TV Klani po e bombardon opinionin me kronikat e zeza! - Bota Sot
TV Klani po e bombardon opinionin me kronikat e zeza!

Opinione

TV Klani po e bombardon opinionin me kronikat e zeza!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 15 gusht 2019 Në ora: 23:02
Ismail Muçiqi

Në ditarin e lajmeve të mbrëmjes, të ditës së ejte 15 gusht, televizioni Klan, plotë 18 minuta e bombardoj shikuesin-opinionin me lajme më të ndryshme të cilat i ngjasojnë kronikave të zeza të një shteti jo normal.

Opinioni kosovar i dalur nga lufta me plotë trauma dhe me halle tjera të mbijetesës dhe gjendjes së rëndë ekonomike ka nevojë për lajme informata dhe raporte të karakterit edukativ, të cilat i dhënë impuls shoqëris dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.

-Informatat dhe lajmet senzacionale dhe bombastike ndikojnë negativisht në optimizmin dhe në idealizmin e njerzëve të rëndomt, të cilët pas punës së lodhshme ditore në zyre, ndërmarrje, punishtë apo në arat bujqësore, ulën para televizionit dhe me interesim presin lajme pozitive të cilat e nxisin opinionin për punë dhe suksese të reja që nga familja deri tek shteti.

Të rralla janë lajmet apo reportazhet në disa televizione të cilat me profesionalizëm marin shembuj konkret të cilat paraqesin sukseset e ndërmarrjeve prodhuese të cilat hapin vende të reja të punës, raporte apo reportazhe në klinikat e spitaleve tona për një të arritur shkencore të një mjeku apo shkenctari i cili do të ishte model për gjeneratat që vinë. Të rralla janë rastet kur mediumet tona flasin apo shkruajn për një shkollë eksperimentale për një fakulltet apo kolegj që ka arritur cilësi dhe rezultate në punën edukativo arsimore dhe shkencore apo ndonjë prodhues-fermer i cili me punën e ti dhe ndjersën e ti ka rritur prodhimtarin apo e ka shtuar kapacitetin të biznesit.

Këto lajme-reportazhe të cilat e nxisin rinin për të ecur përpara po i mungojnë shikuesit apo audiencës kosovare.

Kohëve të fundit në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në lajmet qendrore sikur që ndodhi sonte në Klan Kosova, filluan të reprizohen skenat e përqarjes dhe urrejtjes të cilat ndodhën para disa vitesh në skenën politike ndërmjet partive politike dhe liderëve të tyre.

Këto repriza të neveritshme po shkaktojnë defetizëm në shoqërin kosovare dhe po e helmojnë edhe më shumë popullin dhe rivalitetin e partive politike.

Shtrohet pytje; Kush qëndron pas këtyre kronikave të cilat janë me plotë urrejtje dhe energji negative?

Mu në kohën kur gjith politika shqipëtare qoftë në Kosovë apo Shqipëri, është degraduar përtej mase.

Mjetet e informimit mision të parë duhet ta kenë respektimin e kodit të etikës, moralit dhe profesionalizmit dhe duhet të jenë shembull për edukimin e mbarë dhe të drejtë të një shoqërie për të ecur përpara.

Është koha e fundit që qdo njeri i cili komunikon me publikun të ndihet përgjegjës për atë që e thotë apo e shkruan, për arsye se informimi është segment vital i informimit të drejtë dhe të zhvillimit të demokracis të një shteti që synon ti kultivoj parimet demokratike dhe civilizuese, duke respektuar vlerat njerëzore dhe humane.

Për fat të keq disa mediume private synim kryesor e kanë interesin materialo financiar, duke lënë anash në planë të dytë profesionalizmin, e shumë here duke e shkelur kodin e etikës dhe mungesën e profesionalizmit për qka janë përgjegjës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...