Kuptimi i zhvillimit dhe Premtimi si  Shpresë                                                                                   

Opinione

Kuptimi i zhvillimit dhe Premtimi si  Shpresë                                                                                   

Nga: Milazim Maraj Më: 6 gusht 2019 Në ora: 10:54
Milazim Maraj

Zhvillimi, si term tingëllon pozitiv pa shpjegime tjera që tregojnë kahen e tij. Zhvillimi në drejtim të gabueshëm është më i rrezikshëm se vendnumërimi. Rëndësia e zhvillimit qëndron  fillimisht në kahen e tij. Kështu  reagimet kundër zhvillimit edhe kur kahja është e gabuar kundërshtohet dhe kundërshtaret gjithmonë përballen më pasoja. Në  këto situata të krijuara, me peshë  të rëndë është emërtimi  kur ai nuk paraqet realitetin. Duhet shumë kohë madje dekada që masa të bindet për këtë realitet dhe të akumuloj forcën shpërthyese për të ndryshuar gjendjen e padurueshme. Kjo bindje është e vonuar dhe vjen si pasojë e dhembjeve dhe dëmtimeve të mëdha.

Emërtimi “Vëllaznim Bashkim” propaganda për te, mori pesë dekada. Çdo kush që fillonte të deshifroj këtë term, si projekt të gabueshëm kundërshtohej si i rrezikshëm. Për pesë dekada u luftuan shqiptaret që identifikoheshin si reaksionar nga ata që quheshin  revolucionar. Por asnjë herë nuk u shpjegua kush ishte këtu i rrezikshëm revolucioni socialist jugosllav apo reaksioni shqiptarë që shpërthente si pasojë e të parit. Nën titullin Vëllaznim Bashkimit dhe më termin reaksion e revolucion diskriminohej,burgosej, vritej dhe shpërngulej populli shqiptarë nga trojet e veta. Pas këtyre akteve premtohej së çdo gjë do të behej mirë, kështu pranohej humbja në këmbim të premtimit dhe shpresës së rrejshme. Më vite u lavdërua Kushtetuta e vitit 1974 si arritje e madhe e shqiptarëve në shtetin Jugosllav. Por edhe heqja e Kushtetutës së Kosovës dhe aneksimi i saj nga Serbia  u shpjegua së nuk  është fare e dëmshme, po thuaj nga të njëjtit njerëz që e lavdëronin. Madje për të fol për këtë zhvillim më kahe të  kundërt të interesit shqiptar ishte e rrezikshme. Kundërshtaret, kërcënoheshin nga Serbia por edhe nga vasalet shqiptar të asaj kohe. Për të fol për ndryshimet kushtetuese ishin angazhuar pak intelektual  dhe shumë injorant që  interesin kombëtar e këmbenin më interesin personal momental. Deri sa karvani i shqiptarëve që burgoseshin dhe iknin nga Kosova ishte i gjatë  gazetat shkruanin në gjuhën shqipe “Qentë lehin e karvani ec”. Njerëzit që viheshin kundër këtyre zhvillimeve detyrimisht i bashkoheshin njërit nga këto dy karvane  në burg ose eksil.

Ata që nuk pajtoheshin më asnjë kusht në këtë kohë ishin të rinjtë student, profesor dhe intelektual. Ndërsa  ata që e donin qetësinë e tyre personale dhe familjare ishin të vjetrit kulltukgji dhe pak të ri të paguar, sistemuar, indoktrinuar dhe kërcënuar. Pas çdo akti që quhej fitore ndaj kundërshtarëve, “nacionalist, sepreatist, reaksionar” etj, dilte vlerësimi së shpëtuam unitetin e krijuar më gjak. Por pa u ndalë dhe menduar së më  gjak të kujt po e krijonin dhe shpëtonin këtë unitet të rrejshëm dhe sa ishte në interesin e tyre dhe popullit të tyre ky unitet. Në luftë doli një “gjevahir” i rij (FARK dhe UÇK), por këtë e kaluam,më pasoja të mëdha ; por jo më ato që kishte planifikuar projektuesi. As këtë kohë kuptimi i zhvillimit në kaheje të kundërt nuk determinohej drejt, as rreziku i tij që po na dëmtonte tmerrësisht.  Premtimi  si shpresë del më forma të ngjashme por më qellim të njëjtë “Nuk po humbim troje nga demarkacioni më Maqedoninë”; a humbëm?“, nuk po humbim troje nga demarkacioni më Malin e Zi”, a humbëm? dhe nuk do të humbim asgjë më ndryshimin e kufijve më Serbinë”!!?. Këto janë zhvillimet e radhës. Për këto zhvillime kërkojnë  të punojmë në ruajtjen e unitetit tonë”. Secili projekt i kërkon njerëzit e vet për të fituar duhet të jenë energjik. Uniteti për zhvillime në anën e kundërt të interesit të shqiptarëve mund të i duhet kundërshtarëve tonë jo neve. Kuvendi i LDK  m[ 03.08.2019 arriti ta ruaj “unitetin “në LDK. Askush nuk pyeti nga kush ishte rrezikuar ky unitet? A janë në krye të kësaj partie ata që krijuan kaq shumë humbje dhe rrezikuan unitetin?. A  mos do të rrezikohet uniteti nëse këta njerëz nuk e gjejnë interesin e vet personal në vij të drejt më interesin e Kosovës në  pas zgjedhjeve?. Këto gjera po i flasim tani pasi që nuk u trajtuan në kuvend. Mbetemi të konstatojmë rezultatet e unitetit të LDKL në zgjedhje nacionale të Kosovës. Të shohim nëse LDK “unike” do të formoj Qeverinë e re të Kosovës, do të jetë trampolinë për disa parti të vogla, apo bisht i pa rëndësishëm në skenën politike të Kosovës. Përsëri nuk ka identifikim të saktë të  kahes së zhvillimit dhe ka  pajtim më “premtimin e shpresës”. Po i besojmë premtimit dhe po shpresojmë që do të behët mirë.

A të lutemi dhe të urojmë që të mos ndodhë përsëri të vlerësimi  humbjes si fitore për Kosovën.

06.08.2019- Vrellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat