Letër publike gjeneralit të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviç

Opinione

Letër publike gjeneralit të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviç

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 7 gusht 2019 Në ora: 09:06
Milan Mojsiloviç

Letër publike gjeneralit të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviç, që ka lindur në Mitrovicë, më 3 gusht 1967. Ndërsa, në krye të ushtrisë së vendit serb, erdhi shtatorin e vitit që lamë pas.

Po ta përkujtojë z. gjeneral Mojsiloviç, se sivjet mbushen 50 vjet nga demonstratat e vjeshtës së vitit 1968, kur për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët hodhën kërkesat për flamurin e lirë kombëtar, Kosovën Republikë, për kushtetutë dhe vetëvendosje në viset shqiptare nën pushtimin jugosllav, duke u përballur me regjimin e rreptë policor në trojet e tyre në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Këto protesta shënuan një ngjarje të rëndësishme historike të përpjekjes së rinisë dhe të tërë popullit shqiptar për liri, pavarësi e bashkim kombëtar, ashtu siç ishte e tërë Lëvizja Kombëtare Shqiptare që nga viti 1912 e deri në Luftën fitimtare të UCK-së 1997-2001.

Demonstratat e vitit 1981 një kthesë e madhe për lirinë e Kosovës

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan, me rastin e 37 vjetorit të Demonstratave të vitit 1981, kujton dhe nderon të gjithë ato vajza e djem që morën pjesë në këto demonstrata.

Demonstratat e studentëve shqiptarë në Kosovë filluan më 11 mars 1981 dhe vazhduan më 24 mars dhe më 1 e 2 prill 1981. Me kërkesat e demonstruesve u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës. Në këto demonstrata u vranë 9 veta dhe u plagosën15 të tjerë, ndërsa forcat e policisë serbe patën 2 të vrarë dhe 17 të plagosur.

Në këto demonstrata populli i Kosovës u ngrit kundër shtypjes, shfrytëzimit, padrejtësisë dhe represionit të përjetuar nga pushtuesi jugosllav. Kërkesat e demonstratave u paraqiten edhe përmes parullave, siç ishin: “Kosova kosovarëve”, “Duam Republikë”, “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “E duam flamurin kombëtar”, “Duam bashkimin e trojeve shqiptare” e të tjera parulla.

Këtyre kërkesave të ligjshme të popullit shqiptar udhëheqja jugosllave iu përgjigj me dhunë. Më 2 prill 1981, Beogradi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë dhe ndaloi qarkullimin e mbi dy vetave së bashku në vende publike. Ndërpreu mësimin në shkollat fillore, në ato të mesme dhe në universitet. Mbylli konviktet e studentëve dhe të nxënësve në Prishtinë. U ndërpre qarkullimi i postës dhe të gjitha lidhjet telefonike. Patrullat e policisë dhe ato ushtarake kontrollonin të gjithë kalimtarët dhe automjetet në komunikacion. Kështu, Kosovën e izoluan nga pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë, duke bërë përpjekje që të shkëputnin çdo lidhje të saj me botën.

Këto demonstrata studentore në Kosovës treguan edhe një herë se shqiptarët e Kosovës janë kundër çdo pushtuesit dhe e duan lirinë e vendit të tyre. Prandaj këto demonstrata e bashkuan edhe më shumë Lëvizjen Kombëtare për të zhvilluar luftën politike e më vonë edhe ushtarake që të realizoj kërkesën e saj, lirinë e Kosovës.

Kjo ndodhi më 17 shkurt të vitit 2008 ku Kuvendi i Kosovës,gjegjësisht deputetët të zgjedhur nga vota e popullit,shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe më pas edhe Kushtetutën e saj,dhe defintivisht  fitoi Sovranitetin e saj e okupuar nga serbo sllavët të ish-Jugosllavisë,dhe kurrë e kurrës Kosova nuk ka qenë krahinë e Serbisë.

Sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e tyre, për shkak se për 20 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllëvër të tyre?!  Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

Pavarësia e Kosovës e ka gjenezën në sakrificën e popullit të Kosovës, brezave liridashës dhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Nuk mungoi as mbështetja nga SHBA-të, shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe e miqve tjerë ndërkombëtare. Kjo sakrificë dhe gatishmëri jona u materializua përmes ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, që solli lirinë. U finalizua si rezultat i rrethanave të favorshme politike dhe shoqërore në regjionin e Ballkanit dhe më gjerë, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë.

Kosova arriti të ruajë marrëdhëniet e mira diplomatike me shtetet mike në krye me SHBA-në. U miratua Kushtetuta e vendit, u forcua baza ligjore dhe institucionale dhe u ngrit shërbimi diplomatik i Kosovës në shumë vende të botës.  U krijuan themelet e para të Ushtrisë së Kosovës, përmes transformimit të TMK-së në FSK dhe u arritën rezultate të mira në ngritjen dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës, etj, etj....

Kush je ti gjenerali serb që kërcënoi Kosovën: I lindur në Mitrovicë, luftoi në Ferizaj?

Kush je ti gjenerali serb, Milan Mojsiloviç, qe ke  deklaruar se ushtria e Rusisë e mbështet atë të Serbisë në çështjen ndaj Kosovës, vjen nga Mitrovica e madje edhe ka marrë pjesë në luftën mes dy shteteve.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe ka lindur në Mitrovicë, më 3 gusht 1967. Ndërsa, në krye të ushtrisë së vendit serb, erdhi shtatorin e vitit që lamë pas.

Mojsiloviç ka marrë pjesë edhe në luftën e Serbisë me Kosovën. Ai me fillim të luftës është transferuar te Brigada 243 e Ushtrisë Jugosllave në Ferizaj.

Përveç në Kosovë, ai luftoi edhe kundër Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë.

Këto ditë, gjenerali serb u bë kryelajm në mediat e Kosovës, pikërisht për një deklaratë të tij kërcënuese ndaj vendit, ku tregon se ushtria që e udhëheqë, qëndron e gatshme e madje e ka edhe përkrahjen e Rusisë.

“Kemi përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë se si të veprojmë lidhur me çështjen e Kosovës. Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”, tha Mojsilovic gjatë vizitës zyrtare në Moskë.

Plenumi i 4-të i LKJ-së, goditja e lobit serb, të kryesuar nga Aleksandër Rankoviçi, sheshoi krimet makabre, sidomos të pas LDB-e. Aksioni i mbledhjes të armëve, i dimrit të viteve 1955-56, kulmon me terrorin mbi shqiptarët, që kishte për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve, me anën e terrorizimit, frikësimit të një populli të tërë.

"Zullumi këputët prej së trashi",- thotë populli. Dhe, ashtu ndodhi. Një popull me shekuj robërie, trimërinë e ka të vonuar. Megjithatë, vajzat dhe djemtë e Kosovës e ndjenë nevojën e zgjimit, të organizimit. Pra, "ka ardhur koha me dalë nga çubat, nga jeta ilegale, e cila u kushtojë shumë veprimtarëve të çështjes kombëtare", - siç thoshte në vitin 1997 maturanti Ibrahim Rugova

Sivjet mbushen 50 vjet nga demonstratat e vjeshtës së vitit 1968, kur për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët hodhën kërkesat për flamurin e lirë kombëtar, Kosovën Republikë, për kushtetutë dhe vetëvendosje në viset shqiptare nën pushtimin jugosllav, duke u përballur me regjimin e rreptë policor në trojet e tyre në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Këto protesta shënuan një ngjarje të rëndësishme historike të përpjekjes së rinisë dhe të tërë popullit shqiptar për liri, pavarësi e bashkim kombëtar, ashtu siç ishte e tërë Lëvizja Kombëtare Shqiptare që nga viti 1912 e deri në Luftën fitimtare të UCK-së 1997-2001.

Tani mos harro gjeneral serb?!

Pavarësia e Kosovës e ka gjenezën në sakrificën e popullit të Kosovës, brezave liridashës dhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Nuk mungoi as mbështetja nga SHBA-të, shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe e miqve favorshme politike dhe shoqërore në regjionin e Ballkanit dhe më gjerë, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë.

Kosova arriti të ruajë marrëdhëniet e mira diplomatike me shtetet mike në krye me SHBA-në. U miratua Kushtetuta e vendit, u forcua baza ligjore dhe institucionale dhe u ngrit shërbimi diplomatik i Kosovës në shumë vende të botës.  U krijuan themelet e para të Ushtrisë së Kosovës, përmes transformimit të TMK-së në FSK dhe u arritën rezultate të mira në ngritjen dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës, etj, etj....

Kjo sakrificë dhe gatishmëri jona u materializua përmes ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, që solli lirinë. U finalizua si rezultat i rrethanave të kohës,që tani Kosova ka ushtrinë ma të fortë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat