Letër publike ambasadorëve të SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë, Francës, dhe Italisë - Bota Sot
Letër publike ambasadorëve të SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë, Francës, dhe Italisë

Opinione

Letër publike ambasadorëve të SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë, Francës, dhe Italisë

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 21 gusht 2019 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Kishat dhe manastiret orthodokse në Kosovë historikisht janë shqiptare, ato i serbët i kanë okupuar siç e kanë okupuar Kosovën dhe siç e kanë plaçkitur popullin shqiptar në Kosovë.

Më 14 gusht 2019 shtetet e QUINT-tit, përkatësisht ambasadat e SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë, dërguan nga një letër apeluese në Beograd dhe në Prishtinë, duke kërkuar që sa më parë të rinis dialogu Serbi- Kosovë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare gjithpërfshirëse.

Në letrën dërguar Beogradit, shtetet e QUINT-it, kërkojnë që para se të rifillojë dialogu Beograd- Prishtinë, Serbia ta ndërpret lobimin e saj kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL si edhe lobimin për anulimin e njohjeve të Kosovës nga shtetet që tashme e kanë njohur Kosovën, ndërsa në letrën dërguar Prishtinës kërkojnë që Kosova ta tërheq taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Zotërinj ambasadorë të QUINT-it, jemi të vetëdijshëm për fuqinë Tuaj vendimmarrëse për shumë çështje botërore, por sa i takon dialogut Serbi-Kosovë, drejtësia dhe fuqia argumentuese janë në favor të Kosovës.

Serbia në fundshekullin e 20-të nxiti dhe kreu tre luftëra gjenocidale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, vetëm për ta realizuar doktrinën e saj hegjemoniste të zgjerimit të kufijve deri aty ku jeton edhe një serb i vetëm.

NATO që me ndërhyrjet e saj ajrore 78 ditëshe kundër objektivave ushtarake serbe në Kosovë dhe Serbi, e detyroi Serbinë që të tërhiqet nga Kosova.

Agresioni gjenocidal e bëri Kosovën shkrumb e hi, duke vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, të të gjitha moshave e gjinive, mes tyre edhe të fëmijëve duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Në këtë agresion gjenocidal të Serbisë në Kosovë, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare, rrëmbyen 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, kanë mbetur mijëra gra të veja, dhe mijëra fëmijë jetima, janë djegur qindra mijëra shtëpi të shqiptarëve dhe u detyruan të largohën më shumë se 1 milion shqiptarë në Shqipëri dhe Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

Për të patur një pasqyrë më të qartë të krimeve që serbët i kryen në Kosovë, po Jua dërgoj vetëm një fragment nga libri “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, i autores kosovare Luljeta Selimi, bazuar në rrëfimet autentike, që flet për dhunimet makabëre e barbare që i kryen ushtria, paramilitarët dhe policët serbë ndaj femrave shqiptare në Kosovë”:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale”.

Zotërinj ambasadorë të QUINT-it, po tu kishte ndodhur Juve diçka e tillë, në familjen Tuaj, në fisin Tuaj, apo në shtetin Tuaj, çfarë qëndrimi do të kishit patur ndaj Serbisë.

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mbi bazën e kompromisit për ne shqiptarët përbën një shqetësim, poshtërim dhe rrezik të madh.

Çfarë kompromisi dëshiron të arrijë Serbia me Kosovën pas tërë atyre krimeve dhe mizorive që serbët i kryen në Kosovë në vitet 1998/1999.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishin serbët ata që erdhën në Kosovë dhe i kryen tërë ato vrasje e masakra të njerëzve të pafajshëm.

Kosovën e detyruat që ta themelojë Gjykatën Speciale në Hagë për krimet e luftës kundër komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së që mbronin pragun e shtëpisë dhe nderin e familjeve të pambrojtura shqiptare.

Serbinë nuk e detyruat që edhe ajo ta themelojë Gjykatën Speciale ne Hagë për krimet e luftës, kështu që kriminelët serbë në vend që të vihen pra drejtësisë jetojnë lirisht në Serbi.

Gjykatat e Serbisë edhe ata pak kriminelë që i nxjerrin para drejtësisë i dënojnë më dënime shumë të vogla.

Në këtë mënyrë Serbinë gjenocidale e keni vënë në një rafsh me Kosovën viktimë, gjë që nuk duhet të ndodh.

Zotërinj ambasadorë të QUINT-it, serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Kaukazi dhe fillimisht janë vendosur në afërsi të Beogradit të sotëm.

Në shekullin e 4-të p.e.s. Mbretëria Ilire e mbretit Bardhyl, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët ka qenë e shtrirë nga Trieshta në veri-perëndim gjer te gjiiri i Artës në jug duke përfshi edhe Citibardhin, Beogradin e sotëm.

Serbët nga një shtet në miniaturë kufijtë e vet i kanë zgjeruar me luftëra të përgjakshme, duke vrarë e masakruar popujt e tjerë e më së shumti shqiptarët.

Në arkivat e Stambollit ekzistojnë tapi shqiptare që dëshmojnë se shqiptarët kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Serbia me luftëra të përgjakshme e ka okupuar edhe Kosovën duke i përvetësuar edhe kishat dhe manastiret orthodokse shqiptare në Kosovë.

Serbia është edhe falsifikatore e historisë. Këtë e dëshmon edhe Lufta e Kosovës në Gazimestan për të cilën Serbia ngren aqë shumë pluhur, duke propaganduar se gjoja serbët kanë luftuar në Luftën e Kosovës në vitin 1389 në Gazimestan, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Këtë e dëshmon më së miri edhe harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku duket se sa e vocër ka qenë Serbia në vitët e shënuara në brendinë e kësaj harte Ruse.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Kjo tregon qartë se Serbia aqë e vocër sa ka qenë në vitin 1817. Nuk ekziston asnjë logjikë e shëndoshë, apo teori e mundshme që një Serbi aqë e vocër në vitin 1817, të ketë luftuar kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Kosovës në Gazimestan në vitn 1389.

Në të gjitha germimet arkeologjike që po kryhen në Kosovë, gjenden vetëm artefakte dhe relikte Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Shqiptarët kanë qenë dhe janë miqtë më të sinqertë dhe besnikë të SHBA-ve, të BE-së dhe të KE-së, përkundër serbëve që me mish e me shpirt e duan Rusinë prej ku edhe kanë ardhue në Ballkan.

Zotërinj ambasadorë të QUINT-it, shtetet Tuaja nuk duhet ta lazdrojnë Serbinë, por duhet ta detyrojnë që Serbia ta paranojë Kosovën shtet të pavarur e sovran pa asfarë kushtesh.

Nqë asnjë mënyrë nuk duhet pranuar teza e lidershipit të Serbisë e cila propagon mendimin se, “Serbia nuk do të lejojë që Prishtina të fitojë gjithçka, ndërsa Beogradi të humbasë gjithçka”.

Kjo tezë e Serbisë fsheh në vehte qëllimin ekspansionist të Serbisë që të shkëputën edhe ndonjë pjesë të Kosovës.

Serbët e Kosovës i gëziojnë të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbia njëherë e përgjithmonë dhet ti heqën duart nga Kosova, të cilës i ka shkaktuar shumë krime e mizori të pa para gjer më sot në historinë e njerëzimit.

Zotërinj ambasadorë të KUINT-it, apetitet okupuese të Serbisë kanw patur për qwllim ta okup[ojnë edhe bregdetin e Shqipwrisw për të dalë në Detin Adriatik.

Për këtë ekzistojnë shumë argumente historike që dëshmojnë se, gjatë këtyre ofansivave në trojet shqiptare ushtria serbe i ka mbyllur shqiptarët nëpër shtëpi, duke ua vënë flakën shtëpive dhe duke i djegur brenda për së gjalli shqiptarët e pafajshëm, mes tyre gra pleq e fëmijë.

Si pasojë e politikës hegjemoniste okupuese të Serbisë shteti amë Shqipëria, duket si mollë e kafshuar nga të gjitha anët.

Sot Shqipëria me pesë shtetet fqinje kufizohet me trojet e veta dhe me popullin e vet shqiptar.

Kjo ndodhi që në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambsadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919.

Populli shqiptar nuk ka okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Mos lejoni që të dëmtohet Kosova, toka e të cilës është e larë me gjakun shqiptar dhe plaga e të cilës është shumë e dhembshme.

Zotërinj ambasadorë të QUINT-it, Zoti ju bekoftë Ju, familjet Tuaja, shtetet Tuaja dhe popujt Tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...