Si kanë fytyrë partitë që ishin në pushtet të kërkojnë vota

Opinione

Si kanë fytyrë partitë që ishin në pushtet të kërkojnë vota

Ragip Mexhuani Nga Ragip Mexhuani Më 18 gusht 2019 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Populli po thotë këta politikan ia kanë vrarë ardhmërinë edhe fëmijëve tanë. Fajtor pos këtyre pushtetarëve, votuesve të tyre dhe drejtësisë janë edhe Akademia e Shkencave, intelektualët, shumica e mediumeve dhe shumë analistë, BIK-u dhe Ipeshkvia e Kosovës, që heshtën dhe kurrë nuk kërkuan llogari nga këta qeveritarë. Prandaj duhet votuar opozitën LDK-në, VV-në, PSD-në dhe Alternativën.

Për të fituar opozita duhet të bëjë koalicion parazgjedhor, përndryshe mos bashkimi i opozitës i bashkon prapë ata që ishin në pushtet PDK-në, AAK-në, Nismën dhe AKR-në, kjo e fundit e pat formuar këtë qeveri. Edhe kjo  opozitë ka gabime, por jo sa pozita. LDK-ja ka qeverisur me AAK-në, PDK-në dhe me parti tjera.

VV-ja dhe PSD-ja e qeverisin Prishtinën, Prizrenin dhe Dardanën. Mimoza Kusari- Lila e ka qeverisur Gjakovën. 15 vjet rresht shumica e popullit të Kosovës nuk ka votuar, por kësaj radhe populli duhet ta votojë këtë opozitë të bashkuar si koalicion parazgjedhor.

Para 30 vjetësh në Kosovë funksiononin 1.733 ndërmarrje industriale, tash rreth 90% e këtyre ndërmarrjeve nuk funksionojnë, prandaj edhe papunësia në Kosovë është rreth 60% më e madhja në Evropë.

Industria e cila i takonte sektorit shoqërorë e shtetërorë në pjesën më të madhe është zënë (uzurpuar) dhe pjesët e prodhimit, makineritë janë shitur për skrap në shkritoret në Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri e gjetiu. Në Kosovë më 1988 ishin të punësuar 238.000 veta, 328.000 fëmijë merrnin shtesa fëminore. Vetëm “Trepça” dhe KNI “Ramiz Sadiku” kishin 50.000 të punësuar. Trepça 30 mijë, KNI Ramiz Sadiku 20 mijë. Plumbi e Zinku i Kosovës përbëjnë rreth 50% të rezervave të ish Jugosllavisë, magneziti 35% dhe kromi 30%. Në kombinatin “Trepça” janë prodhuar 2 milionë e gjysmë xehe, 160 mijë tonë plumb të papërpunuar, 50-70 mijë tonë zink, 34 mijë tonë alumin, 10 mijë tonë bateri, 120 tonë argjendë dhe 273 kg ari. Trepça tash ka vetëm 1400 punëtorë me kushte minimale. Sipas mesatares së ish Jugosllavisë ekonomitë familjare bujqësore në Kosovë 39% i siguronin të ardhurat nga prodhimet bujqësore, ndërsa 61% jashtë bujqësisë.

Tash me hapjen e tregut të Kosovës ndaj prodhimeve të huaja nga Turqia, Greqia, Maqedonia, Serbia etj. pronarët e tokave nuk mund t’i bëjnë konkurencë prodhimeve që vijnë nga jashtë. Ne Kosovë rreth 80% e prodhimeve bujqësore vijnë nga jashtë- importohen. Një pjesë e tokës ka mbetë djerrinë. Toka bujqësore dhe e punuar në Kosovë tani e ka humbur vlerën prodhuese, por e ka fituar vlerën ndërtuese për objekte të ndryshme.

Një pjesë e tokës bujqësore u zvogëlua me asfaltime, autostrada dhe pjesa tjetër 15% të sektorit socialist kinse u privatizua apo u përvetësua (uzurpua). Pyjet dhe ambienti u shkatërruan. Mbeturinat e kapluan Kosovën. Kosova më 1988 vetëm grurë kishte prodhuar 379.000 tonë, më shumë se Maqedonia 295.000 tonë. Ndërsa në vitin 2018 Kosova ka prodhuar 256.234 tonë grurë (123.000 tonë më pak). Pas 30 vjete, më 2018 në Kosovë janë mbjellë 29.707 ha grurë më pak. Federata i ka dhënë mjete më së shumti Kosovës pas vitit 1966. RS. e Bosnjës dhe Hercegovinës 27,9%, RS. e Maqedonisë 19,6%, RS. e Malit të Zi 9,9% kurse KSA e Kosovës 42,6%.

Në periudhën pas vitit 1966-74 shtimi i produktit shoqëror në Kosovë ishte më i madhi se sa i Jugosllavisë dhe Serbisë. Kosova zhvillimin më të shpejtë në të gjithë lëmenjtë dhe drejtimet e ka pasur në vitet 1971-81.

Numri i punëtorëve të inkuadruar në botën e jashtme më 1971 ishte vetëm 24.631 veta, kurse më 1981 ishte 28.956 veta. Këto 30 vjet janë të shpërngulur afër gjysma e shqipëtarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, në Medvegjë kanë mbetur vetëm rreth 300 shqiptarë. Në veriun e Mitrovicës nuk mund të kthehen rreth 10.000 shqiptarë që ishin shpërngulur gjatë dhe pas luftës 1998-9. Veriu i Kosovës po kolonizohet me serbë. Maqedonia përreth kufirit na i mori 2.500 ha, Mali i Zi na i mori 8.200 ha me shumicën e votave shqiptare në parlamentin e Kosovës përjashto VV-në dhe ndonjë deputet. Kosova nuk është më mirë se sa që ishte pas vitit 1966 gjerë në fillim të vitit 1989.

Kosova ishte e barabartë me republikat tjera ish jugosllave. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e njohu Pavarësinë e Kosovës edhe në bazë të Kushtetutës së Kosovës më 1974. Kosova fare nuk është dashur të negociojë me Serbinë, pasi asnjë republikë jugosllave, pas ndarjes nuk ka negociuar me Serbinë. Prandaj duhet të ndalen bisedimet me Serbinë sdm. për Statusin e Kosovës dhe këta që ishin në pushtet duhet dhënë llogari për të këqijat që ia sollën popullit dhe Kosovës. Votë këtyre kurrsesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat