Kosova në pritje të koalicionit të shpresës - LDK-VV?

Opinione

Kosova në pritje të koalicionit të shpresës - LDK-VV?

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 19 gusht 2019 Në ora: 10:23
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Që të gjithë, anipse më ankth, por me shpresë që dy partitë më të mëdha opozitare të krijojnë një koalicion, une do ta preferoja parazgjedhor për hir të sigurisë së fitores në zgjedhjet e parakohëshme.

Është shumë me rëndësi që udhëheqja e këtyre dy partive në këto momente të paktën të kursehen nga sulmet vend e pa vend, kohë e pa kohë që, për qëllim kanë të krijojnë konfuzion, huti, propagandë dhe çka është më e rëndësishmja, përçarje e cila do të ishte me fatalitet për fatin e Kosovës.

Nuk i takoj asnjë partie politike, nuk jam simpatizues as i partive e as individve apo udhëheqjës së tyre por jam i prirë që aty ku e konsideroj se ekziston një mundësi reale për ta ndryshuar gjendjen për të mirë, ta afirmojë, përkrahi dhe ta ndihmojë.

Koalicioni parazgjedhor, për mendimin tim e ndoshta edhe të tjerëve, është veprim shumë më i sigurtë për të arritur fitore, sepse gjatë gjithë fushatës, do të promovohen vlerat individuale e partiake në bazë të veprimtarive të tyre të deritanishme e posaçërisht ato opozitare. Nuk e di se çfarë rëndësie ka se kush do të del i pari apo i dyti në këtë moment, sepse atë do ta caktojë sovrani dhe nuk duhet të jetë aq primare gjatë marrëveshjeve për postin e Kryeministrit, por ate ta diskutojnë së cili është më i përshtatshmi për momentin. Të jeni të ndershëm dhe ta degjoni njëri-tjetrin me kujdes, respekt e vëmendje.

Po bisedoni dhe po vendosni për fatin e Kosovës. Prandaj, përgjegjësia dhe suksesi, do t’iu takojë që të dyve. Këtë po j’ua kërkon populli dhe ai do t’iu shpërblen me votën e sinqertë dhe me dëshirë. Ju lutem, mos i zhgënjeni.

Do të eliminoheshin ndërhyrjet, shantazhet dhe ndërskamcat që, do të vijnë nga partitë që ishin në pushtet, në rëndë të parë nga Partia Demokratike, e cila nga paniku, nuk dinë më së si të sillet, sepse me humbjen e pushtetit, jo që i humbin të gjitha beneficionet dhe mundësinë e vjedhjeve përmes tenderëve, punësimit të familjareve, militantëve partiakve dhe çka është më trishtuese për ta, sepse, do të vijnë para drejtësisë, e cila do të ketë punë të vështirë dhe voluminoze për t’i zbuluar të gjitha të bëmat për t’I sjellë para drejtësisë.

Mendojë së, Qeveria LDK-VV-sje, përposë programit ekonomiko-finaciar, duhët, në rëndë të parë ta bëjë nji inqizim të gjetjës së gjendjës faktike të të gjitha lëshimeve dhë keqëpërdorimeve të qëverive të maparshmë për ta informuar popullin, për të këtkuar përgjegjësi dhë, për t’ua mbyllë gojën tani partive që do të jenë në opozitë duke e patur parasysh së do të lëshohen në sulmet më brutale ndaj Qeverisë së re së gjoja” populli ka gabuar” kësaj here me votën e dhënë, une do të thoja më plotë arsye për t’i sjellë popullit një ndryshëm, i cili as nuk do të jetë i lehtë e as i shpejtë, sepse janë krijuar aq shumë probleme të natyrave politike, ekonomike, sociale me një fjalë probleme klasike të qytetarëve më të cilat nuk është marrë askush.

Sipas disa deklaratave të deritanishme, duhet pritur së si do të rrjedhin gjërat, por, kjo Qeveri, në pyetjet e shumë mjeteve të informimit së si do të veprohet me taksën ndaj Serbisë, një përgjegjje mendoj e mirë analizuar, thuhet se taksa duhet të suspendohet përkohësisht dhe në vend të saj të futën masat totale të reciprocitetit që do të thotë shumë më efektive, e mënçur dhe debllokimit të bisedimeve si kërkesë edhe e miqve tanë të cilët në shenjë mospajtimi dhe reagimi i kapjes së shtetit nga pushtetarët, u tërhoqën nga bordi i Agjencisë Kosovare për Verifikimin e Pronës. Pra, dy miqtë tanë më të besueshëm dhe kontributëdhënës gjatë luftës dhe paqes, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe pasi edhe pas sugjerimeve të tyre që mos të zgjidhën njerëz më të kaluar të dyshuar, përsëri i votojnë. Populli thotë: atë që duhet ta lutësh, nuk duhet ta hidhërosh.

Ky është një hap, i cili duhët të jetë brengosës për popullin që tani më në fund ua pau fytyrën e vërtetë të hajnisë, krimit dhe korrupsionit të ish-pushtetarëve (pasi që të gjithë janë para shpërbërjës), të cilët, edhe pse e dëmtojnë Kosovën, ata interes primar e kanë pushtetin që, për ta mbajtur ose për të ardhur, nuk lënë mënyrë, formë e as metodë ta përdorin qoftë edhe më mosrespektimin e miqve tanë ndërkombëtar.

Këtë po e bëjnë në shenjë “patriotizmi” ndaj vendit, të cilën e shitën, e tradhtuan dhe e negociuan për interesa personale e klanore.

Në letër të hapur kohë më parë, iu pata drejtuar Kryeministrin për suspendimin e përkohëshëm të taksës mu për këto arsye që tani po dalin në sipërfaqe, pra, prishja e marrëdhënieve në rëndë të parë me SHBA- në.

Këtë, asnjëherë largëqoftë jo për hir të Serbisë, por për hir të Kosovës.

Tani, qëndrimi për t’i kërkuar miqve tanë ndërkombëtarë që Serbisë t’i shpallet në mënyrë të paluhatshme reciprocitet total, që do të thotë këtu përfshihet edhe taksa, është për hesap timin një kërkesë reale ani pse jo e lehtë e zbatueshme duke e ditur se Serbia nuk i respekton dhe në ketë mënyrë, në vend së Kosova të fajësohet gjoja për “bllokimin” e bisedimeve, tani këtë barrë do ta bënë Serbia.

Në këtë mënyrë të vërtetë e forcon sovranitetin e shtetit të pavarur dhe bashkëpunues me ata që na e banë shtetin dhe po mundohen që të na ndihmojnë që sovranitetin ta shtrijmë në tërë teritorin, të cilin nuk e kemi ushtruar deri tani.

Serbisë, ti kërkohet që, jo vetëm t’i ndërpresë veprimet diplomatike kundër njohjeve apo veprimet për çnjohjen e Kosovës, por t’i tërheq ato dhe t’u bëjë me dije atyre shteteve që këto ishin jashtë marrëveshjeve të artitura me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ky ishte një lëshim i tyre.

Një kërkesë e Qeverisë së ardhshme drejtuar Bashkësisë ndërkombëtare duhët të jetë që, Serbia mos të trajtohët si viktimë sepse nuk është poe agresore dhë Serbia të shpallët fajtorë për agresionin ndaj Kosovës e cila e sulmojë, e e shkatërrojë për qka duhët të bjë përgjegjësi sipas Konventave Ndërkombëtare për okupimin e nji teritori të huajë më përdorimin e forcës ushtarake.

Është e rëndë dhë e pandershme ta ndigjoshë Kryeparlamentarin në largim së, po që së vjenë në pushtet, mos e dhashtë zoti vetëm nese ky popull është qmëndur, duke u premtuar së do ti luftojë të gjitha ato të këqija të cilat e karakterizojnë këtë dhë partinë e tijë si shampione e cila më klanin e sajë të ashtuquajtur partiak, e solli Kosovën në këtë gjendje nga e cila shumë vështirë të rikupërohët.

Si do ti luftojë ky këto të këqia kur është vetë në krye të tyre dhë, a deshmojë ky më ardhjën e tijë në krye të parisë kriminalo hajdute së bëri ndryshime ose dha sheja për ndryshim( I largojë disa bashkëpartiak, bile më kërkesën që sa ma shpejtë të mbahet seanca gjyqësire që më nj8 fjalë nënkuptonë së do të shpalkën të pafajshëm dhë të kthehën në postët e maparshmë). Asgjë përveq premtimeve dhë gënjeshrave të cilat ma nuk po mundë të shitën e as të blehën.

Partia Demokratike e Kosovës, më gjithë kuadrin e sajë që nga paslufta( anipse edhe para lufte, gjatë lufte më kriminelët e sajë), e vodhën, e shkatërruan e shitën dhë deshën ta coptojnë dhë ti falin pjesë të sajë Serbisë, tani,pa kurfar fytyre e morali e kërkojnë votën ndoshta të ndonjë të qmenduri ose të bleri më premtime së do ti favorizojnë po që së vijnë në pushtet sikur deri më tani.

Kadri Veseli nji mitrovicas, në vëndë së të angazhohëj për këthimin e qytetarve emigrant nga veriu në jug që të kthehën në trohët dhë shtepitë e tyre, ai dhë pushtetarët, e lejojnë Serbinë të ndërtojë shtepi për serbet që “ do të kthehën” në të vërtetë për serbët që kurrë nuk kanë jetue në Kosovë në nji mënyrë nji kolonizim transparent pa kurfar pëngesave nga shteti.

Po ti more zotëri, e ndave atë pjesë të qytetit bashkë më themeluesin e kësajë partie mafiozokriminale tani në krye të shtetit dhë po kë fytyrë të kërkoshë pushtet. Në bazë të qkafit?

Qeveria e re, duhët që në startë të fillojë të bisedojë më qyterate e komunitetit serb në pjesën veriore si qytar të Republikës së Kosovës duke ja bërë më dijë së pakicat në nji shtet sipas Konventës Ndërkombëtare për pakicat, gjeja kryesore dhë më e rëndësishme është, ta njofin shtetin në të cilin jetojnë si shtët të tyre. Kjo është pikënisja më të cilën duhët të fillojnë bisedimët që nuk janë aspak të lehta sepse shteti serb ju ka premtue së do të bëjnë të pamundurën që ata të udhëhiqën nga Qeveria e Beogradit dhë jo e Prishtinës. Kjo, është suigjenerusë në marrëdhëniet ndërshtetërore të du fqinje në konflikte shekullore.

Këtë qeshtje, Qeveria e ardhshme duhët urgjentishtë ta diskutojë më Bashkësinë ndërkombëtare në rëndë përë më Bashkimin Evropian si ndërmjetësues i cili deshtojë mu për hirë të politikave më standard3 të dyfishta gjithnji në dëmë të kosovës dhë në favir të Serbisë, që ti ndërpritët Serbisë intërfërimi në punët e brëndshme të Republikës së Kosovës. Këto parine ishin pjesë e marrëvedhjeve që Serbia asnjihere nuk I respektojë e as si zbatojë.

E keni rastin kur dy Kongresmene demokrate që ishin në mbrojtje të Palestinës( anipse edhe nnji mikut tim ebre që e njof prej që kamë ardhë në Amerikë njihere më pyeti së qka mëndojë së a do të ketë paqë. Uni I thashëvtroq së pa këthimin së paku të shtetit të Izraelit në kufijtë e vitit 1967, kurrë paqë nuk do të ketë), dhë kundër shtetit të Iraelit, nuk ju lejue hyrja në atë shtet, më arësyen së ato do të organizojnë tubime dhë nxitje të pakënaqësisë e ndoshta edhe ndonjë revolte.

Kjo u bë pas intërvënimit të Presidentit Trump përmes Kryeministrit Natanjahu mu ashtu siq veprojë diktatori Erdoganë më Presidentin Thaqi kur I urdhërojë ti debojë 6 shteas tyrk më qëndrim legal në shtetin e Kosovës dhë, merreni më mëndë p9 hynë aeroplani në nji shtet sovran pa “pëlqimin” e autoriteteve kosovare, që shkelë më të dykëmbët Kushtetutën dhë,mpër habi, ënde qëndronë në krye të shtetit. Për këtë gjestë tradhëtie dhë poshtërsie ndaj shtetit të vetë, ky, pra Presidenti në orët e hërshne të mengjesitvështë deshtë të arrestohët, të gurgodpsët dhë të denohët për cenimin e sovranitetit dhë integritetitbteritorial të Republijës së Kosovës.

Pse pushtetarët tanë i lejojnë udhëheqës shtetëror qoftë edhe të organizatave kulturore e sportive që të sillën vërtetë sikur Kosova është Serbi. Pse? Rregullat e shtëpisë duhët ti diktojë shteti sipas nevojës dhë interesit të tijë politik.

Pra, Qeveria e ardhshme, duhët të jetë koperuese gjithnji duke e mbrojtur shtetin dhë sovranitetin, dhë kjo duhët të jetë nji pikënisje së do të bashkpunohët por në asnji mënyrë nuk do të lejojnë që shteti të nëpërkëmbët nga fqiu i ynë qoftë as për intersa të politikës globale deri të cënimi i sovranitetit dhë të tërësisë teritoriale.

Duhët thënë troq miqve tanë së, ne kemi ardhë në pushtët më premtime së do të bëjmë ndryshime të cilat nuk kanë ndodhur deti më tani në shtetin tonë dhë ne nuk e kemi luksin as lirinë që ti zhgënjëmë votuesit tanë – sovranin, për ndryshe nuk do të jemi në gjendje që të qeverisim më duarvtë lidhura.

Krejtë qka mundë të bëjmë ëdhtë që të largohemi sepse nuk do ta bajmë barrën e përgjegjësisë dhë nuk do të akuzohemi dhë nëmemi nga fëmijët tanë dhë gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Do të mundohemi që të rinjët dhë skamnorët të qëndrojnë në atdheun e tyre e jo të shetitën si popull nonadë për rreth botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat