Gjeopolitika psikopatologjike serbomadhe

Opinione

Gjeopolitika psikopatologjike serbomadhe

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 20 gusht 2019 Në ora: 20:22
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Milan Stamatoviq (kryetar i partisë politike “Zdrava Srbija”) ka deklaruar se “ E vetmja mënyrë që Serbia ta ruajë territorin e Kosovës, është cedimi i saj Federatës Ruse për një kohë të caktuar, në bazë të një traktati të lidhur ndërshtetëror mes Serbisë dhe Rusisë”.

Mesazhi i kësaj deklarate, të bën, që të kuptosh se kryelideri politik Milan Stamaoviq nuk qenka “za zdravu Srbiju”, por “za bolesnu Srbiju”, sepse të kërkosh nga kreu i shtetit serb, që Kosovën ta vërë nën mandanin e përkohshëm të kujdestarisë së Rusisë, politikisht, ushtarakisht, de fakto dhe de jure, është çmenduri dhe vetëvrasje e Serbisë ngaqë në Kosovë, do të shpërthente lufta e tretë botërore, sepse kjo ende është nën mandantin ndërkombëtar të NATO-s.

KJo deklaratë-kërkesë, drejtuar kreut shtetëror të Serbisë nuk ka kurrfarë mbështetje ligjore, kushtetuese e as juridike të së drejtës ndërkombëtare, sepse Milan Stamatoviq me këtë deklaratë (mesazhi i së cilës është një apel urgjent drejtuar Moskës, që sa më parë të ndërhyjë në Kosovë, gjoja për t’i “shpëtuar “ serbët) e gënjen opinion e gjerë publik serb, se gjoja sipas së drejtës ndërkombëtare, “ Për ta ruajtur Kosovën, Serbia ka të drejtë, që këtë t’ia japë Rusisë për një administrim me mandat të përkohshëm”.

Mirëpo, kjo deklaratë është fallso dhe e pajustifikueshme nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare, sepse po të ndodhte diç e tillë skandaloze, ndërhyrja e Rusisë, do të cilësohej si agresion direkt ushtarak ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Ndaj, pa dyshim se, ky akt, do të dënohej ashpër nga OKB-ja sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara ( KREU VII, Nenet 39, 40,41 dhe 42), si dhe sipas së normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Pikërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare , Serbia, do të dënohej ashpër për “transferin” eventual të Kosovës nën mandatin e administrimit të caktuar të Rusisë.

Lideri diletant politik, Milan Stamatoviq nuk ka njohje elementare as të politikës vendore, as të politikës ndërkombëtare e as të së drejtës ndërkombëytare, duke qenë se ende nuk e di se Kosova nuk është më koloni e Serbisë sikurse dikur (1912-1999), por është Republikë e pavarur dhe sovrane e Kosovës , statusi i së cilës (në asnjë formë juridike ndërkombëtare) nuk është nën sistemn ndërkombëtar të kujdestarisë së territoreve joautonome sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara (KREU XI, XII dhe XIII) e as në pronësinë territoriale, administrative dhe shtetërore të Republikës së Serbisë.

Si rrjedhim, pikërisht sipas së drejtës ndërkombëtare, askush, qoftë edhe njëfarë lideri apolitik serb, Milan Stamatoviq, i cili rrejshëm dhe, krejt në mënyrë diletante thirret në emrin e së drejtës ndërkombëtare) apo qoftë edhe ndonjë shtet, në këtë rast Serbia, nuk ka të drejtë ligjore, që Republikën e pavarur të Kosovës, t’ia cedojë Rusisë apo ndonjë shteti tjetëe për administrim, sepse ligjërisht, me Kushtetutë dhe me të drejtën ndërkombëtare-Zot i Kosovës janë shqiptarët dhe Shqipëria etnike, Jo Serbia , jo serbët e as “shpëtimtari” i Kosovës, Milan Stamatoviq, që ka gënjyer popullin serb, se gjoja “Serbia ka të drejtë Kosovën t’ia japë Rusisë, që ta administrojë për një kohë të caktuar” !?

Kjo deklaratë-kërkesë absurde apolitike e M.Stamatoviq, të imponon përsërtijen e vazhdueshme të kësaj pyetjeje: - A ekziston ndonjë lider politikan a shkencëtar serb që kupton të vërtetën historike dhe politike se, Serbia nuk ka humbur kurrfarë Kosove, por vetëm një koloni të saj 100-vjeçare (1912-1999).

–Si mund të humbasësh diç kur nuk është pronë e jotja?

– Derisa serbët nuk e kuptojnë këtë të vërtetë, sigurisht se, do të kenë përplasje dhe konflitke të vazhdueshme me shqiptarët autoktonë-titullarë legjitimë dhe legalë të Kosovës.

Prandaj, edhe psikopati dhe diletanti politik Milan Stamatoviq, duhet ta kuptojë dhe ta ketë më se të qartë se, Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë pronë territoriale e ligjshme e Serbisë, por vetëm një koloni jolegale, e pushtuar me agresion dhe me gjenocid shekullor (1912-1999).

Pra, në këtë rast, me gjithë dëshirën e sëmurë gjeopolitike serbomadhe të Milan Stamatoviqit, e drejta ndërkombëtare, në asnjë formë të rregullave, të parimeve dhe të normave të saj, nuk lejon që Kosova, e cila dikur ishte ish-koloni e Serbisë (1912-1999), e sot është shtet i pavarur dhe sovran (17 shkurt 2008), t’i jepet nën mandatin e kujdestarisë Federatës së Rusisë për një kohë të caktuar të administrimit të saj, sepse nuk është territor i Serbisë, por i Kosovës së Shqipërisë etnike.

Edhe kjo deklaratë skandaloze e Milan Stamatoviqit sheshit porovon se GJEOPOLITIKA SERBOMADHE (1844-2019) nuk prodhon Dimitrije Tucoviq, Natasha Kandiq, Sonja Biserko, Milorad Jovanoviq, Nenad Çanak etj…, që janë me ide progresive demokratike dhe evropiane, POR tipa destructive fashistë dhe racistë politikë si Nikola Pashiq, Slobodan Milosheviq, Vojislav Sheshel, Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin…, Irinej, Milorad Ekmeçiq, Dobrica Qosiq, Radovan Karaxhiq, Bilana Plavshiq, Nikola Koleviq, Momçilo Krajishnik, Ratko Mladiq, Jovan Rashkoviq…etj., të cilët me veprat e tyre politike, propagandistike, diplomatike, ushtarake dhe shkencore jetësore kanë dëshmuar mbështetjen e hegjemonizmit dhe të imperializmit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë së Madhe në dëm të territoreve të shteteve fqinje joserbe (Kroacia, Hungaria, Kosova, përkatësisht Shqipëria etnike).

Së më sipër, duhet t’iu rikujtojmë të gjithë serbëve, se, pikërisht liderët e këtillë shovinistë analfabetë, injorantë, racistë dhe fashistë, se sikurse ky farë lideri politik Milan Stamatoviq në krye të partiisë politike za “bolesnu Srbiju”, që verbërazi apleon Rusinë, që të ndërhyjë në Kosovë për t’i “shpëtuar” serbët, ishin edhe liderët e tij paraprakë (Slobodan Milosheviq, Borisav Joviq, Bogdan Trifunoviq, Vojislav Sheshel, Tomsilav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Zoran Angjelkoviq, Zhivorad Igiq…etj.), të cilët në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe të Beogradit, të KOS-it, të APJ-së, të bandave dhe të harangave paramilitare serbe e dogjën shkrum e hi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën (1991-1999).

Këtë psikopatologji serbomadhe gjeopolitike shekullore, së fundi, e vërtetuan edhe 3 agresionet dhe 3 gjenocidet e fundme të Serbisë së Madhe ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999).

S’ka dilemë se, injorantët dhe analfabetët e tillë politikë fashistë serbomëdhenjë në “stilin politik” të Milan Stamatoviqit “Za zdravu Srbiju” e humbën koloninë-Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë dhe Slloveninë sepse donin të zgjeronin edhe më shumë territorin e Serbisë së Madhe në kurriz të Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës. Një strategji e tillë gjeopolitike hitleriane detyroi Serbinë , që të kryente 3 agresione dhe 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat