Kosovës në këtë moment, ma shumë i duhet ndryshimi së stabiliteti?!

Opinione

Kosovës në këtë moment, ma shumë i duhet ndryshimi së stabiliteti?!

Nga: Hafiz Shala Më: 14 gusht 2019 Në ora: 21:31
Hafiz Shala

Deklaratat demagogjike e mashtruese të udhëheqjes së deritanishme politike e demokratike të Kosovës, janë vetëm farsë që paraqet rrezik për Kosovën në udhëkryqin më të rëndësishëm gjatë gjithë historisë së sajë.

Mashtrimet e  popullit më deklarata qe janë në kundërshtim më veprat e udhëheqësve të deritanishëm të shtetit, janë aq cinike të pandërshme dhe të parealizueshme sepse, çdo dukuri negative që i kanë përcjellë politkëbërësit e shtetit që 20 vite në pushtet, janë absolutisht të pamundëshme të realizohen më të njëjtit që, në të vërtetë duhet filluar  nga ata që është e pamundur duke e patur parasysh së shteti është aq fortë  i kapur sa që këto dukuri, në rëndë të parë korrupsioni, krimi, nepotizmi dhe dukuritë tjera, nuk mundë të ndalën e as të eliminohen.

 Një Qeveri e pastër, e ndërshme dhe e guximshme, ka gjasë që më kalimin e kohës ti arrijë qëllimet. Kuptohet më njerëz të aftë.

Po trumbetohet   dhe po i premtohet popullit nga ish pushtetarët së, më të riardhur në pushtet, “ pamëshirëshëm” do të luftohët dhe të eliminohet korrupsioni i cili e ka kaplue shoqërinë kosovarë në rëndë të parë pushtetarët të cilëve, po jau përmende, të jesin në qafë sepse ata na qenkan “ të pastër dhe të pafajshëm”. Kush e beson këtë?! Askush.

Përshëmbull, Kryeparlamentari i Parlamentit në shpërbërje, më tërë zërin pisket së do ta luftojë korrupcionin më të gjitha mjetët dhe metodat që i ka në dispozicion, kuptohet nëse vjen në pushtët dhe atë sipas tij dhe Partisë Demokratike, në postin e Kryeministrit sepse pretendojnë së do ti fitojnë votat dhe të dalin partia ma e madhe që faktikisht duhet ti takojë ky post. Absurd.

Ky, kur u zgjedhe në krye të partisë, “nisi më i qitë dhembët” gjoja duke i largue disa nga ta që ishin njërëz nga klani “Pronto” dhe klani PANA, që as që e ka guximin as që e ka aftësinë( nuk është në pyetje intelekti por numri i madhe apo shumica nga partia e tij), të cilit qysh në startë i ka hasë turjela në gozhdë dhe aty ka mbet dhe do të jetë përposë deklaratave boshe e mashtruese për ti “ mashtrue” votuesit për të marrë vota të pa merituara që tani çdo qytetar i Kosovës  pas njëzet vite në pushtët, u mashtruan, u zhgënjyen deri në atë masë sa që egzistonë rreziku edhe të bojkotohen zgjedhjet. Por, në vende së ti bojkotojnë, mos ju jepni votën së përpos robit edhe zoti do të ju nemë.

Pra, për ta luftua dukurinë e korrupsionit dhe të tjerat, duhettë fillohët nga ky dhe  tërë udhëheqja e deritashme sepse, ata prijnë në këto dukuri. Këta, as që është deshtë të zgjidhen as në krye të partisë e lerë ma në organet udhëheqëse shtetërore.

Po pregatitën skenare të ndryshme për të ju ikë zgjedhjeve për të cilat deklarativishtë u shprehën pro e në të vërtetë as që janë për zgjedhjë në mëndjën e tyre, më gjithë kurthat e makinacionit, e kanë humbë besimin e popullit dhe janë të vetëdijëshëm së do të pësojnë debakël. Të shashtrisur, nuk dinë ma së çka deklarojnë. Besomani “ i  kuptojë” së ata janë në dijeni për atë që e kanë bërë dhe nëse gjykatat, që besojë do të jenë jashtë kontrollit të pushtetarëve, gjerat do të vijnë nëvënd, ndërsa këta do ti ndërrojnë adresat e vendbanimeve.

 

Kjo klasë politike e ka humbur besimin dhe në vorbullën e ketyre etheve, nuk lënë mënyrë pa e përdorur që të vijnë në pushtet.

Në një shkrim autorial të Profesorit  Dr.Aidan Hehir( Associate Profesor in international relations at the University of Ëestminister(UK), thotë së “ zgjedhjet duhet të sjellin ndryshime, jo stabilitet”( prishtinainsight.com).

Pra, në këtë moment, ndryshimet janë ma prioritare së sa stabiliteti. Stabiliteti i deritanishëm ka qenë vetëm sa për sy e faqe dhe është sa për të ruajt qetësinë në shtëpi por jo stabilitet i vërtetë dhe real, pasi, masa  e madhe e popullit nuk është e kënaqur që si rezultat, kemi një egzodë të paparë nga vendi, në rëndë të parë të rinjve për një jetë ma të mirë më një  prospektive më shprese, ndërsa, shtresat tjera për kafshatën e gojës të cilën nuk po mundë ta sigurojnë në atdheun e tyre.

Investime në afalt e jo në organizata ekonomike që e kanë bajtë barrën kryesore ekonomike dhe kanë sigurue punësim, investohët në ato kompani ku përmes tenderava të ndryshme, udheheqja aktuale u pasurue deri në atë masë që nuk janë në gjendje ti kuptojnë qytetarët skamnor sepse, ajo ishte prioriteti i tyre në “zhvillimin e Kosovës”. Në të vërtetë ishte politika e vetëpasurimit në mënyrën ma të pandërshme. Tenderomania ishte filozofia e tyre interne për t’u pasurue në dëmë të shtetit e qytetarit. Pra, ju duel boja.

Si mundë të ju drejtohën këtij populli këta ish udhëheqës për të jau kërkue votën. Për çka ti votojnë këta hajdut të cilët pa pikë fytyre, gënjejnë, shesin patriotizëm të rrejshëm, punojnë kundër interesave të shtetit deri në copitmini e tij sipas planëve shekullore dhe aktuale të Serbisë, dhe, përseri vazhdojnë sikur vërtetë të ishin aq të suksesshëm sa që më “kryelartësi dhe bindje” t’u drejtohen qytetarëve për ti votue.

Pra, unw pajtohem më Profesorin e nderuar së vërtetë Kosova në ketë moment ka nevojë për ndryshim rrënjësor e jo vetëm figurativë.

Që, më një fjalë do të thotë së garniturës  së deritanishme absolutisht nuk duhet as të u jepet mundësia të konkurrojnë. Kjo, është në dorë e votuesit shqiptar më bindjen së ma në fundë është vetëdijesuar.

Ditë më parë u zhgënjeva së sipas një shkrimi në Bota sot ku LDK dhe Vetëvendosje goja nuk që kanë dakordue për disa pika dhe mundë të ndodhe që ky koalicion i shpresës të dështojë.

Por, fatbardhësisht gjera morën drejtimin e duhur dhe këto dy  parti ma të mëdha opozitare do të lidhin koalicionin e shumëpritur nga qytetarët dhe opinioni gjithëshqiptar. Unë mendojë së duhet të lidhin gjithqysh koalicion parazgjedhor qe të sigurojnë numrin e mjaftueshëm të votave për të drejtuar vendin.

Sipas deklaratave të shtetëve të Quintit së janë të interesuara për rifillimin e dialogut më Serbinë, pra, do të kërkohet të suspëndohët taksa 100%, për çka do ta kushtëzojnë Serbinë për ta ndërprerë fushatën kundër Kosovës rreth njohjeve dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtar.

Pra, Qeveria e ardhshme nëse ka garancion së Serbia do ta njoh Kosovën, së Serbia do ti ndryshojë sjelljet karshi Kosovës rreth pengesave dhe, a janë të sigurt së Serbia do të kërkojë çnjohjët që ja ka bërë Kosovës dhe ato shtete që e kanë pranua propozimin e Serbisë për çnjohje, në shënjë tërhjekje, zyrtarisht ta njohin shtetin e Kosovës së mbesin pranë njohjeve zyrtare të mëparshme.

Këto dy parti, sipas mendimit tim, duhet të përpilojnë program të përbashkët më të cilin do të dalin para votuesve.

Më atë program, para së të dalin në opinion, të kanë një konsultë më mikun tonë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në mënyrë të qartë dhe dicidive t’u behët më dije së:

Nuk ka ndryshim apo korrigjim kufijsh, nuk ka Republikë serbe në Kosovë, pra kuptohët  fjala është për Asociacionin e komunave më shumicë serbe që do të thotë asesi më kompetenca ekzekutive.

Të dilet më një program të zbatueshëm ekonomik dhe social, zvogëlimin e administratës shtetërore posaçërisht në zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë sa ma minimale të jetë e mundur, dhe, të kërkohet përkrahje ekonomike dhe investime në objektet kapitale siç është Trepça  dhe shumë resurse  tjera për ta zvogluar papunësinë dhe ta ndalin egzodin e shpërnguljes të rinjve, ekspertëve të lamive të ndryshme dhe, t’u ipët përparësi gjeneratave të reja.

Pra, para miqve tanë ndërkombëtar, duhet të dilet më kërkesa të qarta të arsyetuar mirë dhe bindshëm, sepse votuesit duke jau dhënë besimin, ata presin realizimin e këtyre qëllimëve të cilat nuk kanë muajt të realizohen nga ish pushtetarët të cilët ishin të shantazhuar, të korruptuar e të inkriminuar.

Ata, nuk kanë pas guximin të jenë të vëndosur për kërkesat që jau lypë sovrani, por, ma shumë janë angazhuar që të dukën të mirë dhe kooperative më ndërkombëtarët kundër interesave të populli dhe shtetit gjithnjë duke i gënjyer ata së gjoja flasin në emër të popullit pasi e” kanë përkrahjen e tyre”.

Gënjeshtrave  ju erdhi fundi dhe perdja ra. Po dalin të vërtetat e hidhura që janë mashtrim i popullit pa u turpërua së vërtetë i mashtruan dhe i keqpërdoren derisa i sollën në ketë deregje.

Koalicioni shpëtimtar dhe në ketë moment do të thoja historik për shpëtimin e Kosovës nga zhbërja, duhet të përkrahët, ndihmohet dhe, gjithsesi edhe të kërkohet përgjegjësi sepse populli pretë ma shumë nga ky koalicion.

Nuk duhet të pritët që më një shkop maxhik të zgjidhen problemet e grumbulluara nga ish klasa politike  sepse siq thuhët ma lehtë është më ndërtuar diçka të re së sa më riparue diçka të vjetër.

Më ardhjen në pushtët të këtyre dy partive, pritët më arsye një kthesë pozitive por nuk  do të jetë lehtë për ta pasi problemet politike, sociale ekonomike e tjera janë aq shumë të grumbulluara dhe të komplikuara sa që vërtetë do të duhet kohë.

Pra, njëqindëditëshi i parë i kësaj Qeverie, nuk mundë të jep rezultate të pritshme praktike sepse, duhet njëherit ti qesin nëpër vende gjërat që aq shumë kanë devijuar sa  vërtetë duhet kohë e mundë dhe njerëz të aftë dhe të përkushtuar.

Të mbesim më shpresë së më gjithë vështirësitë, më punë të ndërshë, të sinqertë, transparent dhe të vendosur, do tua bëjnë më dije qytetareve së po punojnë për interesanteve tyre.

Popullit duhet thënë të vërtetën edhe kur është e hidhur, por, jo premtime boshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat