Një letër e palexuar për Festim Laton

Opinione

Një letër e palexuar për Festim Laton

Nga: Atdhe Geci Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:16
Festim Lato

Gjaku i Heroit të Çamërisë, Festim Lato, është si gjaku i Krishtit, i pafajshëm dhe i pavdekshëm si toka, dielli dhe yjet. Festim Lato prehet me të pavdekshmit e tij; Pirro Burrin, Aleksandrin, vëllëzërit Frashëri, Dinejtë dhe me të tjerët e historisë sonë. Gjakun tim thoshte Festimi do më ma marrin armiqtë. Por, unë s´jam i lig ta ndali veprimtarinë e Republikës së Çamërisë. S´dua të iki e as të arratisem nga lufta për liri.

Jetën time herët a vonë do t´ia fali tokës së zezë, Çamërisë sime të burgosur nga një „ Ligj i Luftës“ nga Greqia. Atdheu im i nderuar, shprehej Festimi; Çamëria nuk ka varr, Çamëria është në substancën e historisë, njëjtë si Skënderbeu, njëjtë si Adem Jashari. Për Shqipërinë deri në Prevezë do të ketë ndërhyrje hyjnore nga dy perënditë shqiptare; Thoti i Atlantidës pellazge dhe Zeusi i Dodonës Ilire. Liri e Çamërisë, Çamëri! Unë Festim Lato, vendin tim e dua edhe kur vendas të vendit tim më shajnë dhe i gëzohen vrasjes sime. Festim, biri im! Lavdi atdhetarizmit tënd! Lavdi!

Atdhe Geci - Vlorë, 27. 07. 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat