LDK-ja, subjekti më premtues në politikën e Kosovës

Opinione

LDK-ja, subjekti më premtues në politikën e Kosovës

Nga: Luan Mehmetaj Më: 22 gusht 2019 Në ora: 22:23
Luan Mehmetaj

Është koha që t'i themi vetës se kush janë partitë dhe politikanët më të mirë në vendin tonë. Është koha të dëshmojmë përgjegjësi jetike për të ardhmën tonë si shoqëri. Të gjithë ju, qytetarë të Kosovës, mendoni objektivisht, shikoni profilin e tyre, programin e tyre, të kaluarën e tyre, njerzit e tyre dhe përfaqsuesit e tyre. Nëse ju e dëshironi ndryshimin në këtë vend, atëherë, zgjedhni për më të mirët, zgjedhni demokratet, përgjegjësit e ligjit, shtetit, ata që e sëndërtojnë të ardhmen e këtij vendi.

Vendi ynë, është jeta e jonë. Ne duhët ta mundim krimin, korrupsionin, nepotizmin, dhunën dhe të ndërtojmë një shtet prosperues për qytetarët e Kosovës.

Politika është çelsi i ndryshimeve shoqërore. Gjithëçka tjetër ështe e ndërlidhur më fundamentin politik të shtetit, andaj, kuptojeni dhe vlersojeni votën tuaj, ashtu që, vota e juaj të jetë orientim për shtetin tuaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ju siguroj, se është subjekti më premtues në politikën e Kosovës. E di se të gjithë do të premtojnë, e di se besimi i juaj ka humbur në masë të madhe, por mos harroni; ata që krijuan orientalizma të krimit e korrupsionit në këtë vend, ata e kanë kapur edhe mendjen tuaj, përmes çdo mekanizmi të mundshëm, duke e shfrytëzuar, luftën, pushtetin, shantazhin, e çdo lloj mekanizmi tjetër jo demokratik.

Ata, erdhën në pushtet duke vjedhur vota, ata e mbajtën pushtetin duke e shfrytëzuar pushtetin për qëllime elektorale. 

Pra, nuk është faj i juaj, ju ishit të pa fuqishëm deri diku, sepse ata që për vite me radhë ju kapën në forma të ndryshme. 

Por, e vërteta demokratike triumfon gjithmonë, ata dita ditës po humbin fuqinë e pushtetit që kishin kapur dhe ngadalë do ta humbin edhe votën, sepse, çdo tendencë e njerzve të etur, për të arritur në majat e pushtit përmes dhunës, është humbje e dinjitetit njerzor. Dinjitetit i popullit dhe votës së lirë po kthehet në këtë vend.

Qytetar të dashur, ju do ta bëni zgjedhjen tuaj, dhe ne, besojmë bashkarisht në dinjitetin tuaj.

Votoni me dinjitet dhe kërkoni qeveri të dinjitetshëm

Kryetari LDK-së në Isniq, Luan Mehmetaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat