Konservatorizmi dhe kanunet Shqiptare - Bota Sot
Konservatorizmi dhe kanunet Shqiptare

Opinione

Konservatorizmi dhe kanunet Shqiptare

Nga: Shpend Salihu Më: 16 gusht 2019 Në ora: 09:06
Shpend Salihu

Siç dihet, konservatorizmi është një vlerë e caktuar shoqërore e cila i mbron dhe afirmon traditat, zakonet dhe organizimin e brendshëm të familjes dhe shoqërisë dhe është vlerë e cila përkon me avancimin e një sistemi të mirëfilltë të organizuar në familje, shoqëri, dhe shtet. Pavarësisht asaj se edhe konzervatorizmi i mbron të drejtat e individëve e sidomos të drejtat fundamentale siç janë: jeta, liria, dhe prona, aspekti bazik është rendi, disciplina, zingjiri komandues dhe përgjegjësia si në sferën e familjes ashtu edhe të shoqërisë dhe shtetit.

Në botë kemi shumë familje dhe grupe e organizata konzervative sidomos tek vëllezërit tonë Hebrenj në Izrael, në Angli, Irlandë, Skotlandë, një pjesë në Amerikë etj. Në parim vlerat të cilat i aspiron konzervatorizmi janë rendi moral dhe shoqëror si dhe siguria e kolektivit dhe shtetit. Kanunet Shqipëtare që ishin dikur 33 e më i famshmi e më i spikaturi ishte kanuni i Lekë Dukagjinit, rregullonin të drejtën martesore, trashëgimore, pajen martesore, të drejtat pronësore, të drejtat e grave po edhe rrafshin e llogaridhënies në familje, fis dhe kolektiv.

Në parim konzervatorizmi modern përkon me neo-merkantilizmin i cili jo vetëm që e mbron familjen, rendin, moralin dhe shoqërinë po dhe i mbron vlerat kombëtare, kulturore dhe ekonominë vendore, gjersa neo-liberalizmi përkon me trendet e globalizmit dhe avancimin e tejskajshëm të drejtave, të lirive individuale ku rrafshi i llogaridhënies dhe përgjegjësisë është shumë i ulët dhe rendi moral e shoqëror shumë më i bastarduar. Pavarësisht synimeve të komunitetit ndërkombëtar për avancimin e tejskajshëm të të drejtave individuale për liritë dhe për tolerancën e tepruar, ne si shoqëri e mbyllur ende nuk jemi e as nuk duhet të jemi aq tolerantë ti bastardojmë vlerat tona kombëtare rendin moral dhe shoqëror dhe ti absorbojmë vlerat e neo-liberalizmit pasiqë vie në shprehje ekzistenca jo vetëm e familjeve tona por edhe komunitetit tonë Shqiptar në tërësi.

Në konservatorizëm, pavarësisht të drejtave të kategorive të caktuara shoqërore ekziston ndarja e klasave dhe zingjiri komandues si në familje ashtu edhe në kolektiv dhe në shtet. Duke pasur parasysh që ne si komb kemi patur disciplinë, rend moral dhe shoqëror kemi qenë një shoqëri e mbyllur e përnjëherë jemi duke shkuar kah shfrenimi moral dhe shoqëror e gjithashtu edhe ka shfrenim dhe fundamentalizëm fetar.

Këto dukuri ose anomali duhet ti evitojmë, edhe pse kemi në legjislacionin tonë obligim zbatimin e acqui communitare ose legjislacionit të BE, ne mund të i korporojmë segmentet e caktuara të kanunit që ta mbrojmë ekzistencën e kombit tonë dhe familjeve tona. Duhet të bëjmë çmos njëjtë sikur Hebrenjtë që të mos lejojmë përmes këtij liberalizmi të theksuar të asimilohemi si komb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...