Prej shpresës në dëshpërim?!

Opinione

Prej shpresës në dëshpërim?!

Nga: Hafiz Shala Më: 21 gusht 2019 Në ora: 22:07
Hafiz Shala

Në vend së të bashkëbisedohet së cili nga të preferuarit për postin e Kryeministrit është ma i përshtatshëm në situatën e kthesave historik për Kosovën, fillojnë ultimatumet dhe grindjet.

Vërtetë gjithnjë sinqerisht kamë shpresuar së tani kur po bëjnë perdja e hajnave, krimineleve dhe abuzuesve të shtetit, do të gjindtë një mirëkuptim që Kosovës ti caktohet një Kryeministër i cili është i aftë, i guximshëm, bashkëpunues për një punë kolektive në kuadër të koalicionit që e parapamë si të shpresës.

Që në start të thëm se në një gjendje paradoksale kur duhet të bisedohet më Serbinë, ku bashkësia ndërkombëtare në rëndë të parë miqtë tanë, do të na pyesin: na falni por nëse ju nuk mundë të merreni veshë në mes veti,  as ne nuk do të jemi në gjendje t’u lusim, presim  dhe tolerojmë, prandaj, nuk do ta marrim përgjegjësinë për fatin e shtetit tuaj. Këtë, duhët  të jau kërkojë sovrani dhe, duhet të ju largoj  bojkotojë ose të dorëzohet.

Unë mendojë së, që të gjitha partitë politike e kanë një dozë frike së me gjithë vetëlavdërimet dhe premtimet dhe disa sondazheve nëse ju besohet, në të vërtetë, nuk janë të sigurt së do të ja dalin qoftë edhe të zhgënjehen ndaj votave  që do ti marrin ose, nuk do ti marrin nga votuesit.

Dojnë t’i “ masin” muskujt politik bazuar në historinë e  tyre politike në të kaluarën por harrojnë së çdonjëra nga to i ka pasë lëshimët  e veta të cilat sovrani besojë kësiheri nuk do të ia falë por do t’i ndëshkojë më votën e lirë dhe të pacenueshme.

Kur kamë propozuar që LDK dhe Vetëvendosje të shkojnë së bashku më koalicion parazgjedhor, kamë patur parasysh mu situatën e cila nga shpresa mundë të përfundojë në zhgënjim!, pra kur po tentohet që klani PANA dhe Pronto, më turpin dhe mallkimin më të madhe posaçërisht PDK-së  të shkojnë në opozitë që do të thotë së vetëm atëherë mundë të manifestohët  një fitore për largimin e Serbisë nga Kosova e ndihmuar nga mercenaret e sajë nga PDK dhe, luftimin e krimit, korrupsionit dhe nepotizmit në baza familjarë e partiake.

Kryeparlamentari në largim, shpresojë në pakëthim, pa kurrfarë turpi për të marrë vota, premton së pos  tjerave do ta konfiskojë pasurinë e paligjshme.

Kush është ai çmendur që mundë ti besojë këtyre premtive sa trupëzuese aq edhe boshe bajate e shtërpe.

Ky duhet të ja fillojë sipas kësaj “ fillozofie” nga i pari i shtetit, nga vetvetja, nga komplet klani Pronto, nga kreqeveritari dhe kompletë kryetarët e partive politike të opozitës që, po të kishim sistemin e vetingut, asnjeri nga këta as që kishin patur shansë  të kandidojnë për asnjë poste partiak e lere ma shtetëror.

Kjo, vërtetë është abuzim, nënçmim dhe poshtërim ndaj votuesve sepse sipas kësaj populli “ nuk i kupton këto gjera” dhe ne do të vazhdojmë më mashtrime, gënjeshtra shantazhime dhe blerje qoftë edhe e moralit, dinjitetit dhe ndershmërisë qytetare.

Pafytyrësia e tyre është e palimituar deri në atë masë sa që nuk janë ma në gjendje ta kontrollojnë as fjalorin, as sjelljët dhe as artigancat që vërtetë ma në fund qytetari u bindë së Kosovën e sunduan njerzit e krimit dhe të përfitimit nën parullën e “çlirimtareve” të cilët nuk patën të ndalur së pasuruari që vërtetë, një ditë nëse do të kemi drejtësi, kur të zbulohen të gjitha këto keqpërdorimeve, do të shtangën nga së çka  ka përjetuar ky popull.

Unë pritja edhe një grimë shpresë së  këto dy parti ma të mëdha opozitare  të mirën veshë për postet në rëndë të parë të Kryeministrit si ndër postet kryesore të një Republike Parlamentare siç është Kosova.

Asnjëra palë nuk do të nënçmohet as poshtërohet nëse merren veshë për ketë post sipas vlerësimeve të tyra të sinqerta duke e patur parasysh përgjegjësinë historike që e kanë para popullit. Ndoshta, vota e popullit, do ta përcaktojë aë kushë është ai që do të vijë në krye të Qeverisë, që është ma së normale. Dhe, atëherë do të ndërpriten replikat, sulmet dhe grindjet që është ma së e udhës.

Unë do të përgëzoja çdo  kandidat që e shprehë dëshirën  gatishmërinë dhe guximin për ketë post gjithnjë duke e patur parasysh përgjegjësinë të cilën do ta pranojë në një situatë që asgjë nuk ka shkue sipas Kushtetutës as normave demokratik që do të thotë ka shumë punë për të ardhur deri të një vlerësimi  real për atë që është  grumbulluar që nga largimi i Serbisë nga Kosova e posaçërisht pas shpalljes së  pavarësisë.

Më sjellje rrahagjokse, avanturiste  dhe lavdëruese deri të kërkesat ultimative, nuk mundë të arrihët kauza e ndryshimit dhe përmirësimit të gjendjes katastrofike që u sollë nga ata që ishin në pushtet dhe qeverisje prej  qlirimit e deri sot.

Zotëri komandant që “ na çliruat”, vërtetë nuk u shit ju por ata që nuk janë në mesin tonë më disa përjashtime të vogla, u pasuruat, na mashtruat, na kërcënuat, askush nuk ju ka dhëne të drejtën që nën ketë parrollë të abuzoni më shtetin e popullin dhe të qëndroni mbi ligjin dhe të drejtave themelore e individuale të çdo qytetari të Kosovës.

Gjendja e rëndë ekonomiko sociale, gjendja politike në kuadër të bisedimeve më Serbinë ku secili në mënyrën e vetë u soll ashtu siç i  konvenojë për interesa partiake e personale duke e mashtrua vetën dhe popullin së po e bëni  për interesa kombëtare që tani doli lakuriq së kjo nuk ushte alfa e omega e sjelljeve të tyre.

Bjenë një të keqe dhe siç thotë populli, vjen tjetra më e pa dhe e shtonë edhe një të keqe siç është rasti i humbjes së respektit nga miqtë tanë ndërkombëtar.

Pse askush nuk donë një  koalicion më PDK-në? A ka nevojë për ndonjë koment. Jo, për çka  fletë gjendja kaotike e krijuar në kuadër të shtetit. Këtu, prinë i pari i shtetit që për habi, ende qëndron në atë karrige e cila është krejtësisht  e  kalbur dhe e ndotur që vërtetë, njerëzit që kanë moral dhe dinjitet, nuk do të pranonin kurrsesi të  të ulët në të përderisa kos të pastrohen gjërat në tërësi.

Merreni më mëndë, Qeveria në largim bashkë më Kuvendin, emërojnë ambasador të rijnë kur, ministria  e punëve të jashtme bashkë më diplomacinë  kosovare, ka qenë pika ma e dobët e zingjirit politiko diplomatik të Kosovës të cilën Serbia  më një arrogancë dhe paturpësi politike, ndërhyri në mënyrë flagrantë në politikën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe diskreditimin e sajë që vërtetë edhe disa miqve tanë i ka futë  në dilemë së mos kemi gabuar në njohjen e Kosovës.

Asnjë njohje e re të Kosovës deri  tani, ku është përgjigja e sajë  për këtë.

Kamë frikë së do të ndodhe që nuk do të jemi në gjendje të formojmë as Kuvend e as Qeveri. Ku ishte Ministri I punëve të jashtme që nuk qe në gjendje ti kundërvihet kësaj ndërthurje patologjike shoveniste serbe. Çka  aimpër të thënë përpos papërgjegjësisë dhe  dështimit fatal diplomatik. A I kërkojë ndokush përgjegjësi?

Do të ndodhin gjëra absurde  kur në mungesë të bashkëpunimit dh ë dakordimit për koalicioni, do të ndodhe që të bashkohen edhe kundërshtarët që decidivishtë u deklaruan  kundër një koalicioni siç është rasti më PDK-në.

A është  kjo pjekuri nacionale e shtetëfirmuese?! Mendojë së jo dhe, dhashtë zoti mos  të kamë të drejtë por siç thotë populli, hiqma frikën po  ta fali atin. Kthjelluni ose e humbëm shtetin e krijuar më gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat