Si erdhi deri te emri shqiptar dhe Shqipëri

Opinione

Si erdhi deri te emri shqiptar dhe Shqipëri

Nga: Sami Arifi Më: 15 gusht 2019 Në ora: 11:27
Sami Arifi

Jo vetëm për Zeusin që, ishte kryeperëndi pellazge, ishte zot i qiellit dhe mbrei i Dodonës dhe njëherit konsiderohej baba i njerëzimit, sipas Eratostenit lloj i Shqiponjës e cila quhej Akuilla e shoqëronte Zeusin në ekspedita kundër titanëve, në përgjithësi ishte për tërë pellazgët shqiponja shpendi më i dashur dhe më i ndruar i tyre.

Prandj, jo rastësisht shqiponja është simboli i shqiptarëve të sotëm, pasardhës të pellazgo-ilirëve, meqë i vetmi vend në botë i cili quhet në emër të shqiponjës është Shqipëria, edhe është i vetmi popull që i thotë vetes djemtë e shqiponjës janë shqiptarët. Pothuajse shumica e autorëve historian të huaj e ka shënuar dhe do të shënonin se fjala shqiptar do të thotë bijtë e shqiponjës, dhe se Shqipëria është vendi i shqiponjave.

Sa i përket fjalës Alban dhe Albanoi është fjalë e huaj e cila ka një kuptim paksa tjetër, ku sipas Marchianos citon se fjala Alban rrjedh Alb dhe Alpi nga fjala kete godike dhe dake, pra, nga antika greko-romake me fjalë Alp-e kuptoheshin malet e larta të mbuluara me borë, malet e zbardhura me borë.

Në shekullin e II rreth vitit 150 p.l.K., përmendet fjala Alban dhe Albanoi. Claudi Ptolemeu citon se në Shqipërinë e brendshme të sotme jeton një fis ilir me emrin Alban, ai përmend edhe një qytet me emrin Albanopolis, por që ky emër gjatë pushtimit osman quhet Elbasn.

Sipas disa burimeve të autorëve të vjetër, fisi ilir Albanoi ishte vet purthët (në toskrishte) apo bardhët  (në gegërishte), të cilët njihen si fis ilir Parthinoi dhe Parthini. Ky popull, fisi albanët, përpara Ptolemeut janë quajtur parthini (të bardhët), për shkakun e vendit të tyre malor me borë.

Edhe sipas Filip Fallmeryerit fjala Albanoi rrjedh nga fjala  Alb dhe Albi që d.m.th., bjeshkë të mbuluara me borë, por që ai në mes tjerash citon se fjala  shqip mund të jetë emër i shqiponjës, me kuptimin si dhjemtë e shqipes, derisa më pak do të ishte romantike të thuhej shqip Skrep, pra djemtë e skrepave (shkëmbinjve), shkruan Fallmerayeri.

Aty ku shtriheshin pellazgët në tre kontinente, që banonin edhe afër bjeshkëve të larta të mbuluara me borë, pra bjeshkë të bardha, nga ky fakt u qyajt edhe populli i barth ose Parth dhe Parthini (Bardhini), prandaj sipas Ptolemeut, albanët, ilirët ishin vet parthinët të bardhët apo parthët dhe ata u takonin fiseve pellazgo-ilire me të cinën edhe vërtetohet lidhja nga pellazgo-ilirët deri te shqiptarët...Vazhdon artikulli tjetër “Ruajtja e traditave nga Pellazg deri në Shqiptar”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat