kritikojmë, apo bashkëpunëtorët e tu?!

Opinione

Zotëri Ali Ahmeti, kush të do më shumë, ne që të kritikojmë, apo bashkëpunëtorët e tu?!

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 2 gusht 2019 Në ora: 11:49
Ali Ahmeti

Në kohën e fundit jemi në hall të madh me simpatizantë partiashë të BDI-së që na kritikojnë, na shajnë hapur, po dhe tinëzisht, e disa ndoshta janë adhurues të kësaj partive po që s’ia kanë parë hajrin na përgëzojnë për shkrimet  kritike ndaj Ali Ahmetit e partisë së tij, BDI. Njëkohësisht kënaqen e na përkrahin pa fjalë e me heshtje edhe këta të partive opozitare.

O ju që na shani, kritikoni, që na përgëzoni e na lëvdoni, t’ju tregojmë se kotë e keni, për shkak se nuk shkruajmë që juve t’ju hidhërojmë apo gëzojmë, nuk shkruajmë pse ia kemi inatin Ali Ahmetit, po kritikojmë për atë se pse funksionarët e klika e kësaj partie luajnë si maca me miun me popullatën shqiptare. T’ju themi dhe një gjë juve që na urreni, kritikoni e na shani, mos mendoni se Ali Ahmetin e doni më shumë se ne, ju e di pse e përkrahni dhe e adhuroni, për shkak të interesit tuaj personal, ju funksionarë, ministra, drejtorë, profesordoktora, dekana, ju që rini në shtëpi e merrni rrogë pa punuar fare; ju anëtarë të kryesisë qendrore e lokale ia keni bërë Ali Ahmetit këtë të keqe, ia bëni qejfin për interesat tuaja korruptive, prostitutave, tradhtare-kombëtare.

Të gjithë ju jeni fajtor ordinarë për urrejtjen dhe rënien e autoritetit të Ali Ahmetit te popullata shqiptare.  Prandaj një gjë ta dini, o Ali Ahmeti, se autoritetin tuaj ta kanë humbur ata që të rrinë rreth e përqark, që të respektojnë jo pse të duan, po për interes. Pa na tregoni ju, zotëri Ali Ahmeti, kush ta ka humbur autoritetin, a ne që të kritikojmë, apo miku yt i ngushtë Musa Xhaferi me skandalet e tij korruptive e seksuale. 

Kush e turpëroi moralisht e shpirtrish ish-deputeten më të spikatur të partisë suaj Ermira Mehmetin, në vend që ta respektonin deputetët e ministrat tuaj si vajzë apo motër ata e deklasuan psiko-moralo-shpirtrisht, cili prind e burrë pas Ermirës do ta lejonte të bëhet deputete apo ministre e partisë suaj. Kush u tha "stërvina" struganëva? ne që ju kritikojmë apo miku yt më i dashur Musa Xhaferi? kush u tha "bythëbambuka" tetovarëve, ne që ju kritikojmë, apo miku yt i dashur Musa Xhaferi? Kush u tha "dele" gostivarasve, ne që të kritikojmë apo miku yt i dashur Musa Xhaferi?

Si s’ju vjen turp bashkëpunëtorëve tu për kështu veprime të shëmtuara. Po a e di zotëri Ali Ahmeti se të gjithë funksionarët e partisë suaj janë piça e të korruptuar deri në dhëmbë, çdo ministri, drejtori e sektori më i ulët i juaji është i korruptuar. Si është e mundur për shkurtkohë funksionarët e tu të bëhen milionerë, si është e mundur përkrahësit e tu pseudointelektualë për 12 muaj  njëkohësisht të magjistrojnë e doktorojnë, aty për aty të bëhen docentë e dekanë, si mund për katër muaj anëtarët e partisë suaj të marrin shkollën e mesme. Plotësisht i japim të drejtë Gordana Jankullovsk që gjatë përgjimeve telefonike funksionarëve t'u u thoshte “indianci”, për shkak se i ka parë se s’janë për kurrgjë, përveç parave e femrave s’kanë menduar e vepruar asgjë për të mirën e popullatës.

Në anën tjetër shumica e shqiptarëve ju shajnë juve, sa mirë për miqtë e tu të afër, vet bëjnë punë të pista, kurse ju  i hani nga populli tërë shuplakat duke ju thënë edhe tradhtar. Prandaj zotëri Ahmeti juve kush ua ka humbur autoritetin, ne që ju kritikëshillojmë, apo miqtë e tu funksionarë të prishur, të pasionuar për pushtet e të pa përgatitur kombëtarisht, intelektualisht, moralisht e shpirtrisht?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat