Kosova me udhëheqës vezirë, e për popullin rezilë

Opinione

Kosova me udhëheqës vezirë, e për popullin rezilë

Nga: Rexhep Torte Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:55
Rexhep Torte

Zotërinj udhëheqës milionerë në Kosovën e pasluftës, po Ju themi me plot bindje, mendon kthjellët se domosdoshmërisht një ditë do të plakeni dhe nuk dihet se çfarë pleqërie do të keni, dhe se nga cila sëmundje do të sëmureni, pasi mëkatet paguhen edhe në këtë jetë.

Zotërinj udhëheqës milionerë në Kosovën e pasluftës, tërë pasurinë që e fituat në mënyrë të paligjshme me siguri do të mbetet këtu në këtë jetë të shkurtër, sepse askush pasurinë nuk e ka marë me vehte në jetën e përtejme.

Zotërinj udhëheqës milionerë në Kosovën e pasluftës, kujtojeni Zotin, sepse për në jetën e përtejme është me rëndësi që njeriu të merr me vehte mirësinë, mëshirën dhe lunturinë për të cilën ka sakrifikuar dhe ua ka ofruar tjerëve.

Zotërinj udhëheqës milionerë në Kosovën e pasluftës, mendoni kthjellët se për mëkatet që njeriu i ka kryer ndaj të tjerëve gjatë jetës që e jeton, domosdo do të përgjigjet me përpikmëri para Zotit. Nga kjo nuk ka shpëtim për asnjërin.

Të gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë të mirfilltë shpresuan se me ardhjen e lirisë dhe të pavarësisë së shumë pritur të Kosovës, do të vijnë të udhëheqin më të mirët dhe më dinjitozët, por ja që ndodhi e kundërta.

Në fund të viteve të 90-ta të shekullit të 20-të, asnjë shqiptari me mendje të shëndoshë dhe asnjë atdhetari të devotshëm shqiptar, nuk i shkonte ndërmend dhe as që mund të besonte , se pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, 20 vite radhazi Kosova të udhëhiqet e keqqeveriset në mënyrë kaqë të papërgjegjshme, të neveritshme e skandaloze.

Për ta shpëtuar Kosovën nga kjo situatë e nderë aktuale, vota e popullit duhet të shkojë në kutitë e votimit të partive dhe personave të ndershëm e që nuk kanë qenë derisot në pushtet.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës si shembull e anashkaluan edhe Adem Demaçin, Mandelën e Kosovës duke mos i dhënë as edhe një vend deputeti.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës nuk mund ti afroheshin as te thembra e këmbës Adem Demaçit, qoftë për dituri, qoftë për aftësi, dhe qoftë për guxim e adhedashuri.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës nuk do ta kenë kurrën e kurrës zotësinë dhe lavdinë e Adem Demaçit.

Udhëheqësve të derisotëm të Kosovës ua pamë, marifetet, gënjeshtrat dhe premtimet boshe, që mundohen vetëm për veten, familjarrët dhe rrethin e ngushtë të tyre.

Udhëheqësve të derisotëm Kosova ua pamë sherrin dhe tmerrin.

Vetëm Stalini, Tito dhe Enveri Hoxha i shantazhuan dhe i vranë shokët e tyre të luftës.

Lidershipet e derisotëm në Kosovë u dalluan vetëm për keqqeverisje, paternalizëm dhe pasurim të paligjshëm.

Lidershipet e derisotëm në Kosovë për 20 vite në liri e pavarësi, krahas miqvë të fuqishëm ndërkomëtarë që i kishin, dhe mijëra argumenteve e fakteve për krimet që Serbia i kreu në Kosovë, nuk arrijtën ta gjunjëzojnë para botës Serbinë agresore gjenocidale.

Nuk arritën as ta detyrojnë Serbinë të kërkojë falje publike për krimet e kryera.

Nuk arrijtën ta reformojnë prokurorinë dhe drejtësinë për ti vënë para ligjit kriminelët serbë.

Nuk arrijtën ta zbardhin fatin e 1650 shqiptarëve të rrëmbyer nga Serbia.

Nuk arrijtën të kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia për dëmet dhe shkatërrimet e shkaktuara gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/1999 në Kosovë.

Nuk arrijtën ta bëjnë listën komplete të femrave shqiptare të dhunuara në Kosovë nga kriminelët e Serbisë.

Nuk arrijtën ti përkthejnë në gjuhë të huaja dhe ti shpërndajnë nëpër botë librat e botuar dhe materialet e tjera për krimet e Serbisë në Kosovë, për tu thënë stop gënjeshtrave diplomatike të Serbisë në rafshin ndërkombëtar.

Nuk arrijtën që para se ti fillojnë bisedimet Kosovë- Serbi në Buksel, ti vënë kushtëzime të merituara Serbisë.

Udhëheqësit milionerë të Kosovës nuk nguruan në 20 vitet e kaluara të vrapojnë pas posteve dhe pasurimit me korrupsion, duke e dëmtuar edhe më shumë ekonominë e Kosovës të shkatërruar nga lufta, dhe duke ndikuar kështu direkt në varfërinë tejmase të popullit të Kosovës.

Kjo aqë më tepër kur botërisht janë të njohura viktimat dhe sakrificat e Kosovës për të arriur tek kjo liri dhe pavarësi e shumëpritur me gjenerata të tëra.

Te gjitha informatat dhe njofimet që vijnë nëpërmjet mediave, tregojnë dhe dëshmojnë se lidershipet e derisotëm të Kosovës në 20 vitet e kaluara në liri e pavarësi, janë udhëheqësit më vetjakë, më të korruptuar dhe më antipopullorë që njeh historia e Kosovës.

Kjo papërgjegjësi e madhe e udhëheqësve të Kosovës në 20 vitet e kaluara bëhet edhe më e turpshme, kur kemi parasysh se këta udhëheqës tashmë në Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane, harruan fare faktin se kjo liri erdhi si rezultat i përpjekjeve, i sakrificave dhe i flijimeve të mëdha që bëri populli i Kosovës.

Ushtria, paramilitarët dhe policia e Serbisë gjatë okupimit të Kosovës me agresion gjenocidal në vitet 1998/1999, kryen mijëra vrasje, masakrime e dhunime të shqiptarëve në Kosovë.

Ushtria, paramilitarët dhe policia e Serbisë dogjën qindra mijëra shtëpi të shqiptarëve në Kosovë, rrëmbyen 1650 shqiptarë të të gjitha moshave, fati i të cilëve ende nuk dihet, shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve të Kosovës, që kaluan në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë.

Të gjitha këto skena të llahtarshme e mizore që Serbia i kreu ndaj shqiptarëve në Kosovë në vitet 1998/1999, tronditën botën demokratike dhe e detyruan NATO-n, që të kryejë bombardimet 78 ditore ndaj forcave okupuese të Serbisë, dhe e detyroi Serbinë që më në fund të tërhiqet përfundimisht nga Kosova.

Lidershipet e derisotëm të Kosovës në vend që të mbështeten ne fisnikërinë shqiptare, që ta ndajnë të mirën e të keqen me popullin e përvuajtur, që ta forcojnë shtetin, zgjodhen rrugën më të dëmshme e poshtëruese që ekziston, rrugën e korrupsionit e të pasurimit enorm të kundërligjshëm, duke krijuar pasuri milionëshe, kur pjesa dërmuese e popullit vuan për bukën e gojës, kur rinia shqiptare e Kosovës i ka humbur tërësisht shpresat dhe masovikisht largohet nga Kosova.

Ishte hipokrizi dhe dyfëtyrësi e madhe kur i shikonim këta pushtetarë të derisotëm të bënin homazhe para varrit të Adem Jasharit, heroit legjendar, dhe varreve të familjarëve Jashari në Prekaz, kur bënin homazhe para varreve të heronjve dhe viktimave tjera të masakrave serbe në Kosovë.

Këta udhëheqës të derisotëm në Kosovë gjatë këtyre homazheve flisnin fjalë të mëdha, edhe pse me veprimet e tyre shkelën me të dyja këmbët mbi gjakun e tërë dëshmorëve e viktimave të luftës.

Tani që ne Kosovë ka filluar debati për zgjedhjet e parakohshme, është shumë qesharake kur i dëgjojmë premtimet e partive që derisot kanë qenë në pushtet, e që i mban shpresa që sërish ta mashtrojnë popullin me propagandat e rreme.

Kosova mund të shpëtojë nga kjo krizë politike dhe ekonomike, vetëm nëse arrijnë fitore partitë që derisot nuk kanë qenë në pushtet, dhe vetëm nëse në udhëheqësinë ë re të Kosovës vendosen persona të ndershëm, dinjitozë dhe të pakorruptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat