Dialogu me kompromis në favor të Serbisë

Opinione

Dialogu me kompromis në favor të Serbisë

Nga: Rexhep Torte Më: 11 gusht 2019 Në ora: 12:37
Rexhep Torte

Përmbyllja e dialogut Prishtinë-Beograd do ti zbulojë miqtë dhe armiqtë e shqiptarëve.

Shqiptarëve Ju duhen miq në vepër, e jo në letër.

Dialogu Prishtinë-Beograd me kompomis e çon ujin në mulli të Serbisë.

Ne shqiptarët nuk kemi miq të sinqertë.

Po të kishim patur miq të sinqertë, Shqipëria nuk do të dukej si mollë e kafshuar nga të gjitha anët, dhe trojet shqiptare nuk do të ishin të copëtuara.

Po të kishim patur miq të sinqertë, Shqipëria nuk do të kufizohej me shtetet fqinje nëpërmjet trojeve shqiptare dhe popullit shqiptar.

Po të kishim patur miq të sinqertë, Serbia do ta kishte njohur Kosovën shtet të pavarur e sovrane.

Nuk është në të mirën tonë që të mbështëtemi në iluzione dhe të mendojmë e jetojmë si iluzionistë, sepse historia jonë e gjertanishme është përplot me prova bindëse se ne shqiptarët nuk kemi miq të vërtetë e të sinqertë.

Besnikëria, fisnikëria, bujaria, shpirtbardhësia, urtësia dhe besa shqiptare, çdo ditë e më shumë na bindin, se përkundër këtyre virtyteve të larta e të pastra shqiptare që i kemi ne si komb shqiptar, shikuar historikisht me gjenerata të tëra kemi kaluar nëpër katrahura tepër të vështira të jetës të cilat nuk i kemi merituar.

Shqiptarët nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj, por gjithnjë kanë qenë viktimë e okupimeve të huaja.

Nuk duhet të kemi iluzione e të besojmë se kemi miq të vërtetë e të sinqertë, sepse ndryshe nuk do të ndodheshim në këtë gjendje që po ndodhemi sot i tërë kombi shqiptar.

Miqtë që ne i konsiderojmë se i kemi miq të vërtetë e të sinqertë, na kanë ndihmuar pikësëpari jo për miqësinë e sinqertë, por për interesat e tyre gjeostrategjike dhe për arsye se kemi qenë në të drejtën tonë.

Po të kishim patur miq të vërtetë e të sinqertë, ne shqiptarët nuk do të kishim mbetur të copëtuar me trojet dhe popullin tonë ne pesë shtete fqinje.

Po të kishim patur miq të vërtetë e të sinqertë, nuk do të lejohej gllabërimi dhe copëtimi i trojeve dhe i popullit shqiptar në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919.

Po të kishim patur miq të vërtetë e të sinqertë, nuk do të lejohej që sot shteti amë Shqipëria të duket si mollë e kafshuar nga të gjitha anët, dhe që me shtetet fqinje të kufizohet me trojet e veta shqiptare dhe me popullin e vet shqiptar.

Po të kishim patur miq të vërtetë e të sinqertë, nuk do të lejoheshin kundër shqiptarëve luftërat gjenocidale shekullore nga Serbia, Greqia dhe Bullgaria.

Kur Riçard Nikson, presidenti i SHBA-ve në fundshekullin e 20-të e vizitoi Shqipërinë, iu bë një pritje madhështore dhe realizimi i kësaj vizite ishte një krenari mbarëshqiptare.

Megjithatë gjatë kësaj vizite na ra në sy një grup i Partisë Komuniste të Shqipërisë, i cili kishte dalë të protestojë kundër kësaj vizite duke mbajtur në duar një parullë ku shkruante, “Niksoni nuk ka ardhur në Shqipëri për miqësi, por ka ardhur si krushqi për ti marë djemtë tanë në ushtri”, që nënkuptonte angazhimin e ushtrisë shqiptare nëpër misionet paqesore nëpër botë.

Kjo paraqitje e këtillë e këtyre komunistëve asokohe na befasoi shumë dhe na dukej e çuditshme.

Kur pas një distance kaqë të gjatë kohore i analizojmë dhe e krahasojmë me ndodhitë aktuale, fjalët e kësaj parrulle komuniste, duket se nuk ishin pakuptim.

Shqiptarët kudo që ndodhen dhe në çdo moment kanë dëshmuar një besnikëri dhe respekt të përzemërt e të sinqertë ndaj SHBA-vë, BE-së dhe KE-së.

Departamenti shtetëror i SHBA-ve lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri doli me qëndrim se zgjedhjet duhet të mbahen, se duhet respetuar institucionet shtetërore.

Opozita në Shqipëri me protesta kërkonte krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike, sepse me Qeverinë Rama tërë institucionet e shtetit janë kapur nga narkomafia.

Kërkesat e opozitës mbështeteshin në krijimin e një Qeveria transitore, sepse tashmë tërë bota e din se Shqipëria është kthyer në një fabrikë të madhe të drogës, dhe se drejtësia në Shqipëri e kapur nga Qeveria Rama, pengon dënimin e narkokapove të drogës, se në këo kushte ka vetëm manipulin të gjedhjeve.

Megjithatë zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa opozitën, dhe komisioni OSBE- ODIHR që i mbikëqyri këto zgjedhje, deklaroi se zgjedhjet në përgjithësi kaluan mirë, por pa opozitën dhe se duhet pritur vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese.

Na habit fakti pse në Shqipëri faktori ndërkombëtar nuk i mbështet kërkesat e arsyeshme të opozitës.

Është fakt i pamohueshëm se vetëm NATO e ndali agresionin gjenocidal të Serbisë kundër Kosovës në vitet 1998/1999 dhe i detyroi ushtrinë, paramilitarët dhe policinë e Serbisë që të largohet nga Kosova dhe që Kosova ta fitojë lirinë dhe pavarësinë.

Megjithatë zhvillimet e mëvonshme janë duke dëshmuar se liria dhe pavarësia e Kosovës nuik janë të finalizuara.

Faktori ndërkombëtar nuk e detyroi Serbinë gjenocidale që të kërkojë falje publike për mijëra vrasje, masakrime dhe dhunime të shqiptarëve të pafajshëmm, si edhe për djegien e shkatërrimin e qindra mijëra shtëpive të shqiptarëve në Kosovë.

Faktori ndërkombëtar nuk i caktoi asnjë kusht Serbisë për fillimin e diallogut Kosovë- Serbi në Bruksel.

Faktori ndërkombëtar, për dialogun Kosovë- Serbi në Bruksel më shumë është duke e drejtuar gishtin kritikues ndaj Kosovës viktimë, se sa ndaj Serbisë agresore gjenocidale.

Faktori ndërkombëtar, këmbëngul që Kosova heqën taksën e vendosur 100 për qind ndaj mallrave serbë, që është e drejtë legjitime e Kosovës dhe që kjo taksë është vënë për qëllim të mbrojtjes së ekonomisë së Kosovës, të cilën Serbia synon ta dobësojë, dhe si pëgjigje ndsj shanntazheve që Serbia i bën kundër Kosovës në arenën ndëkombëtare.

Faktori ndërkombëtar, këmbëngul që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë mbi bazën e arritjes së një një kompromisi për një marrëvëshje gjithpërfshirëse përfundimtare.

Dialogu Prishtinë-Beograd me kompromis e çon ujin në mulli të Serbisë dhe duket hapur se është në dobi të Serbisë.

Do të ishte e drejtë dhe më se reale që Lugina e Preshëves ku shqiptarët janë tejet të diskriminuar, ti bashkangjitet Kosovës dhe asgjë tjetër.

Fjala kompromis për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi paraqet shqetësim të madh, paraqet padrejtësi të madhe ndaj Kosovës.

Çfarë marrëveshje kompromisi këkohet të arrijë Kosova viktimë me Serbinë agresore gjenocidale, që në Kosovë shkaktoi mijëra vrasje, masakrime dhe dhunime makabëre e shtazarake.

Faktori ndërkombëtar, pas të gjitha këtyre të zezave që Serbia i kreu në Kosovë, duhet ta detyrojë Serbinë që pa asfarë kushtesh ta pranojë pavarësinë dhe sovranitëtin e Kosovës.

Shqiptarët nuk shkuan në Beograd që të vrasin serbë, por ishin serbët që kryen agresion gjenocidal ndaj Kosovës.

Faktori ndërkombëtar, nuk e detyroi Serbinë që kriminelët e Serbisë që kryen vrasje, masakrime dhe dhunime në Kosovë ti nxjerr para drejtësisë.

Faktori ndërkombëtar, e detyroi vetëm Kosovën që ta krijojë Gjykatën Speciale në Hagë për ti nxjerrë para drejtësisë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së që mbronin pragun e shtëpisë dhe nderin e familjeve të pambrojtura shqiptare në Kosovë, dhe që gjertani per krime lufte janë dënuar dhumë më tepë shqiptarë në Kosovë se sa kriminelë serbë në Serbi.

Gjykatat në Serbi kriminelëve të paktë serbë që dalin para drejtësisë për krime lufte u caktojnë dënime shumë të vogla.

Faktori ndërkombëtar, me këto qëndrime dëshmon qartë se po i pranon nazet e Serbisë dhe se i ka vënë në një rafsh Serbinë agresore gjenocidale me Kosovën viktimë të këtij agresioni gjenocidal, gjë që aspak nuk është e drejtë.

Faktori ndërkombëtar, nuk po e frenon Serbinë agresore gjenocidale që të mos lobojë kundër pranimit të Kosovës në organizmat ndërmobëtare, siç është rasti me INTERPOLIN.

Fakrori ndërkombëtar është duke e lejuar Serbinë që të lobojë te shumë shtete që tashmë e kanë njohur pvarësinë e Kosovës, që ta anulojnë këtë njohje.

Të gjitha këto sjellje të faktorit ndërkombëtar ndaj çështjeve shqiptare te na shqiptarët po shkatojnë një brengosje të madhe.

Lidershipet e derisotëm në Kosovë i harruan këto fakte të sipërpërmendura duke vrapuar pas posteve dhe pasurimit të paligjshëm, gjë që Kosovës, mos thashtë Zoti, do ti kushtojë shumë shtrenjtë.

Lidershipet e derisotëm të Kosovës, me indiferentizmin e tyre, me luftën pë pushtet dhe me pasurimin me korrupsion, do të mbeten të zhgënjyer rëndë, sepse u besuan symbyllas ndërkombëtarëve, pa u mobilizuar dhe angazhuar në mënyrën e duhur brenda për brenda Kosovës, për ti dalë zot Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat