Si u vëllazëruan Putini dhe Erdogani! - Bota Sot
Si u vëllazëruan Putini dhe Erdogani!

Opinione

Si u vëllazëruan Putini dhe Erdogani!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 11 gusht 2019 Në ora: 13:02
Putini dhe Erdogani

Këto ditë një portal gjerman NTV me autor C. Akyjol dha një shkrim të gjatë mbi ecurinë e rrugëtimit, se si Putini dhe Erdogani u bënë vëllezër binjakë të shpirtit, të cilët në perëndim ndiqen me dyshim. Më tutje shkrimi thotë se që të dy i detyrohen egërsisë së tyre politike të përkuljes. Presidenti rus Vladimir Putin dhe homolou i tij turk Rexhep Tajip Erdogan, janë dy sundues të tërbuar. Për kundërshtarët e tyre ata janë nxitës të luftës kurse adhuruesit e tyre i përkrahin me fanatizëm. Erdogani 65 vjeçar dhe Putini 66 vjeç kanë shumëçka të përbashkët, po sidomos janë të njejtë, sepse veten e konsiderojnë të mishëruar me shtetin dhe sundojnë në një sistem presidental autoritar. Erdogani sipas revistës Foreign Policy ” është versioni anadollak i presidentit rus ”. Që të dy gjithashtu kanë aftësinë për t´i mobilizuar masat. Kush shpreh dëshirën që t´i njoj këto dy personalitete duhet të gjurmoi, të kaluarën e tyre. Erdogani, si djalë i prinërve të varfër detyrohej që të shiste simite për t´i blerë librat e shkollës, kurse Putini ishte djalë i një punëtori të fabrikës. Erdogani po ashtu si student ishte aktivist i një partie islamike. Spiuni i KGB Putini, e përjetoi si i stacionuar në Dresden të Gjermanisë, stuhinë e qytetarëve në selinë e Stazit. ( Fjala është në kohën e bashkimit të Gjermanisë më 1989 ) Turma më pas u drejtua në selinë e shërbimit sekret sovjetik, ku Putini kishte kujdestarinë e natës. Nga frika e masës, Putini kishte kërkuar përforcime, por Moska kishte heshtur.

Erdogani me AKP konzervative islamike erdhi në pushtet më 2002, ku e mori qeverinë në krizën më të thellë ekonomike, që nga themelimi i republikës. Putini gjithashtu e filloi karrierën si kryeministër më 1999, ku vendi ishte në një gjendje të mjerueshme ekonomike. Të dy vendet mund të shpëtonin nga falimentimi përfundimtar, me ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Që të dy filluan me shpejtësi reformat për ta përmirësuar ekonominë.

Vëllazërimi midis Turqisë dhe Rusisë nuk ka rrënjë historike. Përafrimi ndodhi vetëm nën Erdoganin dhe Putinin që i lidhin interesat ekonomike . Me marrjen e postit të kryeministrit nga Erdogani më 2003, pason afrimi turko - rus. Ishin tre faktorë që drejtojnë këtë proces: kushtet e ndryshuara të sigurisë në të dy vendet si rezultat i luftës në Irak, burimet e reja të energjisë në rajonin e Kaspikut dhe mbi të gjitha interesat ekonomike.

Veprimet e përbashkëta në fusha të njëjta

Putini ishte presidenti i parë rus, që përher të parë zyrtarish më 2004 vizitoi Turqinë, për të rënë dakord për bashkpunim më të ngushtë, në fushën energjetike dhe të armatimit. Rusia është furnizuesi kryesor i gazit natyror për Turqinë dhe gjithashtu ndërton termocentrialin e parë bërthamor turk. Ky projekt do të përfundoi më 2023, në njëqind vjetorin e republikës turke, që do të kushtoj miliarda dollarë. Për Kremlinin, Turqia ka një rëndësi të madhe strategjike në planin energjetik. Veçanërisht për BE është interesant projekti Rrjedha Turke, tubacioni i gazit natyror përmes Detit të Zi, nëpër Turqi deri në Evropën Jugore. Erdogani në Shën Petersburg tha se Rrjedha Turke duhet të ndërtohet sa më parë.

Për sundimtarët e llojit të tyre, siç janë Putini dhe Erdogani, feja në personalitetin e tyre, luan një rol vendimtar. Kemalizmi është thyer thelbësisht me gjithçka tradicionale. Modernizimi në Rusi çoi në diktaturën staliniste. Putini dhe Erdogani e prezentojnë veten si inovatorë duke përqafuar të kaluarën. Fillimin e prezentimit të tij si burrështetas, Putini e festoi në kishë, duke u bekuar nga Patriarku i Rusisë. Ai kritikoi fundin e Bashkimit Sovjetik, si katastrofën më të madhe gjeostrategjike të shekullit. Erdogani rregullisht zgjedh para ose pas zgjedhjeve, xhaminë e Ejup Sultanit në Stamboll, për t´u lutur për fitoren e tij. Këtë xhami që dikur ishte kishë e vizitonte çdo sulltan që hypte në fron, për të pasur mbështetje, për shpatën e tij të Perandorisë Osmane.

Leningradi dhe Stambolli janë dy qytete që përgadisin teoritë e egra mbi komplotet nga armiqt e brenshëm dhe të jashtëm. Opozitën që ata thonë se kontrollohet nga forcat e jashtme, e shtypin duke i kërcënuar si terrorist që i pret burgu. Mediat dhe shtypin i kanë në kontroll të plotë. Përkundër ngjashmërisë së tyre biografike dhe përbuzjes së përbashkët të demokracisë, Putini dhe Erdogani kanë edhe dallime mes vete. Erdogani dëshiron ta rrëzoj Asadin kurse Putini e dëshiron në pushtet. Erdogani për shkak të shkeljes së drejtave të njeriut në vendin e vetë, gjithnjë është larguar drejt synimeve të BE, kurse Putinë kërkon alternativë duke treguar se mund t´i rezistoi konfrontimit me perëndimin. Me rastin e grusht shtetit në Turqi, Putini e denoi një formë të tillë dhe e mbështeti demonstrativisht kolegun e tij. Erdogani u përgjigj se solidariteti i Putinit e kishte bërë popullin tonë të lumtur. Nga ana tjetër, Erdogani e sulmoi mungesën e solidaritetit të perëndimit ndaj tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...