Absurditeti i politikanëve të Kosovës, për t´i ndarë postet akoma pa u organizuar zgjedhjet - Bota Sot
Absurditeti i politikanëve të Kosovës, për t´i ndarë postet akoma pa u organizuar zgjedhjet

Opinione

Absurditeti i politikanëve të Kosovës, për t´i ndarë postet akoma pa u organizuar zgjedhjet

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 gusht 2019 Në ora: 21:36
Sherif Ramabaja

Akoma pa u shpallur data e zgjedhjeve të përgjithshme shtetërore, shumë politikan të partive të ndrysheme janë pozicionuar se kujt do t´i takoi posti i kryeministrit. Nuk është çudi, nëse shpallet se kush i fitoi zgjedhjet ende pa u mbajtur. Siç jemi mësua deri më tani, fituesit e zgjedhjeve shpallen sapo të fillojnë votimet. Secila parti e shpall veten fituese edhe pse komisioni zgjedhor ska përfunduar numërimin.

Ky absurditet që ndodh në vendet ku mungon demokracia, po na përcjell në mënyrë kontinuive me vite të tëra. Politikanët e partive të tilla, me agresivitet po imponohen dhe po krijojnë konfuzion, se kush do të bëhet kryeministër i ardhshëm. Pas Kuvendit të LDK u bënë përpjekje që të mësohet se kush, nga kjo parti do të jetë kandidat potencial për kryeministër. Nuk është i vogël as numri i atyre që kryeministër të ardhshëm e shohin Kurtin nga Lëvizja. Me hipotezat apo spekulimet e para nga LDK dhe Lëvizja që u bënë për postin e kryeministrit, PD si duket u vonua një çik.  Por me bujë të madhe u paraqitën disa politikan nga kjo parti dhe me agresivitetin më të madh që mundën, deklaruan se posti i kryeministrit nuk diskutohet dhe se askush tjetër përpos Veselit nuk do të jetë kryeministër. Ata shkuan edhe më largë dhe filluan që edhe postet tjera t´i ndajnë.

 Ish kryeministri Haradinaj u akuzua se dorëheqja e tij ishte manipulim, për ta fituar simpatinë e votuesve që sërish të rizgjedhet. AAK po ashtu me ” Vonesë”, po këto ditë deklaroi që kryeministri i ardhshëm, do të jetë po ashtu nga kjo parti dhe askush tjetër pëtpos zotit Haradinaj.

Shtrohet pyetja, pse veprohet kështu, kur ende nuk dihet data e zgjedhjeve!  Ka të bëjë kjo metodë, me demokracinë, apo me autokracinë? A janë këto metoda civilizuese apo frikësuese? A kemi të bëjmë me konkurencën e partive, për më të mirët, apo janë imponime?  E  gjith kjo lojë, ende pa hyrë në garën zgjedhore.

 Qytetarët nuk duhet lejur që edhe më tutje të manipulohen. Pa marr parasysh agresivitetin e partive, ata duhet të mendojnë se kujt t´ia besojnë votën. Nuk duhet lejuar që edhe më tutje në pushtet të mbeten mashtruesit, të korruptuarit, ata që janë të lidhur me krimin e organizuar dhe plaçkitësit e shtetit dhe pasurisë së popullit. Është koha që të gjith ata që shitën patriotizëm të rrejshëm dhe u bënë milioner brenda natës, të ndëshkohen me votën e lirë. Me votën e lirë të merren vendime që Kosova të nxirret nga kjo situatë në të cilën është zhytur. Të mendohet kush është kompetent për t´i përfunduar bisedimet me Serbinë dhe kush ta ketë përgjegjësinë që Kosovën ta orientoi drejt arritjes së suksesit si në planin e konsolidimit të brenshëm dhe të jashtëm. Koha është për ndryshime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...