A po shkojnë shqiptarët, nga Perëndimi apo nga Lindja? - Bota Sot
A po shkojnë shqiptarët, nga Perëndimi apo nga Lindja?

Opinione

A po shkojnë shqiptarët, nga Perëndimi apo nga Lindja?

Nga: Skënder Mulliqi Më: 12 gusht 2019 Në ora: 13:33
Skënder Mulliqi

Luhatja  e shqiptarëve më saktë të shprehem e  disa udhehëqësve  ndërmjet  Perëndimit dhe Lindjës , është duke na shkaktuar dëme të mëdha.Shtrohet pyetja ku kemi qenë dhe ku jemi tash? Me Perëndimin apo Lindjën ?Shumë kush mendon së Ballkani ka mbetur diku në mes,  as andej as këndej.Të dytët mendojnë   së shqiptarët kan qenë dhe janë  më shumë  Properëndimor.Kurse  pjesa e tretë  mendon së me traditë edhe më mentalitet anojmë kah Lindja.Megjithate ka një përgjigje racionale e bazuar në fakte historike dhe në përvoja së shqiptarët  I takojnë botës Perëndimore.Duke u bazuar në kulturën dhe traditën si vlera fundamentale dhe ekzistenciale për një popull.. .

 Dy shtetet tona  nuk janë duke ecur kahut të duhur historic e shumë më pak po funksionojnë si shtete demokratike.Pushtetet po veprojnë të ndara nga  populli, dhe kjo po prodhon kriza të vazhdueshme politike e institucionale , mos të flasim për stagnim të rrjedhave ekonomike .Po e bëjnë jetën e vet, ndarazi nga shumica .Nuk kemi shoqëri të integruar, së ky drejtim moti I është lëshuar stihisë  .Modeli do të thosha përfekt I shoqërive të integruara i bazuar në vlerat kulturore -institucionale  janë: Amerika, Zvicra, Gjermania dhe disa shtete të Evropës.Bota Perëndimore është shëmbulli i kultivimit të kulturës si bashkësi e organizuar  dhe të  kultivimit  të tolerancës fetare.Ne rrethanat dhe kushtet kur lihën anash këto vlera , nuk kemi mundësi të flasim për institucione demokratike,  dhe as ta paramendojmë një shtet më kulturë politike të mirëfilltë.Elitat të cilat nuk I përceptojnë ose nuk kan dijeni të përceptimit të politikës kulturore , shteti  fillon të dezintegrohet.

 Kuazi elitat politike   janë duke na shkaktuar dëme të mëdha. Një formulë e tillë qeverisese më vendin , e këtyre  drejtuesve të politikës të dy shteteve shqiptare , është duke  na sjellur para aktit të kryer, sidomos në planin e saj të  jashtëm.Sjelljët e tilla dualiste politike të orjentuara më shumë ka Lindja ,janë  duke krijuar mjegullë të madhe në opinionin  e gjerë public. Ata të cilët po ulën në dy karrige të Përendimit dhe  ate të Lindjës , nuk iu duhen shqiptareve .Deklarativisht këto elita  janë për Përendimin , kur se faktikisht më  Lindjen.Kjo shumë I  ndihmon dezintegrimit kulturo-politik të  Kosovës  dhe  të Shqipërisë. Ajo që po na mungon më së shumti është koncenzusi nacional kur bëhët fjalë për tema të mëdha.Me udhëheqje  mashtruese , më rrena të organizuara , më hajni, nuk bëhët shteti.Ata që janë duke punuar kunder shteteve  tona dashur apo  me mos dije , sa më parë  do të duhej tu lëshojnë vend forcave përparimtare – demokratike.Në rrethana të tilla, politike jo të mira , tema Perëndim, Lindje ,  po e krijon një ambient  tjetër propagandistic më politika dinake  të te gjitha llojeve .Kjo ka krijuar seriozitet dhe kujdes në hapat e metejme të protagonistëve  të saj. Sigurisht, së kjo nuk është në interesin e jetës normale të qytetarëve ,dhe  nuk është as në interesin nacional. Me këto forca politike vështirë së krijohet ambijent I volitshem për veprime serioze, në ruajtjën e sovranitetit dhe territorit të Kosovës , e sa për planët zhvillimore shumë pak  kemi çka flasim…Shqiptarët shpëtimin gjithmonë e kan gjetur të bota e përparuar perëndimore  dhe Amerika, kurse prej shteteve të Lindjës na kan ardhë dhe po  vazhdojnë të na vijnë vetëm të keqija  shumë  të kushtueshme …

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...