Kryeministër nuk do të thotë hyjnor, por parimor dhe shërbëtor i popullit! - Bota Sot
Kryeministër nuk do të thotë hyjnor, por parimor dhe shërbëtor i popullit!

Opinione

Kryeministër nuk do të thotë hyjnor, por parimor dhe shërbëtor i popullit!

Nga: Dedë Preqi Më: 13 gusht 2019 Në ora: 13:37
Dedë Preqi

Strukturat dhe procedurat e shteteve mund të shkëmbehen në të shumtën e rasteve me njëra-tjetren, duke u zhvilluar në bazë të interesit dhe jetës së qytetareve të një vendi, poashtu edhe në Kosovë, kjo dukuri duhet të merr kahe të kësaj natyre, e cila e zhvillon shoqërinë tonë në bazë të një formule moderne, por edhe e mbronë këtë shoqëri nga ndonjë përthithje e ndonjë vorbulle e ndonjë sistemi të deformuar...

Prandaj, fjala kryeministër po lakohet shumë në Kosovë, që nuk do të thotë se je një hyjnor, që derigjon e vepron vetë, por të veprosh si një lider e zotërues i mirëqenjës qytetare, duke zbatuar normat ligjore të vendit, poashtu duke i dhënë rëndësi strategjive zhvëllimore në kuptimin e frytshmërisë dhe rritjes ekonomike.

Me këtë gjë nuk nënkuptohet që ushtrimi i këtij pushteti ka një kuptim të vetin specifik, por nominimi i kryeministrit nënkupton vullnetin dhe aftësinë e njeriut për t’iu kushtuar detyrave të caktuara të pushtetit. Ndërsa në vendin tonë nominimin e këtij përsoni kuptojmë të kundërtën, si diçka madhështore dhe pushtet që merr vendime në vete, i cili flakëron në një çast, por që tretët shpejt dhe që nuk ka as frytshmëri dhe as kohëzgjatje, shpeshherë duke përfunduar me vetë përmbysje...

Asgjë nuk e ndihmon kryeministrin dhe as pushtetarin, duke mbetur po aq i huaj ndaj realitetit të përgjegjësisë dhe nën mëshirën e arbitraritetit, nëse ai nuk drejtohet drejtë të vërtetës, pra të ecën përpara, cilado qoftë mënyra e emërtimit të drejtimit në të cilën duhet të aktualizohet angazhimi dhe veprimi i tij, që do shpie në zgjedhjen e një formule të gjithmbarshme në zhvillimin e shtetit.

Pas emrit “kryeministër” në vendin tonë në Kosovë, po bëhët shprehi e vazhdueshme e etjeve për pushtet, me ç’rast edhe po fshihen motive të ndërlikuara, përveq asaj që për të qenë të lirë në ushtrimin e kësaj detyre dhe duke marrë mbi vete përgjegjësitë si diçka që i përketë këtij zotërimi, për aq kohë që të ndihet jehona e mesazhit të mirë në udhëheqjen e qeverisjes dhe pushtetit të saj, ndodh e kundërta, me një imazh tjetër që shkon tej qëllimit pozitiv.

Sëcili që nesër do ta merr rrolin e kryeministrit të vendit, dhe vendos për ta udhëheqë këtë hoerizont pushtetar, nëse nuk do të përcaktojë kritere dhe kushte që krijojnë luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit, veprimet e prekshme të drejtësisë, të demaskojë heroizmat e rremë të luftës, njëherazi të merr përgjegjësi morale dhe politike në marrëveshjet Kosovë-Serbi, mbase do ta ketë vështirë, në të kundërtën do mundohet kot ta mbajë një pushtet të tillë vetëm sa për sy e faqe.

Nga këto rrethana çfarë pohuam na shpaloset mundësia që të shpalojmë diçka në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, ku besimi i qytetarëve mungon dhe e ka humbur rrugën e kuptimit të vet, dhe kjo nuk është e çuditshme, kur morali pushtetar ka rënë në nivelin më të ulët të besimit. Deri këtu ku kemi ardhur, sikur thotë një fjalë popullore “ço e rrëzo”, duke bërë shumë pak për vendin tonë, pothuaj shumë pak lidhur me vlerën qytetare dhe të ardhmën e tyre, por edhe në përgjithsi për shtetin e këtij vendi.

Shteti rritet në lidhje të ngushtë me jetën e qytetarëve dhe mirëqenjen e tyre, në të kundërtën aty ku i zoti i shtëpisë devijon rrugën e parimeve, apo bie në konflikt me anëtarët e vet dhe bashkëjetojnë në tensione të vazhdueshme brenda përbrenda, duke e akuzuar njëri-tjetrin, aty thojnë nuk ka ma “bereqet”, sepse punët nuk shkojnë për së mbari.

Kosova është çliruar njëherë nga okupatori serb, pothuaj se e ka hequr qafet zhugën sllave dhe skllave, por rriqëra nuk heqët qafe kollaj, dhe duhet pasur kujdes, sepse e ka futur thellë turirin e saj të mprehtë dhe të helmuar në trupin e pastër të qenjës kombëtare.

Qytetari i Kosovës, akoma nuk e ka gjetë vetën në shtetin e vet të lirë, i cili po ballafaqohet me shumë sfida të ndryshme, por edhe për mbijetesë. Dhe kjo formë e jetës jo e kënaqshme dhe jo prosperuese për qytetarët e vendit, përveq tjerash, po e skicon këtë vend si një pikë e zezë në rajon, të cilin edhe Evropa nuk po heziton, duke e dalluar dhe përjashtuar për momentin nga rrethi i vet, apo duke e kufizuar brenda vetëvetës.

Prandaj, është e pakuptueshme dhe e pa shpjegueshme pse ky vend po vazhdon të nëpërkëmbët përmes udhëhqësve të dyshimtë, si pseudopatriota, mashtrues, korruptues, kriminel, analfabeta politik dhe më në fund nuk duhet t’ia hedhim fajin askujna më shumë se vetëvetës.

Do ti besojmë të ardhmës dhe njerëzve të saj, atyre që do të vijnë nesër në pushtet, atyre që i kanë duart e pastërta, atyre që janë të përgaditur dhe ua beson populli pushtetin, atyre që qytetarin e trajtojnë në kuptimin e mirëqenjës, atyre që shtetin nuk e konsiderojnë pronë të tyre, por e trajtojnë si krijim i një modeli të frymëzuar në përputhje me kriteret njerëzore dhe shtetërore të këtij vendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...