Suksese Profesor Isa Mustafa! - Bota Sot
Suksese Profesor Isa Mustafa!

Opinione

Suksese Profesor Isa Mustafa!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:56
Qamil Gjyrezi

Politika zhvilluese, integruese dhe e qëndrushme në Kosovë është shumë e rëndësishme për Kosovën, Shqipërinë dhe Rajonin e Ballkanit!

Personalisht jam shumë i interesuar për zhvillimin, stabilitetin dhe integrimin e Kosovës, arësim, shëndetësinë dhe punësimin e të rinjve kosovarë!

Liderat politikë të urtë dhe largpamës do ta zhvillojnë dhe cojnë përpara Kosovën në të gjitha fushat!

Një prej politikanëve që gëzoj respekt, falë kontributit të tij politik dhe intelektual  është edhe lideri i L.D.K.-së në Kosovë, zoti Isa Mustafa.

Nëpërmjet gazetës “Bota Sot” on-line i uroj suksese kryetarit të L.D.K-së Zotit Isa Mustafa, për rizgjedhjen në krye të L.D.K.-së!

Lidhja Demokratike e Kosovës është një parti liberal-demokrate me një histori brilante në politikën kosovare!

Zoti Mustafa duke qenë P.h.D. në ekonomi, kërkues shkencor dhe ish- profesor i universitetit të Prishtinës dhe me karrierën e tij si ish-kryeministër i Kosovës në vitet 2014-2017, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe në të ardhmen e Kosovës!

Zoti Isa Mustafa do të ndikojë gjithashtu në forcimin e shtetit ligjor në Kosovë, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve kryesore të Kosovës.  

Zoti Mustafa do të punojë fort gjithashtu për integrimin euro-atalantik të Kosovës, që është edhe e ardhmja e shtetit të Kosovës!

Formimi intelektual, profesional dhe njerëzor janë elementë shumë të rëndësishëm për personalitetin politik të qëndrusheshëm të Zotit Isa Mustafa!

Zoti Isa Mustafa me qetësinë e tij personale, karrierën politike dhe diplomatike në drejtimin e shtetit të Kosovës dhe Bashkisë e Prishtinës në 2007, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike!

I uroj sinqerisht edhe njëherë suksese në rizgjedhjen si kryetarë i L.D.K.-së dhe në të ardhmen e tij politike, zotit Isa Mustafa në të mirë të zhvillimit dhe stabilitetit në Kosovë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...