Porositë e Jeronim De Radës për atdheun!

Opinione

Porositë e Jeronim De Radës për atdheun!

Nga: Sami Arifi Më: 6 gusht 2019 Në ora: 14:03
Sami Arifi

Jeronim De Rada ishte një shkrimtar i madh, intelektual dhe mendimtar, që idetë e veta për jetën, artin dhe atdheun arrin t’i ndërtoj në sisteme të formësuar të të menduarit.

De Rada thoshte: “Në një shoqëri të organizuar, për të mirë, për kombin, për shtetin, njeriu ndihmon dhe ndihmohet nga të tjerët, në një rreth ku lulëzon dija dhe nderi”, ai theksonte se: “Ky organizim niset nga individi dhe shkon nëpër shkollat, në familje dhe arrin deri në shtet”. Shtrohet pyetja a jemi shoqëri e organizuar, për të mirë, në kohën e tanishme për kombin, shtetin, për njeriun?!

A ndihmon njeriu dhe a e ndihmojnë njeriun të tjerët (është fjala për njerëzit në institucione) ?!A respektohet vota e lirë e sovranit të popullatës shumicë shqiptare në Kosovë?!A caktohen institucionet nga shumica e votave të shqiptarëve, apo nga pakica serbe, e nga pakicat e nacionaliteteve tjera?! A duhet të jemi shtet multietnik, kur mbi 90% jemi shqiptarë?!A i gëzojnë pakicat në Kosovë të drejtat më tepër se sa i kanë në vendet perëndimore? !,…, e tjera e tjera.

Pra, a jemi një rreth ku lulëzon dija dhe nderi?… e shumë e shumë të tjera.Pra, sipas Jeronim De Radës: “Shteti është organizëm që udhëhiqet nga ligjet (drejtësia), si konvencë e parë e jetës shoqërore, konvencë që shkon tej jetës së brendshme dhe individuale të njeriut”. Ai në mes të tjerash thoshte: “E mira dhe e keqja si jeta dhe vdekja, janë dy skaje stabile ndërmjet të cilave lëviz dhe paraqitet bota trupore dhe ajo shpirtërore”.

Ai sqaron se bashkimi përmes mirësisë dhe të vërtetës gjithsesi lidhet me të bukurën që krijon ndershmërinë si cilësi themelore të jetës njerëzore që bëhet si çelësi i botëkuptimit të estetikës.Jeronim De Rada ishte: “Kundër të vërtetës së imponuar me dhunë, pra, ai ishte për fjalën e lirë dhe paqen”.De Rada ishte edhe kundër Makiavelit rreth mënyrave, mjeteve si dhe qëllimeve ( për të realizuar dukurinë me dhunë), për të përfunduar se: “Shpata nuk është më e fortë se fjala”.

Shpata shërben për mbrojtje nga armiqtë, ndërsa fjala shërben për t’u lidhur, forcuar me miqtë.Pra, shpata është e fortë vetëm për armiqtë, ajo qëndron në maje të drejtësisë, kah çan (pret) shpata shkon drejtësia. Thëniet e Jeronim De Radës në fjalët e tij ishin porosi për tërësinë substanciale të kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat