Shpend Ahmeti një djalë harbut, Anton Çettës i thotë hup

Opinione

Shpend Ahmeti një djalë harbut, Anton Çettës i thotë hup

Nue Oroshi Nga Nue Oroshi Më 5 gusht 2019 Në ora: 09:04
Anton Çetta

Që nga data,7 Qershor 2014 kur shoqata “Trojet e Arbrit” dhe BISHZ-në Zvicërr organizuan një akademi shkencore në Solothurn të Zvicrrës ku ju kushtua jetës dhe veprës së profesor Anton Çettës dhe pas kësaj akademie shkencore të dy shoqatat dolën me propozimin e përbashket që Instituti Albanologjik në Prishtinë të merr emrin e professor Anton Çettës si dhe monumenti i professor Anton Çettës të vendoset para Institutit Albanologjik në Prishtinë. Fatkeqësisht kjo kërkesë e jona tash e pesë vjet u injorua. Tash e pesë vite me radhë është duke shkuar lëmsh lufta në mes të orjentimit perëndimor pro evropian që dëshiron ta ketë monumentin e profesor Anton Çettës në Prishtinë dhe orjentimit aziatiko-karpatianë që janë duke e bllokuar këtë projekt kombëtar.

Edhe pse çdo gjë ishte gati që të vendoset gurëthemeli i monumentit në oborrin e Institutit Albanologjik në momentin e fundit talibanët e Institutit Albanologjik e kundërshtuan këtë ide duke mos e lejuar vendosjen e monumentit të profesor Anton Çettës.Ndërkohë që Shpend Ahmeti dhe Komuna e Prishtinës edhe pse e kishin lëshuar lejen fillimisht për vendosjen e monumentit ata i hëngren fjalët e tyre dhe e anuluan vendimin e tyre.Kështu që Prishtina e cila ka një hapësirë të madhe nuk po ka mundësi të gjej dy metra vend për të vendosur monumentin e Profesor Anton Çettës në Prishtinë. A është i vetëdijshëm Shpend Ahmeti i cili i thotë vetes student i Harvardit e në të vërtetë është student i universiteteve dhe profesoreve bullgar me emrin amerikan i quajtur Universiteti i Blagoewgrad, siç janë edhe shumë kolegje private të tilla në Kosovë dhe Shqipëri.

Vërtetë është tragjike se deri në çfarë shkalle ka ardhur humbja e vetëdijës kombëtare dhe deri në çfarë shkalle janë ardhur një pjesë e politikanëve të Kosovës sa që të kontestohën veprimtarët kombëtar shqiptar vetëm që me veprimtarinë e tyre kanë bërë pajtimin e kombit.Shpend Ahmeti vërtetë në këtë rast është duke u treguar një djalë harbut kur professor Anton Çettës i thotë hup.Shpend ti mundesh me e bllokuar këtë projekt kombëtar edhe ndonjë ditë por një gjë dua ta them se me leje apo pa leje shqiptarët kanë me e vendosur monumentin e profesor Anton Çettës në Prishtinë.

Ndërsa ju dallkautët dhe kopukët e politikës talibaniste në trojet shqiptare do t´iu themi stop njëherë e përgjthmonë. Se palca ashtnore e shqiptarisë nuk do të shuhet kurrë edhe pse fatkeqësisht është t’holluar bukur shumë.Sikur ti thoshte dikush professor Anton Çettës kur ishte gjallë se do të bëhet gjithë kjo qendresë ´tash e pesë vite me radhë që monumenti i tij mos të vendoset në Prishtinë ai do të pergjigjej. Kur të hiqej mjegulla lehtë do ta kemi. Por kjo mjegull e shkretë karpato-aziatike shumë gjatë i mbajti trojet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat